Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Lumi që vret gjithçka që hyn në të, shkenca nuk ka shpjegim

Lumi që vret gjithçka që hyn në të, shkenca nuk ka shpjegim



Tingëllon si një legjendë, por ky lumi është i vërtetë dhe vdekjeprurës. Andres Ruzo nga Peruja kishte dëgjuar nga gjyshi i tij historinë e pabesueshme të qytetit të lashtë, i humbur në malet e Amazonës dhe për lumin mistik, uji i të cilit vlon për shkak të temperaturave të larta. Kur u rrit, Ruzo vendosi të eksploronte mitin e fëmijërisë së hershme. Ai mblodhi një ekip të shkencëtarëve dhe duke studiuar hartat gjeti një numër të madh të puseve gjeotermike, shkruan Curiosity.

Edhe pse anëtarët e tjerë të profesionit të tij tentuan të injorojnë ekspeditën, duke e quajtur të çmendur, Ruzo vendosi të zgjidhë misterin dhe udhëtoi në xhungël.

Kur ai më në fund gjeti lumi mistik, gjëja e parë që zbuloi ishte, se edhe pse ishte i nxehtë, uji i lumit nuk ishte përvëlues. Temperatura e matur doli të jetë rreth 93 gradë Celsius, me disa ndryshime në kohë të ndryshme të ditës. Kjo temperaturë është e mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen e çdo krijese që hyn në të dhe për t’u bërë pjesë e frikës së njerëzve të izoluar që jetojnë së bashku me të.

Pse lumi është kaq i nxehtë? Një teori sugjeron se temperatura e tij mund të jetë nga vullkani, përkatësisht rezultat i flukseve të mëparshme të pavërejtura të magmës. Hipoteza e dytë thotë se temperatura është rezultat i një katastrofe – një reaksion zinxhir nën tokë, të cilin e ka shkaktuar ndonjëra nga kompanitë e naftës. Megjithatë, e fundit është konsideruar shumë më pak e besueshme, pasi të dhënat për lumin ekzistojnë për disa qindra vjet.

I vetmi opsion tjetër i zbatueshëm që nuk ka të bëjë me karakteristika vullkanike është, se uji në aty vjen nga thellësitë e tokës, ku temperatura e ujit është jashtëzakonisht e lartë, por shkencëtarët thjesht nuk mund të jenë të sigurt, se çfarë fshihet prapa këtij fenomeni mbresëlënës dhe shumë të rrezikshëm.




/ Curiosity
Kosova press
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back