• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Luiza Gega, atletja më e mirë e kontinentit. Vrapuesja shqiptare, vlerësim për rezultatet e muajit janar

Luiza Gega, atletja më e mirë e kontinentit. Vrapuesja shqiptare, vlerësim për rezultatet e muajit janar
1581503984159.png



Luiza Gega vazhdon që të shkruajë emrin e saj me germa të arta. Rekordmenia shqiptare, e cila në mitingun me salla të mbyllura në Gjermani përmirësoi edhe rekordin e saj kombëtar në 3000 metra, duke vendosur kohën 8:44.46, është shpallur dje nga “European Athletics” si sportistja më e mirë e kontinentit, për muajin janar 2020.

Në konkursin e krijuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës, fillimisht Luiza Gega është bërë pjesë e sondazhit që ka përzgjedhur 5 sportistet më të mira, por më pas, në bazë të votave të mbledhura, ajo ka rezultuar edhe më e votuara, në bazë të performancës së ofruar në muajin e janarit.


Për vetë atleten, por mbi të gjitha edhe për të gjithë Shqipërinë, kjo është një arsye më shumë për të qenë krenarë që përfaqësohemi nga atletë të këtij niveli si 31- vjeçarja. Luiza, e cila vendosi kohën më të mirë në disiplinën e 3000 metrave dhe njëkohësisht është vlerësuar edhe si atletja më e mirë për distancat gjysmë të gjata (kategori që përfshin garat e 800, 1500 dhe 3000 metrave) ka mundur 4 kandidatura të tjera, respektivisht Marina Bek-Romançuk (Ukrainë), Anxhelika Bengtson (Suedi), Jaroslava Mahuçikh (Ukrainë) dhe Stef Tuell (Britani e Madhe).

boks


Të gjitha këto që Luiza Gega ka lënë pas në vlerësimet e muajit janar janë atlete të niveleve shumë të larta dhe pikërisht për këtë arsye, edhe ky vlerësim merr më shumë vlera për shqiptaren rekordmene. Madje, për maratonomaken kuqezi ky çmim është një risi absolute, të paktën për atletët shqiptarë në botë, duke qenë se në vlerësimin e “European Lead”, është jo vetëm hera e parë që një atlete bëhet pjesë e nominimeve, por mbi të gjitha del fitues i kësaj ankete mujore. Pa dyshim që ky është një vlerësim që ndoshta vlen shumë për punën dhe sakrificat e bëra nga atletja ndër vite, por në të njëjtën kohë është një “duartrokitje” speciale nga e gjithë Europa për Luizën, e cila sigurisht që meriton shumë dhe pret ndoshta akoma më shumë edhe nga vendi i saj, me të drejtë.

/PANORAMASPORT.AL/
 
Last edited by a moderator:

Comments

Top