Luftetari i prish festën Kukësit

cent

...Lontano
s3psmx.jpg
Kukësi kishte shumë arsye për ta fituar ndeshjen me Luftëtarin: debutim historik në Kategorinë Superiore, merkato e shumëpaguar, investime të konsiderueshme në stadium. Por, sfida e shumëpritur përfundoi në barazim (pa gola), ashtu siç edhe ndodhi në takimin e tyre të fundit (1-1), kur të dyja skuadrat bënin pjesë në Kategorinë e Parë. Debutimi i Kukësit midis më të mirave të futbollit shqiptar nuk përkoi me fitore, pavarësisht se luajti në shtëpi dhe ushtroi presion të vazhdueshëm ndaj Luftëtarit. Pesëmbëdhjetë minutat e para panë një Kukës, në kërkim të golit, ku Popoviç dhe Malindi parën raste për të zhbllokuar rezultatin. Verilindorët vuajtën nga ngarkesa psikologjike, edhe për faktin pas “shpine” kishin një tifozeri të zjarrtë. Kuksianët ndërtuan lojën, por nuk ishin aspak të qartë në finalizim, kjo dhe për faktin se Luftëtari i ideuar nga një mbrojtës tradicional, si trajneri Nevil Dede, nuk i la hapësirë. Gjirokastritët e ndërtuan strategjinë në kundërsulm, duke u bazuar te shpejtësia e kapitenit Arlind Nora. Edhe pjesa e dytë u luajt thuajse në mesfushë, me të dyja skuadrat që nuk ishin shumë të qarta në vijën e parë, teksa duhet theksuar, se nëse Kukësi vuajti për të dalë para portës së Luftëtarit, gjirokastritët bënë thuajse një ndeshje perfekte në fazën mbrojtëse. Një barazim pa gola ishte sinteza më e mirë e një takimi që nuk u ngrit mbi nivelin mesatar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top