Luigj Gurakuqi u vra në Bari të Italisë.

Lauri

Anunnak
SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES SE LUIGJ GURAKUQIT
IMG_20230302_114530.jpg
images (22).jpeg
Fjala e Hasan Prishtinës në ceremoninë e varrimit të Luigj Gurakuqit:
"Një atdhetar, idealisti i shquar shqiptar Luigj Gurakuqi ra dëshmor prej dorës së një tradhtari, një krimineli, që është i shtyrë prej shumë tradhtarëve për të kryer një krim kaq të shëmtuar e të dhimbshëm.
Kjo tragjedi helmoi gjithë zemrat e shqiptarëve nacionalistë të vërtetë dhe gëzoi vetëm ca kriminelë, ca asasinë profesionistë, të cilët e quajnë veten shqiptarë vetëm sa për t’u bërë vegla të vërteta të të huajve për dëmin e shtetit dhe të popullit tonë të shkretë.
Humbja e Gurakuqit është një humbje shumë e madhe, një humbje e paharrueshme për ne, por edhe për ata shqiptarë që patën fatin e zi të mbeten jashtë kufirit të Shqipërisë së sotme dhe që sado që vuajnë nën grushtin e të huajve, interesohen për fatin e saj njëlloj si ata që janë nën hijen e flamurit kombëtarë. O Gurakuq, sot me qindra mijë shqiptarë të vajtojnë dhe hedhin futën e zisë për ty! Qetësohu, se me të shpejtë trupin tënd me një nderim të posaçëm do ta çojmë në atë vend ku je lindur, ku je rritur dhe për të cilin ti re viktimë!
O Gurakuq, me trup me të vërtetë vdiqe, por me emër jo kurrë, se emri yt është shkruar në zemrat e shqiptarëve të vërtetë, dhe historia e Shqipërisë emrin tënd do ta shkruajë me shkronja të arta! Qoftë mallkuar ajo dorë e ndyrë që të vrau! Ndofta edhe prej nesh do të vriten, por të siguroj se idealin tënd asnjë forcë nuk do të mundet të na e shuajë ose të na e pakësojë. Në këtë mënyrë tradhtarët duhet ta dinë se do të na shtojnë e forcojnë parimet e tua të shenjta.
Do të vijë një ditë që monumentin tënd do ta ngrehim në Shqipëri, atë ditë na e tregon gjaku yt i derdhur nër rrugët e huaja. Sot përkulemi me një respekt të madh përpara trupit të shenjtë, e dikur do të përulemi përpara atij monumenti! Eh, lamtumirë, o mik i madh, o ndera e kombit tonë! Të jesh i qetë se shpagën tënde do ta marrim dhe lulëzimin e Shqipërisë…tamam në caqet e idealit tënd do ta realizojmë"
(Albert Vataj)

images (23).jpeg
 
@Lauri ne Perugia vrane dhe Ismail Qemalin, e helmuan ne fakt te hotel Brufani :)
Ne Selanik ke akoma shtepine e Hasan Prishtines...
Jetojme ne nje kohe tranzicioni te cuditshem qe ose do veje gjerat ne vend sic duhet, ose presim resetimin* e rradhes...!!
 
Shpesh po ndeshemi ne shprehje te shablonizuara te tipit "U vra nga dora tradhetare" dhe asnjehere nuk jepet ndonje shpjegim solid se kush, si , dhe perse u be nje gje e tille.
Cdo gje lihet ne eresire dhe pikpyetja e ralles takohet me nje pukcuditese qe e pret tek cepi i mendimit se si ka kaq shume ekzekutime te ketilla midis vete Shqiptareve dhe asnjehere nuk shpjegohet arsyeja, shkaku dhe perfundimi.
 
@Lauri ne Perugia vrane dhe Ismail Qemalin, e helmuan ne fakt te hotel Brufani :)
Ne Selanik ke akoma shtepine e Hasan Prishtines...
Jetojme ne nje kohe tranzicioni te cuditshem qe ose do veje gjerat ne vend sic duhet, ose presim resetimin* e rradhes...!!
Për të gjitha këto gjëra që the kam tema këtu shoku...s'ka argument që nuk kam cek besoj në këtë forum😁
Jam cilësuar si anëtar monolog në këto tema

Me tema argëtuese si lojra me germa e me fjalë, tema çiftesh &co ka nja dy vjet që hy për t'u dhënë pak ngjyra simpatizantëve të atyre temave😁
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top