Love
βeℓℓe â๓e

Lufta globale kundër drogës ka dështuar. ثshtë ky qëndrimi me të cilin kanë dalë një grup politikanësh dhe ish-liderësh botërorë.
Komisioni Global për Politikën kundër Drogës bën thirrje për legalizimin e disa llojeve lëndësh narkotike dhe për dhënien fund të inkriminimit të përdoruesve.
Paneli i ekspertëve përbëhet nga ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, ish-presidentët e Meksikës, Kolumbisë dhe Brazilit, si dhe biznesmeni britanik, Sir Richard Branson.
Ndërkohë, qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe ajo meksikane e kanë hedhur poshtë këtë raport, duke vlerësuar se, “ai të con në rrugë të gabuar”.
Raporti prej 24 faqesh i Komisionit Global argumenton se politikat anti-drogë kanë dështuar duke mos penguar dot krimin e organizuar, duke u marrë miliona dollarë taksapaguesve dhe duke shkaktuar mijëra vdekje.
Raporti i referohet një vlerësimi të Kombeve të Bashkuara se: përdorimi i opiumit është rritur me 35% në mbarë botën nga viti 1998 në 2008, ai i kokainës me 27% dhe i kanabisit me 8.5%.
Burimi: TCH