Luftëtari po sfidon Tiranën, ka duel strategësh bardheblu

cent

...Lontano
Java e 4-t e Superiores nisi të premten, me ndeshjen Besa-Teuta. Derbi i fqinjëve përfundoi me fitoren minimale të verdhezinjve, falë golit të kosovarit Bertrand Berisha, realizuar në minutën e 63-të. Tri pikë të tjera në llogarinë e kavajasve, që tashmë e shohin veten me “valenca” kreu, ndërsa “djemtë e detit” nuk janë më ata të sezonit të kaluar, kur rivalizonin deri në minutën e fundit të garës për titull. Edhe pse me petkun e nënkampionëve të vendit, durrsakët s’po e gjejnë dot ritmin, pavarësisht se kanë ndryshuar fillimit të një rruge të gjatë edhe “timonierin”.
Mbetet për t’u parë se sa rol do të ketë një ndryshim i tillë, pikërisht i trajnerit, te Tirana, në sfidën e sotme me Luftëtarin, ku kemi edhe një përballje ish-ësh bardheblu, veç të tjerash: Dede-Lekbello, apo njohja e Maganit për Flamurtarin, që e ka drejtuar dy sezone më parë, për ta surprizuar tashmë formacionin kuqezi i pozicionuar në një “llogore” tjetër, si kreu i pankinës bardhekaltër.

2mq1eza.jpg

JAVA 4, SUPERIORJA
21.09.2012
BESA-TEUTA 1-0
Golat: Berisha 63’
Gjyqtar: L.Alla (Lushnjë)

22.09.2012
LUFTETARI-TIRANA 0-0
LUFTETARI: Selimaj, Sinani, Shameti, Beqiri, Boci, Shenaj, Nikolic, Mersini, Liçaj, Nora, Raboshta. Trajner: N.Dede
TIRANA: I.Lika, Sina, Dushku, Pisha, Ahmataj, Taku, Muçollari, G.Lika, K.Duro, Morina, اota. Trajner: A.Lekbello
Gjyqtar: E.Sino (Fier)

FLAMURTARI-SHKUMBINI (17:00)
FLAMURTARI: Koliqi, Bratic, Rajovic, Veliu, Mici, Kuqi, Telushi, Muzaka, Lena, Pepa, Memelli. Trajner: H.Rubio
SHKUMBINI: Kotorri, Salliu, Ramazani, Devolli, Pasha, E.Magani, Gava, Isaji, Ka}uli, Gjata, Dervishi. Trajner: G.Magani

23.09.2012
KASTRIOTI-TOMORI (14:00)

KUKESI-BYLIS (14:00)

VLLAZNIA-APOLONIA (17:00)

24.09.2012
SKENDERBEU-LACI (19:00)



Drejt Gjirokastrës kanë udhëtuar këtë javë kryesuesit e Tiranës, ku i pret si kundërshtar një “bardheblu 24-karatësh”, Nevil Dede. Ky i fundit, në rolin e trajnerit të Luftëtarit debutues në Superiore, do të tentojë t’ia prishë festën e debutimit në stolin e 24 herë kampionëve të vendit një tjetër ikone bardheblu, Artur Lekbellos. I rikthyer nga Greqia, ku kishte gati 20 vite, Lekbello do ta startojë pikërisht në këtë transfertë delikate e të vështirë aventurën e tij si trajner i Tiranës. Bluzinjtë janë shfaqur surprizues në këtë fillimkampionati, sidomos me disfatën e thellë që i shkaktuan Teutës në fushën e tyre, ndaj ky moment përbën njëlloj kërcënimi edhe për kryeqytetasit. Këta të fundit kanë një “armë” plus me vete, faktin se do të luhet pa praninë e tifozëve, për shkak të dënimit të fushës gjirokastrite në këtë drejtim.
Një fakt tepër interesant ka doza historiku e statistike mes këtyre dy skuadrave. Gjirokastritët, të rikthyer këtë sezon në Superligë, në këto 5 vite mungesë, veç të tjerave, kanë vite që presin një fitore ndaj Tiranës. E në fakt nuk janë pak, por plot 26 vite. Fitorja e fundit e tyre përkon me sezonin ’86- ’87, ndeshje që përfundoi në favor të gjirokastritëve me shifrat 2-1. Në total, mes tyre janë realizuar 72 ndeshje, 9 prej të cilave janë fituar prej bluzinjve, 17 kanë përfunduar barazim, në një kohë që Tirana ka dalë triumfuese në 46. Golavarazhi sërish është pro bardhebluve, me 139 të shënuar dhe 44 të pësuar. E pra një sfidë që nuk vlen vetëm tri pikë, por edhe për ngushtimin e këtyre diferencave. Ndeshja e tyre e parë është luajtur në 1947, por edhe asokohe ka qenë 17 Nëntori që ka korrur sukses, me shifrat 1-3. Fitoret më të thella janë ato 5-1 (në vitet ’66-’67 dhe ’70-’71) dhe 5-0 (’97-’98) që të trija në favor të ekipit më të titulluar në vend. Megjithatë, sot ekipi i drejtuar nga Nevil Dede, një ish-bardheblu që ka lënë shenjë te ai klub, sot në krye të stolit të Luftëtarit ka shansin që t’i dhurojë një Gjirokastre të tërë emocionet e fitores, e cila kur arrihet përballë Tiranës merr vlera më të mëdha. Megjithatë, nëse edhe sot do të vendosë historia, apo e kundërta, këtë do ta vendosë vetëm fusha.
Në Vlorë rikthehet Gugash Magani, ish-trajner i Flamurtarit, por edhe Bledar Devolli, ish-futbollist i kuqezinjve. I pari ka lënë një kujtim mjaft pozitiv në qytetin bregdetar, si nënkampion i vendit në atë përballje “jetë a vdekje” me Skënderbeun dy sezone më parë, ndërsa mesfushori gjirokastrit i ka hedhur “benzinë zjarrit” së fundi, duke akuzuar drejtusit vlonjatë si shkaktarë të dështimit. Dy pika referuese, që e bëjnë akoma më “shpërthyese” këtë sfidë, teksa të besuarit e Rubios duket se i kanë fituar tashmë “xhirot e duhura të motorrit” dhe nuk kanë ndërmend të ndalen, aq më tepër që luajnë në fushën e tyre dhe ndaj një kundërshtari jo në lartësinë e viteve të fundit. Suksesi i pastër dhe bindës i një jave më parë në Berat të bën të mendosh se vlonjatët janë futur në hullinë e duhur, pas ndryshimit të shpejtë që bënë në stolin drejtues, duke larguar Shkëqlim Muçën dhe marrë spanjollin Hulian Rubio. Ballafaqimi me peqinasit do ta konfirmojë këtë më së miri…
Ajo që dihet është se vlonjatët kanë tri mungesa të sigurta e të rëndësishme: Vukçeviç, Arbri dhe Zeqiri zyrtarisht janë jashtë për shkak të dëmtimeve. Nga ana tjetër rrezikon të mungojë edhe kroati Toni Pezo, i cili ende nuk është në formën e vet më të mirë. Ai ishte i pranishëm në seancën e djeshme, por nuk është stërvitur plotësisht për shkak të problemeve fizike. Stafi teknikka shikuar mundësinë e aktivizimit të tij vetëm disa minuta, gjithnjë nëse do të duhet patjetër në fushë.
/panorama-sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top