Lumturia bashkëshortore, shkak për ruajtjen nga sëmundjet
Lumturia bashkëshortore nuk është kusht vetëm për ndërtimin e një familje të fortë, por ajo është e rëndësishme edhe për ruajtjen nga sëmundjet.
Kështu që bashkëshortët të cilët jetojnë të lumtur, janë më rezistentë ndaj sëmundjeve. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë shumë universitete, në studimet e tyre rreth kësaj çështjeje.
Në universitetin "Arizona" është zbuluar në një studim të cilin e ka publikuar një revistë amerikane e specializuar për sëmundjet e zemrës se kush jeton në ambiente të mbushura me harmoni dhe lumturi bashkëshortore, në përgjithësi jetojnë më gjatë se çiftet që kanë probleme. ثshtë zbuluar gjithashtu edhe se lumturia bashkëshortore ndihmon në rezistencën ndaj sëmundjeve të zemrës.
Pas mbikëqyrjes shtatë vjeçare që i kanë bërë 200 grave të cilat kanë qenë të prekura nga sëmundjet e zemrës, kanë dalë në rezultate të qarta se inkurajimi që kanë dhënë bashkëshortët për bashkëshortet e tyre të sëmura, ka çuar në zëvendësimin e forcës së humbur në zemrat e tyre, gjë e cila ka çuar më pas në pakësimin e influencës së sëmundjes së zemrës tek këto gra.
Në po të njëjtin universitet, një studim tjetër ka dalë në përfundimin se bashkëbisedimi i suksesshëm midis dy bashkëshortëve dhe ndjenjat pozitive që ka bashkëshorti ndaj bashkëshortes së tij të prekur nga sëmundjet e zemrës dhe anasjelltas, ndihmojnë në rezistencën e sëmundjes dhe vonimin e pasojave të saj.
Ndërsa në universitetin "Carnegie Mejlon" një studim mjekësor ka zbuluar se lumturia bashkëshortore luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e rrufës, pezmatimin e fytit, si dhe ligështimin që vjen prej saj, sepse ajo rrit mundësitë e aparatit të pathyeshmërisë në trup dhe i mundëson njeriut që ta kapërceje rrufën dhe pezmatimin e fytit.
Bledar Haxhi