“Lumturia nuk është diçka e gatshme. Ajo vjen nga veprimet tona.”-Dalai Lama.

Love

βeℓℓe â๓e
Lumturia në jetë mund të vi si shkak i shumë arsyeve.

60708ecea048c3a68ffae32bcdf1a2ec.jpg


Që nga kënaqësia që ti merr nga puna deri tek një hobi në të cilen mund të humbësesh për orë të tëra. Nga të qenit më pranë natyrës deri tek shijimi i shiut dhe gjethet e vjeshtës. Një pjese e madhe e lumturisë vjen dhe nga marrëdhëniet që ne kultivojmë në jetën tonë. Prandaj sot kam dëshirë të ndaj me ju 7 zakone që më kanë ndihmuar të kem marrëdhënie më të lumtura, të çdo lloj natyre këto vitet e fundit.

1) Trajtoji njerëzit ashtu siç do doje të trajtonin ty.

Udhëzuesi më I thjeshte I marrëdhënie është mënyra sesi ti trajton personin pranë jush, ajo çfarë I jep jetëgjatësi marrëdhënies tuaj.

Nëse ti je I sjellshëm dhe ofron ndihme ata do të sillen njëlloj. Nëse ti asnjëherë nuk dëgjon apo gjykon atëherë me shume mundësi ata do të largohen prej teje. Sigurisht qe ekzistojnë dhe përjashtimet. Disa njerëz nuk do të ju sillen mirë nëse I trajton mirë. Ti mund të mos marrësh atë qe jep por në aspektin afatgjatë në shumicën e rasteve ti del I fituari.

Thjesht mos bej gabimin të presësh për dike tjetër për të bere ndryshimin apo hapin e pare. Merr iniciativë. Ji i pari që ndërmerr hapin dhe fillo e ndërto marrëdhënie në të cilat ka kënaqësi nga të dyja palët.

2. DEGJO! Vërtet, dëgjo.

Të gjithë kanë nevoje të ndihen të kuptuar nga pala tjetër. Kështu kur dëgjon mos e bej këtë vetëm se po pret radhën për të folur. Mos mbaj në mëndje gjëra të tjera, apo planet se çdo bësh sot në darkë. Kur dëgjon, ji vërtet aty me gjithë vëmendjen tënde.

Dy gjëra më kane ndihmuar të jem një dëgjues i mirë:

- Përqendrohu. Përqendrohu te ajo që po ndodh para teje me të gjithë shqisat. Dëgjo me kujdes zërin e personit, intonacionit, shih emocionet e shprehura nga sytë dhe ne mënyrën sesi ai/ajo e përdor trupin e tij. Mund të humbësesh shumë gjera por të harrosh veten dhe problemet apo idetë e tua për një kohe është një pike e mirë fillestare per të qene plotësisht I përqendruar dhe I hapur ndaj personit pranë jush.

- Thuaj vetes se do i tregosh dikujt tjetër për ketë bisede më vonë. Sa më I përqendruar të jesh për atë cfare po bisedohet aq me e lehte do të jetë ti mbash mend. Kurioziteti, dhe kuptimi i vërtete vjen nga pyetjet qe ben pas.

3. Ji I vendosur.

Te jesh i vendosur, të dish të kërkosh atë qe do dhe të thuash jo për ato qe nuk jo vetëm që do të ju rris vetë-vlerësimin por do të bej që të tjerët të ju respektojnë më shumë dhe të duan të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtura me ju.
Por si mund të jesh më I vendosur?

- Përmirëso vet-vlerësimin. Kur ti përmirëson vet-vlerësimin gjëra të mrekullueshme fillojnë të ndodhin. Ti fillon të mendosh se meriton me shumë gjëra të mira në jetë. E kështu ti do fillosh ti kërkosh ato sepse beson se janë të natyrshme ti kesh. Do fillosh të refuzosh gjerat dhe sjelljet nga vetja dhe të tjerët qe mendon se nuk I meriton me.

- Përpiqu të komunikosh qartë. Kërko atë që do ose atë që është në mendjen e dikujt. Përdor fjalët e tua. Mos fillo të lexosh mendjen e dikujt dhe mos prit që dikush ta bëj këtë gjë me ty. Nuk është detyra e tyre të dine se çfarë po mendon ti në mënyrë magjike. ثshtë përgjegjësia jote të komunikosh qartë atë çfarë dëshiron apo ke nevojë. E njëjta gjë është dhe për personin tjetër.

- Fillo me hapa të vegjël. Nëse të duket e frikshme në fillim të kërkosh diçka të madhe apo të thuash jo ndaj diçkaje të rëndësishme atëherë fillo me hapa të vegjël. Thuaj jo apo kërko gjera të vogla. Me pas hapa më të mëdhenj.

4. Kujtohu të japësh dhurata të vogla të përkujdeset.

ثshtë e lehtë të harrosh dhuratat e vogla të përkujdesjes kur ke një jetë plot strese dhe shumë pak kohë. Por një dhuratë e vogël mund të ketë një kuptim të madh, shkakton mrekullia.

Merr një minutë apo 30 sekonda për të shprehur mirënjohjen apo falënderim për diçka që ai personi në jetën tënde bën mire. Ke për t’ia zbukuruar ditën e tij apo të saj.

Ose le shënime të vogla për partnerin apo fëmijën në çantën e shkollës, punës, sipër kafesë, poshtë jastëkut, në një libër qe po lexojnë. ثshtë e thjeshtë, e vogël por ne eksperiencën time kam pare qe ka një pasoje shumë të madhe te personi tjetër. Dhe shpesh here gjerat e thjeshta dhe të sinqerta mund të kenë një impakt më të madh seç e prisni.

5. Ngatërroji pak gjërat.

Të mendosh se e ke tjetrin mund të sjelle mërzitje dhe rutinë dhe të largojë emocionin e një lidhje. Të vazhdosh të bësh të njëjtat gjëra që s’kërkojnë fare punë mund të shkatërrojë një lidhje. Prandaj ngatërroji pak gjërat! Pro diçka të re here pas here. Bëjini këto gjëra bashkë. Një sport I ri, një hobi, një restorant, një event, shko diku për fundjave , alternativat janë të pafundme.

6. Ki standarde njerëzore.

Unë shpesh here them se mënyrat më të mira të ndaluarit së qenit një perfeksionit dhe të jesh më I lumtur është të vendosesh standarte njerëzore për veten. Në vend të standardeve jo humane që askush nuk mund ti arrijë.

Kjo është një këshillë e mirë për të pasur më shumë lumturi dhe me të tjerët.

Të kesh standarde perfeksionisti për partnerin, mikun, kolegun mund të sjelle konflikte të panevojshme. E shpesh here sjell fund të marrëdhënieve të krijuara. Njerëzit do të ngatërrohen dhe do të bëjnë gabime. Nuk do të kenë gjithnjë një ditë të mirë apo të jene ne performacen e duhur. Ata do të bëjnë gabime.

Sigurisht, disa gjëra duhen të ndryshohen për të qenë me mirë me ju në lidhje por dhe disa të tjera mund të anashkalohen nga ju. Këto shkaktojnë zënka, acarime pothuajse çdo jave dhe mund të rrallohen vetëm duke pasur në mendje të kesh standarde njerëzore. Pas një farë kohe do të shoh ndryshimin e madh që ka shkaktuar në jetën tënde. Tashme do jesh më I relaksuar, hapur dhe I lumtur në një marrëdhënie.

7. Përqendrohu të zgjidhja.

Njëlloj si në jetën tënde personale, të ngecesh duke menduar me shumë sec duhet për pse-të , po sikur mund të jetë shkatërruese. Këto mendime të bëjnë të ecësh në të njëjtët rruge dhe shpesh here sjell pasoja më të frikshme e më të mëdha se janë.

Ne vend të kësaj përqendrohu. Nëse ka një problem atëherë mundohu ta komunikosh në vend të pretendosh se e di se çfarë po mendon tjetri.

Gjej mirëkuptim duke dëgjuar vetët dhe duke u përpjekur të shohësh nga pikëpamja e tjetrit duke e pyetur veten:
Si do e shihja ketë situatë nëse do isha ne vendin e tij apo të saj?

Më pas përqendrohuni te zgjidhjet bashkë. Po të dy!

Pyete veten:

- Si mund ta zgjidhim ketë?

- Cfarë hapi mund të ndërmarrim sot për t’ju afruar zgjidhjes.


Përqendrohu te cfarë mund të bëjmë NE jo UNث.
mendopozitiv
 
Redaktimi i fundit:
Shpesh jam gjete ne diskutime te tipit;
Jo po s`do jem i/e mire dhe me te keqin,apo sjelljen e keqe?!
Eh po zoterinj,ju lutem!
Qe te besh ndryshimin duhet te gjesh formen te ndergjegjsosh te keqin,sepse i i miri se ka te nevojshme!
Pra thelbi; kontribo ne uljen e te keqes,ligesis ,vetem ne kete forme e cila sigurisht ka koston e saj,,por ama vetem keshtu ben ndryshimin dhe mund te quhesh nje qenie me energji pozitive dhe thelb pozitiv miresie e jo vetem.
Vetem duke notuar ne ujra te qeta me veten ,dhe tjeret per rreth do mundemi te mesojme notin e kesaj jete!
 
Per mua lumturi ne kete cast do ihte rritja e nr te shkrimit(font size) te temes se nuk e lexokam dot aq te vogel :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top