LSI afër firmosjes me Berishën. Kryesia: 'Qëndrimi zyrtar, pas rezultatit në Fier'

WxP

Staf në FV.AL
Lëvizja Socialiste për Integrim do të presë përfundimin e procesit të numërimit të votave, që përcaktojnë mandatin e fundit, që pastaj të mbajë një qëndrim për lëvizjen e ardhme politike. Kryesia e LSI-së, pas mbledhjes së mbrëmshme, nuk arriti të japë një përfundim të qartë se cilët do të jenë hapat e kësaj force të majtë opozitare, pas numërimit të shumicës së kutive të votimit.
Zera prane Metes ne Tirane thane mbreme se 'LSI eshte afer nje koalicioni me Berishen, me disa kushte qe do behen te ditura ne kohen e duhur'. Sipas tyre, nje bashkepunim me koalicionin e djathte mund te konfirmohet pas nje muaji ose 40 ditesh kur te jene qetesuar marredheniet pas-zgjedhore. Kjo marreveshje do te shkaktonte humbjen perfundimtare te koalicionit te majte ne zgjedhje. Ne rast se kjo humbje shoqerohet me doreheqje te Rames nga PS, u hapet rruge ambicieve te z.Meta per lidershipin e Partise nga u shkeput vite me pare. Skema mund te perfshije rikthimin e Fatos Nanos nga 4 vjecari i pushimeve ne Vjene me shpresen se mbeshtetja e synimeve te Berishes per qeveri te qendrueshme dhe synimeve te Metes per kreun e PS, do prodhoje nje shumice votash parlamentare te mjaftueshme per ambicjen e z.Nano per postin e Presidentit dy vjet me pas.
Keto skema qarkullojne nen ze ne Tirane, nderkohe qe zyrtarisht LSI thotë se objekt kryesor i mbledhjes së kryesisë ka qenë analiza e procesit zgjedhor dhe e numërimit të votave, duke e quajtur atë një situatë të rëndë dhe pa standarde.

Anëtarët e kryesisë kanë përsëritur akuzat ndaj dy partive të mëdha, se kanë shtrembëruar rezultatin e votimeve në shumë zona ku LSI-ja ka patur një prani të ndjeshme dhe ku priste një rezultat të mirë. Si argument janë përdorur disa rezultate ku LSI-ja nuk ka marrë vota, si në Qarkun e Fierit, në KZAZ-të 19, 20 dhe 23, apo në Tiranë dhe këto raste do të ndiqen me rrugë ligjore.

"LSI-ja vendosi që të ndjekë në vazhdimësi rezultatet dhe nxjerrjen e tyre përfundimtare, në mënyrë që të kemi të qartë ndarjen e mandateve, por edhe të dimë përfundimisht se kush është shprehja zyrtare e KQZ-së mbi përfundimin e zgjedhjeve në Shqipëri,"- u shpreh pas mbledhjes së kryesisë, sekretari i përgjithshëm, Petrit Vasili.

"Qëndrimi ynë për koalicionet do të jetë pasi të shpallet zyrtarisht rezultati në Qarkun e Fierit", - u shprehën mbrëmë për "Shekulli"-n burime pranë kryesisë së LSI-së.

Fjala është për numërimin e votave, që po ndodhin në tre kuti të KZAZ-së nr.20, që janë gati për t'u numëruar në KQZ, tek të cilat PS-ja kërkon rikonfirmimin e mandatit të 9-të, ndërsa PD-ja kërkon ta rrëmbejë këtë në favorin e vet, që të sigurojë 71 mandate.

Sa i përket ndërtimit të koalicioneve, Vasili tha se ky hap do të merret më vonë: "LSI-ja nuk ka asnjë vendim politik lidhur me çështjen e ndërtimit të koalicioneve që kanë të bëjnë me qeverisjen e re, ajo ka ngarkuar të gjithë grupin e ekspertëve dhe personave të ndjekin këtë proces dhe po pret me qetësi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, dhe mbas marrjes së rezultatit, analizës së kontekstit politik, shoqëror dhe elektoral, do të mbledh forumet e saj dhe do t'ju njoh me këto vendime në kohën dhe momentin e duhur", - u shpreh ai.
Kur kanë mbetur edhe disa dhjetëra kuti për t'u numëruar, por që nuk ndryshojnë asgjë në shifrat e tanishme që janë fiksuar në raport të barabartë mes së majtës dhe së djathtës, 70 me 70, roli i LSI-së me katër mandate deputetësh është bërë shumë intrigues dhe vendimtar për PS-në dhe PD-në.

Por, sekretari Vasili i dënoi deklaratat e PS-së, që në çdo deklarim publik, llogaritin edhe katër mandatet e LSI-së, për të thënë se e majta dhe e djathta janë në barazim.

"Rama s'ka asnjë të drejtë, as politike, as publike, as morale, që të flas në emër të mandateve të LSI-së",- tha ai. Vasili motivoi edhe deklaratën e dy ditëve më parë të kandidatit, Dritan Prifti, duke përsëritur qëndrimin e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, se ka qenë një opinion personal i z. Prifti.

"Ka qenë një opinion edhe nën peshën e një trysnie antiligjore, kriminale, që janë konsumuar në rrethin e Fierit, që shpjegojnë edhe karakterin e fortë emocional që kanë pasur deklaratat e djeshme e z. Prifti, por që s'ka të bëjë fare me qëndrimet e kryesisë të forumeve të LSI-së", -tha sekretari i përgjithshëm i LSI-së.

Të mërkurën e shkuar, kandidati për deputet i LSI-së, Dritan Prifti, tha se do të ishte ai mandati i 71-të i Berishës, por që u cilësua nga kryetari i LSI-së, Meta, si një reagim emocional.
******

LSI, ende asnjë qëndrim zyrtar për koalicionet dhe deklaratat e Dritan Priftit

ora 14:00

TIRANث- Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) i ka bërë thirrje dy partive kryesore në vend, PD dhe PS, që të presin me qetësi rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë reagim për qendrimin e saj lidhur me koalicionin.
"I bëjmë thirrje Berishës dhe Ramës që të presin me qetësi rezultatet e zgjedhjeve dhe të mos pengojnë më tej komisionet e administrimit zgjedhor për mbylljen sa më shpejt të procesit të stërzgjatur, që ai të mos degjenerojë më tej në sherre politike, sepse imazhi dhe e ardhmja e vendit janë shumë më të rëndësishme se interesat partiake", deklaroi sot gjatë një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili.
Sipas tij, imazhi i vendit është cenuar rëndë nga këto zgjedhje pa standarde dhe çdo hap i mëtejshëm i papërgjegjshëm lidhur me tensionimin e situatës do të çonte në një prishje të imazhit të vendit për procesin e integrimit, ku përgjegjësia do të rëndonte mbi këto dy forca politike.

*****************
Nje nga 4 deputetet e LSI eshte shprehur se do tja jap voten e tij Berishes. Ka dyshime te forta qe ky nuk eshte qendrim emocional por nje marreveshje parazgjedhore me Berishen, qe ka si qelim politik rrezimin e Rames nga kreu i PS dhe rimarrjen e drejtimit te kesaj partie nga Nano dhe Meta..
"Do të jap votën time pro për të krijuar një maxhorancë në parlament. Do t'ia jap votën Berishës dhe do t'i vë vetëm një kusht që është: Shqipëria të bëjë të paktën një herë zgjedhje të lira dhe të ndershme".
Kështu është shprehur dje kandidati për deputet i LSI-së, Dritan Prifti në televizion, ndërkohë që Ilir Meta e quajti qëndrimin e tij si "emocional".
Ai u shpreh se kërkesa e tij ndaj kryetarit të PD-së do të jetë hartimi i një ligji, "për të bërë rinumërimin e votave në këtë proces dhe të penalizohen ata që kanë prishur këto zgjedhje". Sipas tij, kjo do të japë mesazhin se askush nuk do të tallet me votën e lirë dhe askush nuk mund të manipulojë procesverbalet. "Nëse do të jepet ky mesazh, nuk do të ndodhë më vjedhja e votës", - u shpreh Prifti. Deputeti i
LSI-së nuk ka nguruar që të etiketojë armik kreun e PS-së, Edi Rama, sepse sipas tij ishte Edi Rama ai që bëri një ligj për të larguar nga skena politike LSI-në. "LSI ka fituar në këto zgjedhje, sepse ishte projektuar një vit të tërë një goditje asgjësuese ndaj LSI-së. U ndryshua Kushtetuta vetëm për të goditur LSI-në, u bë një Kod Zgjedhor vetëm për të goditur LSI-në, u paguan spote në fushatë nga Partia Socialiste vetëm për të goditur LSI-në dhe janë paguar miliona euro në fushatë, sidomos 2-3 ditët e fundit për të goditur LSI-në", - u shpreh Prifti.
Ai ka nënvizuar gjithashtu se e ka kundërshtar Edi Ramën, sepse "ai po lë përsëri Berishën në pushtet vetëm për shkak të një idiotizmi të tij, donte të zhdukte të gjithë faktorët brenda së majtës". "Si të kem respekt për këtë njeri, po lë përsëri të gjithë të majtën në opozitë", - u shpreh Prifti. Madje, ai ka hedhur akuza edhe në drejtim të kandidatëve të Partisë Socialiste, se u kanë dhënë nga 100 euro qytetarëve për çdo votë që ata do të hidhnin për ta në zgjedhjet e 28 qershorit. "ثshtë bërë betejë asgjësuese ndaj nesh; ne jo vetëm që s'u asgjësuam, por kemi 4 mandate të florinjta, që peshojnë sot më shumë se 40 mandate, të cilat do t'i merrnim ne nëse nuk do të ndodhte kjo kasaphanë ndaj LSI-së. Kasaphanë me ligj, kasaphanë me para", - u shpreh Prifti.
Duke e cilësuar një mandat të florinjtë mandatin e tij, Prifti u shpreh se LSI-ja është e vetmja forcë politike që "sot vendos balancën e qeverisjes dhe i jep fund të gjitha diskutimeve të vlefshme apo të pavlefshme sot".
I pyetur nëse edhe mandatet e tjera të LSI-së do të shkojnë në koalicionin e Berishës, Prifti u shpreh se "mandatet e LSI-së do të diskutohen". "Mandati im personal do të jetë kundër Edi Ramës, që do të thotë, mund të jetë pro Sali Berishës në votimin në Kuvend. Për ta zgjidhur përfundimisht nëse Sali Berisha ka 70 mandate për të bërë maxhorancën, ka edhe mandatin tim", - u shpreh Prifti.


SHEKULLI.COM.AL
 
mendoj qe LSI po lun loj ketu qe te bej kualicion me PD-n ta ler prap Edi Ramen jasht dhe nese mbet jasht Edi Rama at'her mundet edhe te jap dorheqia siq ka deklaru para zgjedhjeve se nese humb do jap dor'heqie si kryetar i PS-s dhe pastaj ta marr Fatos Nano prap PS-n bashk me Ilir Meten ;) por prap se prap ishalla bon kualicion sepse Edi Rama smeriton me kon n'qeveri ;)
 
Rama eshte jashte sido qe te shkojne gjerat. Rama ka humbur ne keto zgjedhje, i vetmi verdikt i sigurt qe kemi deri tani. Berisha nuk ka fituar por ka te drejte te formoje qeverine e re, o te pakten ka te drejte te tentoje. Dhe me ligjin e ri elektoral aktual, do te jete shume e veshtire qe qeveria Berisha te rrezohet. Qeveria e ardhshme rrezohet vetem nqs nje parti tjeter arrin te mbledhe 71 deputet per te krijuar nje qeveri tjeter. Edhe nese mund te shkohet ne nje krize politike ku qeveria mund te rrezohet ne parlament, ajo qeveri ka te drejte te qendroje ne pushtet deri atehere ku nje parti tjeter arrin te siguroje 71 deputet e mundeshem per krijimin e qeveris se re. Me pak fjale Berisha do te qeveris per 4 vjet edhe me nje minimum deputetesh. Sidoqofte mendoj se nuk mund te ralizohen reforma me nje numer kaq te vogel te maxhorances. Vendi eshte duke shkuar drejt nje krize ekonomike ku do te duhen reforma te verteta dhe jo qeverisje me ç'do kusht.
Rama nje nje fare menyre duhet falenderuar se ka kontribuar me pastrimin e politikes shqiptare nga kreret e vjeter, megjithse humbi beri te mundur te kemi nje ndryshim mjaft konkret ne politiken tone. Nga ky ligj elektoral qe eshte aprovuar me propozimin e Rames kane mbetur jashte figura si Ceka, Gjinushi, Xhuveli, Ndoka.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top