Lufta e Hamasit mbi Izraelin. Gjithçka që duhet të dini

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Lufta e Hamasit mbi Izraelin. Gjithçka që duhet të dini​

1696876305829.png
Sulmi tronditës në jug të Izraelit këtë fundjavë ishte vrasja më masive e hebrenjve që nga Holokausti. Numri i të vdekurve është më i madh se në ditën më të keqe: Luftën e Yom Kipurit. Është një masakër që do të transformojë Izraelin dhe Lindjen e Mesme.

Çfarë ndodhi? Si u gjunjëzua fuqia ushtarake më e sofistikuar në Lindjen e Mesme? Dhe çfarë do të thotë kjo për shtetin hebre tani e tutje?

Por ka më shumë pyetje themelore. Ja disa përgjigje që shpjegojnë se si arritëm këtu dhe ku mund të shkojmë.

Cila është përmasa e sulmeve? Dhe pse disa njerëz po e quajnë “11 shtatori i Izraelit”?

Mbi 700 izraelitë janë vrarë dhe më shumë se 2,100 janë plagosur në një seri sulmesh të befasishme e të koordinuara, që ndodhën brenda Izraelit. Sulmet nisën mëngjesin e të shtunës, 7 tetor. Sipas një zëdhënësi të FMI, rreth 1000 terroristë të Hamasit kaluan kufirin e njohur ndërkombëtarisht midis Gazës dhe Izraelit dhe filluan masakrimin e civilëve në të paktën 14 qytete dhe komunitete izraelite, duke hyrë në shtëpi dhe apartamente dhe duke vrarë burra, gra dhe fëmijë – duke përfshirë gati 300 të rinj që po merrnin pjesë në një festë muzike rave në shkretëtirë.

Skenat e tmerrit dhe gjakderdhjes, duke përfshirë vrasjet e familjeve të tëra, rrëmbimet e fëmijëve të vegjël dhe përdhunimet e grave të reja, me sa duket kishin për qëllim të shkaktonin zemërim dhe tronditje maksimale brenda Izraelit. Më shumë se 150 persona u kapën nga terroristët dhe u morën në Gaza, ku po mbahen peng. Ato përfshijnë gra, fëmijë shumë të vegjël dhe të moshuar.

Për të dhënë një ide të shkallës së këtyre sulmeve, 700 të vdekur në një vend me 9.3 milionë banorë (ku të gjithë e njohin kushëririn e dikujt) është njësoj si një sulm terrorist në Amerikë, në të cilin mbi 25,000 njerëz do vriteshin brutalisht. Dhe jo në një katastrofë të vetme: imagjinoni 25,000 amerikanë të vrarë në skena të ndryshme në të gjithë vendin.

Kush i kreu këto sulme?

Hamasi është përgjigja e shkurtër, organizata terroriste që sundon Rripin e Gazës.

Hamasi nuk e njeh të drejtën e ekzistencës së Izraelit dhe ka zhvilluar atë që e quan një luftë rezistence që nga fillimi. Taktikat e tij gjatë viteve kanë evoluar nga rekrutimi dhe kryerja e sulmuesve vetëvrasës deri te lëshimi i breshërive të raketave. Por Hamasi kurrë më parë nuk kishte nisur një operacion ushtarak të këtyre përmasave në Izrael.

Mirë, po a nuk ka Izraeli vendbanime në Gaza dhe a nuk kontrollojnë ata jetën e palestinezëve atje?

Izraeli u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga çdo pëllëmbë e fundit e Gazës në vitin 2005, pasi çmontoi 21 vendbanimet izraelite që kishin ekzistuar në territor dhe ia dorëzoi ato Autoritetit Palestinez.

Arsyeja prapa tërheqjes së Izraelit, e zbatuar nga kryeministri Ariel Sharon, ishte ideja e “tokë për paqe” – që Izraeli do të dorëzonte kontrollin e territoreve të caktuara në këmbim të sigurisë. Toka u dorëzua. Paqja nuk erdhi kurrë.

Kjo ndodhi 18 vjet më parë. Hamasi ka sunduar vazhdimisht Rripin e Gazës që nga viti 2007, pas një konflikti ushtarak pesë-ditor me Autoritetin Palestinez, i cili urrehej gjerësisht nga banorët e Gazës, për korrupsionin e tij.

Që nga tërheqja e Izraelit, Hamasi ka iniciuar konflikte ushtarake në shkallë më të vogël me Izraelin në vitet 2006, 2008, 2011 dhe 2018, si dhe luftëra në shkallë të gjerë në 2008–09 (“Operacioni PLumbi i Derdhur”), 2012 (“Operacioni Kolonat e Mbrojtjes”), 2014 (“Operacioni Avantazhi Mbrojtës”) dhe 2021 (“Operacioni Ruajtësi i Mureve”).

Si mundënn terroristët e armatosur me “Jeep-a” të kalonin gardhin kufitar miliarda dollarësh të Izraelit dhe të masakronin qindra civilë, të merrnin pengje dhe t’i merrnin me vete në Gaza? A nuk supozohet që ushtria izraelite të jetë e mirë në këto gjëra?

Pyetje e shkëlqyer. Para së gjithash, koha është e rëndësishme. Sulmet ndodhën gjatë festës së Sukkot, kur shumë ushtarë u dërguan në shtëpi për të qenë me familjet e tyre. Njësi të tjera që ishin zakonisht në të ashtuquajturin “Zarf i Gazës” – pjesa e Izraelit që kalon përgjatë Rripit të Gazës – ishin zhvendosur në Bregun Perëndimor, me qëllim që të mbroheshin izraelitët që jetojnë në Jerusalem dhe në komunitetet e Bregut Perëndimor nga sulmet gjatë festës.

Por kjo nuk shpjegon se si Izraeli, një nga vendet më të përparuara në planet – me disa nga teknologjitë më të sofistikuara të mbikëqyrjes, shumë prej të cilave i shpikën dhe i zhvilluan vetë posaçërisht për këto qëllime – u zu në befasi.

Sipas burimeve në Izrael dhe Amerikë që merren me sigurinë kombëtare dhe teknologjinë, një skenar i mundshëm përfshinte një sulm kibernetik që rrëzoi gardhin kufitar të Izraelit, me shtresat e tij të sensorëve, herët në mëngjesin e së shtunës, 7 tetor. Sulmi mendohet se ka prekur pjesë të sistemit Iron Dome që mbron civilët izraelitë nga sulmet e shpeshta me raketa nga fqinjët e tyre në Rripin e Gazës.

Duket gjithashtu e mundshme, siç shpjegoi eksperti i sigurisë Eduard Lutvak në Tablet, që shërbimet e shumëlëvduara të sigurisë të Izraelit u mashtruan nga operativë brenda Rripit, të cilët kanë qenë në partneritet të fshehtë me Izraelin gjatë viteve të fundit, për të transmetuar informacione rreth sulmeve me raketa nga rivali i Hamasit brenda Gazës, grupi terrorist Xhihadi Islamik i mbështetur nga Irani. Ndërsa izraelitët u mbështetën te njerëzit që mendonin se ishin partnerë të tyre, ata filluan të imagjinonin se mund të menaxhonin në heshtje Hamasin duke rritur tregtinë me Rripin, duke lejuar më shumë mallra, duke lejuar banorët e Gazës të hynin në Izrael për trajtim mjekësor falas dhe duke lëshuar leje pune, që banorët e Gazës të punojnë brenda Izraelit, ku të ardhurat e një muaji mund të ushqejnë një familje nga Gaza për një vit.

Që nga viti i kaluar, Izraeli ka lëshuar mbi 15,000 leje të reja pune për banorët e Gazës për të punuar në Izrael, duke besuar se ky gjest humanitar do të gjente reciprocitet tek Hamasi. Gaboheshin.

Në përgjithësi, një nga gjërat më të habitshme dhe të tmerrshme në lidhje me sulmet për izraelitët dhe për vëzhguesit e jashtëm, është se pasi terroristët kishin kaluar kufirin, ata dukej se nuk ndeshën në rezistencë dhe thjesht ishin në gjendje të kalonin me makinë nëpër zona të gjera të Izraelit, e të kryenin vrasje sipas dëshirës. Nga pikëpamja e sigurisë, është e qartë se nuk ka asnjë zëvendësues për njerëzit e trajnuar mirë me armë. Një nga mësimet e kësaj dite të tmerrshme në historinë e Izraelit ka të ngjarë të jetë se, besimi i vendit se teknologjia është çelësi për zgjidhjen e problemeve të tij dhe mbrojtjen e qytetarëve të tij, është i tepruar.

Një grup terroristësh të nivelit të ulët me kamionçina, arritën t’i bënin të gjitha këto vetë?

Jo!

Ky ishte një sulm iranian i kryer nga terroristët e Hamasit. Irani është furnizuesi kryesor i armëve dhe mbështetësi politik i Hamasit (i cili mbështetet edhe nga Turqia). Siç raportoi dje Wall Street Journal, organizimi dhe planifikimi për sulmin erdhi drejtpërdrejt nga regjimi iranian dhe u finalizua në një takim të hënën e kaluar në Bejrut.

Bejruti? Kjo në fakt është e rëndësishme. Irani mbështet Hamasin si pjesë e “Boshtit të Rezistencës”, e cila është një aleancë ombrellë e personazheve më të këqij të rajonit – duke përfshirë kasapin Bashar al-Assad në Siri, i cili vrau më shumë se gjysmë milioni njerëz nga populli i tij; Hezbollahu, grupi terrorist që tani drejton Libanin; militantët në Irak; dhe ushtria fisnore Houthi që ka copëtuar Jemenin.

Gjatë dy dekadave të fundit, Irani filloi të pozicionojë Boshtin e Rezistencës si një mënyrë për të dominuar rajonin. Ai gjeti një vesh të hapur te Barack Obama, i cili po kërkonte të hapte rrugën për një dalje të shpejtë amerikane nga Iraku – dhe nga ngatërrime të tjera rajonale që mund ta çonin Amerikën në një luftë tjetër vdekjeprurëse dhe të pakuptimtë në Lindjen e Mesme. Obama besonte se iranianët ishin e vetmja fuqi për të drejtuar rajonin pa ndihmën amerikane. Tani e shohim se sa mirë doli.

Pse ndodhi tani sulmi? A nuk po ecnin drejt paqes, Izraeli dhe Arabia Saudite?

Pikërisht.

Ajo që ndodhi më së fundi ishte se filloi të merrte formë një marrëveshje paqeje saudio-izraelite – e cila do të kishte ofruar një kundërpeshë potencialisht të fuqishme ndaj ambicieve të Iranit për hegjemoni rajonale. Iranianët nuk e pëlqejnë këtë.

Mendimi i Iranit duket se ka qenë që, nëse sulmi i Hamasit do të ishte brutal dhe mjaft vdekjeprurës, izraelitët nuk do të kishin zgjidhje tjetër veçse të sulmonin ashpër në Gaza, duke prodhuar mijëra fotografi dhe video të ndërtesave të shkatërruara, trupave të vdekur dhe fëmijëve që qanin. Kjo do të ndizte të ashtuquajturën “Rruga Arabe”, duke e bërë të pamundur për sauditët që të bashkohen publikisht me Izraelin dhe duke e lënë Iranin nën kontrollin e rajonit.

Pra, nëse ka pasur, me të vërtetë, një sulm kibernetik, kush e kreu?

“Do të duhej një hackerim i sistemeve të shumta të Mbrojtjes Izraelite, në mënyrë që të shihnim atë që pamë,” tha një burim. “Gardhi i Gazës është ndërtuar për të qenë një nga barrierat më të sofistikuara të krijuara ndonjëherë, dhe megjithatë ata ishin në gjendje ta shkelin atë në zona të shumta, para se dikush të kishte mundësinë të ngrihej nga shtrati”.

Nuk ka aq shumë aktorë që mund ta kishin realizuar këtë vetë. Iranianët janë padyshim të përfshirë dhe do të donin të merrnin edhe më shumë merita sesa kanë tashmë, por sulmet kibernetike iraniane ndaj sistemeve izraelite janë të vazhdueshme dhe rrallëherë shumë të suksesshme. Rusia gjithashtu ka kuptim si një faktor, në kontekstin e partneritetit të tyre gjithnjë e më të ngushtë me Iranin për të çuar më tej luftën në Ukrainë dhe tensionet që ka shkaktuar lufta në marrëdhëniet Rusi-Izrael. Megjithatë, kontributi në një masakër në shkallë të gjerë të civilëve izraelitë do të ishte një veprim fatal. Ekziston edhe fakti se Rusia në përgjithësi është mjaft e ndjeshme për financimin e grupeve terroriste islamike, pas luftërave që ajo zhvilloi në Çeçeni dhe Dagestan.

Mund të ishte Kina, pasi çmontimi i sistemeve mbrojtëse të Izraelit me shtypjen e një butoni do t’i dërgonte një mesazh të fuqishëm Tajvanit dhe vendeve të tjera aziatike, që kanë blerë sisteme mbrojtëse nga SHBA-të dhe blejnë sasi të mëdha nafte iraniane. Por për çfarë i duhet Kinës kjo? Ata kanë problemet e tyre me radikalizmin islamik, të cilin e shtypin në shtëpi me grusht të hekurt.

Në fund, janë amerikanët. Siç tregon nxjerrja e postës elektronike javën e kaluar në lidhje me kryediplomatin amerikan Robert Malley, afrimi i SHBA me Iranin ka përfshirë më shumë sesa përpjekjen për të negociuar një marrëveshje bërthamore. Ka përfshirë gjithashtu gjetjen e njerëzve, shumë prej tyre iranianë të gjeneratës së parë ose të dytë, të cilët mund të shërbejnë si ndërmjetës në negociata. A ishin në fakt disa nga ata ndërmjetës duke marrë orientime nga Irani? Po, ishin. Por edhe nëse kjo do të ndodhte, nuk ishte politika e SHBA. Ishte më shumë si spiunazh armiqësor.

Në fund, përgjigja është mjaft e thjeshtë: E bëri Hamasi.

Çfarë duhet të bëjnë izraelitët tani?

Në një univers të përsosur, izraelitët do të duhej të ishin në gjendje të kujdeseshin për familjet e të vdekurve dhe të plagosurve të tyre, ndërsa do të merrnin të gjithë pengjet e padëmtuara, dhe më pas do të firmosnin një traktat paqeje me Arabinë Saudite që do të kundërbalanconte boshtin iranian të terrorit dhe do të siguronte të gjithë rajonin.

Fatkeqësisht, asgjë nga këto nuk do të ndodhë.

Në logjikën mizore të rajonit ku ndodhet Izraeli, vrasjet e Hamasit nuk ishin një shembull i neveritshëm i thellësive të barbarizmit njerëzor. Ajo ishte një fitore e madhe që bëri copë mbrojtjen e lavdëruar ushtarake të Izraelit. Miliona arabë dhe banorë të tjerë të Lindjes së Mesme, të ngecur në vendet e varfra të udhëhequra nga regjime jofunksionale dhe shtypëse, mund të shkojnë në shtrat natën me një rreze shprese: Izraeli mund dhe do të shkatërrohet. Një luftë rajonale vështirë se është e pamundur, përveç nëse Izraeli mund të rivendosë fuqinë e tij parandaluese shpejt dhe të provojë se nuk është një tigër letre. Kjo do të thotë luftë.

Po luftë me kë? Mjerisht, marrëveshja e Amerikës me Iranin dikton përgjigjen edhe atje. Izraeli vështirë se mund t’i kundërpërgjigjet Iranit, edhe sikur të donte, sepse Irani tani është nën mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara, të cilat ushqejnë regjimin me dërgesa të rregullta parash dhe kanë premtuar të mbrojnë programin e tij bërthamor.

Një sulm izraelit në vendburimet e naftës të Iranit, ose një goditje ndaj programit bërthamor të Iranit, ose prerja e kokave të regjimit iranian, ka të ngjarë të jetë mirë për Izraelin dhe mirë për rajonin. Por duke qenë se ato do të ishin në fakt goditje kundër rendit rajonal që u krijua dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, goditja e Iranit do ta vendoste Izraelin në konflikt të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara. Ky është një rrezik shumë i madh për një Izrael të ndarë dhe të traumatizuar.

Izraeli mund të godasë edhe aleatin strategjik më të vlefshëm të Iranit, që është Hezbollahu, grupi terrorist që kontrollon Libanin. Megjithatë, meqenëse Hezbollahu nuk e sulmoi Izraelin dhe nuk duket se ka pasur ndonjë përfshirje të drejtpërdrejtë në sulme, një veprim i tillë do të ishte më i vështirë për t’u justifikuar – dhe do të përfshinte Izraelin në një luftë dy frontesh me një kundërshtar shumë më të fuqishëm sesa Hamasi.

Prandaj Izraeli do të jetë i detyruar të bëjë diçka në Gaza, megjithëse duart i ka të lidhura edhe atje, nga mbi 150 pengje që mori Hamasi, shumë prej të cilëve thuhet se janë amerikanë. Kjo do të thotë se rezultati i çdo gjëje që Izraeli bën ka të ngjarë të jetë po aq i pakuptimtë sa luftërat e tij të mëparshme në Gaza, të cilat lanë Hamasin në krye të Gazës.

Ajo që është e qartë nga e gjithë kjo është se strategjia frenuese e Izraelit me shkopinj, karota dhe barriera elektronike kundër Hamasit ka dështuar dhe diçka e re do të duhet të provohet.

Po çfarë ndodh me palestinezët në Gaza? A nuk po vuajnë ata?

Po. Palestinezët e zakonshëm po vuajnë çdo ditë nën sundimin brutal të Hamasit. Por vrasja e gjysheve dhe ngarkimi i trupave të tyre të pajetë në faqet e tyre në Facebook që familja e tyre t’i shohë dhe masakrimi i njerëzve në një festival muzikor nuk janë veprime të ndërmarra nga njerëzit që kërkojnë të ndërtojnë ose luftojnë për një shoqëri të lulëzuar. Dhe kushdo që insiston ta bëjë këtë pyetje në një fundjavë kur më shumë se 700 civilë u vranë, gra u përdhunuan dhe foshnja u rrëmbyen, ka një paaftësi të theksuar për të pranuar vuajtjet e të tjerëve. / The Free Press – Bota.al
 
Politikisht shqiptareve u duhet te jene me Izraelin duke qene se politikisht ata qendrojne ne te njejten linje me ne dhe kane perkrahur dhe njohur Kosoven qe ne fillimet e luftes. Ndryshe nga vendet arabe dhe palestinezet te cilet shumica nuk e perkrahin dhe nuk e kane njohur Kosoven.
Pertej kesaj nese do flasim ne aspektin human mendoj se Izraelit i takon nje mesim i mire dhe duhet te kuptoje se nje popull nuk mund dhe nuk duhet te shtypet deri ne ate pike me aq arrogance dhe shperfillje. Izraeli ka krijuar nje kamp perqendrimi ne qiell te hapur ku mban ge shtypur dhe ne kushte te veshtira jetike nje popullsi te tere.

Uroj qe kjo lufte te bej palet te reflektojne dhe te mund te gjejne ndonje zgjidhje. Eshte pak e mundur por shpresa nuk vdes kurre e ndoshta dhe aty do te vi ajo dite.
 
Tema:
Dy njerez.
Njeri eshte i zgjuar, tjetri budalla.
Asnjeri nuk eshte i drejte.
 
E njohen ne vitin 2020, dhe ate nga presioni i Amerikes


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://www.tiktok.com/@driittii/video/7287466895991721221


Edhe ? Une prandaj thash qe politikisht jemi me Izraelin dhe ata me ne. Ne prandaj jemi ne te njejten linje per shkak te Amerikes se skemi asnje lidhje tjeter politike me Izraelin!
Fjalimi i presdentit Izraelit ne 1999 sbesoj e ke pare por ka folur hapur dhe publikisht ne mbeshtetje te Kosoves e ka krahasuar me genocidin kunder tyre.
Vendet arabe nuk jane politikisht me ne dhe nuk e njohin as me presion as me deshire.
Fakt eshte qe politikisht te gjithe zgjedhin interesat e veta pak rendesi se sa e drejte eshte, se sa njerez vdesin e vuajne...

Nga ana humane fola me siper sbesoj ka nevoje ta.perseris.
 
Qendrimi i Tiranes zyrtare vertet eshte ne linje me orientimin pro-Perendimor dhe pro-USA, ne mbeshtetje te Israel por mendoj qe ai nuk shpreh qendrimin e shumices se shqiptarve.
Edhe nqs kemi nje pjese te mire te shqiptareve qe mendojne se Israel eshte shtet mik dhe duhet te mbajme anen e tij sepse "ka njohur RKS-ne" ky arsyetim eshte i cunguar dhe oportunist.
Ukraina- nuk e ka njohur RKS, biles ne luften e UCKM (Ushtria Clirimtare Kombetare e Maqedonise) ne vitin 2001-2002 nuk ka ngurruar kurre te dergoje trupat e saj ushtarake perkrah Aleances Pansllave qe luftonte kunder shqiptarve.
Mirpo sot Tirana zyrtare dhe nje numer i konsiderueshem shqiptaresh (ndoshta afro 80%-90%) perkrahin ceshtjen ukrainase ne linje me USA dhe UE, edhe pse shteti i Zhulenskit (Ukraina) ende nuk e njeh Republiken e Kosoves?!
Te dy kto shtete jane shume larg interesave dhe miqesise me Shqiperine apo Kosoven, interesa te imponuara nga largesia gjeografike (mbi 2800 Km larg), nga shume pak pika te perbashketa kulturore-religjioze, tradicioni dhe historie, gjuhe dhe zakoni, prejardhje apo lidhje shpirterore apo shkembimi ekonomik reciprok, etj etj.
Nga kjo pikpamje, arsyetimi qe bejne disa shqiptare qe "jemi pro Israel- sepse ka njohur Republiken e Kosoves" nuk eshte koherent dhe i vlefshem me qendrimin ndaj Ukraines e cila NUK e njeh Republiken e Kosoves! Per rrjedhoje do te thuhej thjesht qe eshte qendrim oportunist dhe jo realist.
Nqs ketij ekuacioni shoqeror do ti shtonim edhe faktorin religjioz ku pjesa me e madhe ne Shqiperi i perket besimit musliman, problemi do te na ngaterrohej edhe me shume, megjithate fatmirsisht eshte e vertetuar katerciperisht qe ne fund te fundit shqiptaret kane ditur ta ndajne shume bukur dhe drejt Religjionin nga Atdheu, duke u iu permbajtur gjithmone tezes se lavdishme: "Feja e shqiptarit eshte-Shqiptaria" dhe ky faktor/ndikim ka peshe shuuuume te ulet.
Atehere, duke perjashtuar faktorin religjioz mbetet faktori Politik dhe Ekonomik apo Social-Kulturor dhe tradicional. Nga ky kenveshtrim mendoj qe rreshtimi i shqiptareve ne pozicionin pro Israel eshte shume i cuditshem dhe aspak koherent.
Qeveria edhe mund te kete nje qendrim zyrtar ne linje me UE dhe USA sepse ashtu e lyp politika e madhe, por populli i thjeshte te tregohet me racional dhe te mos bjere ne manipulime mediatike apo ne rastin me te keq-kur nuk e pyet kush cfare mendon.
Jam shume i sigurte qe shume shqiptare nuk e dine se ku bie Rripi i Gazes, jam i sigurte qe nuk e dine qe ne 380 Km kuadrat jetojne afro 2 Milion banore ne varferi te plote dhe te rrethuar me tel me gjemba apo mure te larta dhe te izoluar. Zona me densitet me te larte te popullsise ne Glob, askund tjeter nuk ka kshu.
Kamp i vertete perqendrimi ne qiell te hapur!
Jam i sigurte qe nuk e dine qe Gaza City ka mbi 53% te papunesise, 36% e popullsise jeton nen limitin e varferise dhe me ndihma te komunitetit Evropian dhe te tjereve. (te dhenat jane marre nga OSBE).
Gjithashtu ka shume shqiptare qe nuk e dine qe politikat expansioniste te shtetit te Israelit ne kto 25-30 vjetet e fundit duke injoruar cdo rezolute te UN ndaj tyre, duke thyer cdo marrveshje bilaterale dhe multilaterale si ajo e OSLO-s 1993 kane bere qe gjendja te degradoje deri ktu.
Organizata HAMAS, eshte padyshim organizate TERRORISTE dhe nuk i mbron drejt interesat e popullit palestinez, shume shpesh eshte njollosur me krime ndaj civileve te pafajshem israelite dhe rasti i 6 diteve me pare e provoi kte qe them, prandaj eshte e pafalshme qe te perkrahet por nga ana tjeter e mureve dhe telave me gjemba (pra Israel) nuk kemi ende nje shtet me demokraci te konsoliduar dhe te drejte.
Viktimat civile vlejne njesoj nga te dyja palet, prandaj kjo ceshtje nuk duhet pare kurre me prizmin e tifozerise apo oportunizmit, por duhet pare me "qetesi dhe dashuri" dhe sidomos ne retrospektive:
-Askush deri me sot ne 30 vjetet e fundit nga Komuniteti Nderkombetar nuk ka bere as me te voglen gje per paqjen midis kryre dy popujve te martirizuar.
 
Epilogu i kesaj lufte eshte shkruar ne shkrimet e shenjta qe edhe guret do te flasin e do te thone ejani ketu o musliman e vriteni kafirin qe eshte fshehure tek une!
 
Hamasi nuk eshte gje tjeter vec nje seksion special i Mossadit!! E kote te shkruash me gjate!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top