PiNkY
Anëtar i Nderuar
Të gjithë jemi njohur me ndikimet e dëmshme që na shkaktojnë rrezet ultravjollcë. Po si duhet të mbrohemi apo çfarë duhet të hamë që ne të mos jemi shumë të prekur nga këto rreze? Ekspertët kanë këshilluar që duhet të hahen luleshtrydhet. Ato nuk janë vetëm fruta të shijshme, por mund të mbrojnë lëkurën nga ndikimet e dëmshme të rrezeve ultravjollcë. Studiuesit e universitetit “Politecnica” në Itali dhe Universitetit të Barcelonës në Spanjë në një studim të përbashkët gjetën se duke shtuar lëng luleshtrydhesh në qelizat e lëkurës krijohet një masë mbrojtëse kundër rrezatimit UV. Ndërsa lyerja e trupit me luleshtrydhe nuk mund ta mbrojë lëkurën nga djegia e diellit. Për të kontrolluar teorinë e tyre, ekipi përgatiti disa tufa me qeliza të lëkurës së njeriut, të njohura ndryshe si fibroblast dhe shtoi ekstrakt luleshtrydhesh në përqendrime të ndryshme (0,05, 0,25 dhe 0,5 miligram për ml). Mostrat u shfaqën ndaj rrezeve të lehta UV për 90 minuta. Përfundimet treguan se ekstrakti i luleshtrydheve, sidomos në një përqendrim prej 0.5 mg / ml, rrit mbijetesën e qelizave dhe qëndrueshmërinë e tyre. Luleshtrydhja tani nuk përdoret vetëm si një frutë e shijshme dhe me shumë vitamina, por edhe si mbrojtëse ndaj rrezeve ultravjollcë./trupi&shendeti/