Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

LSI, 6 pikat që do i paraqesim Berishës

Bujqësia dhe mjedisi, prioritet i programit të LSI-së

LSI-ja do t‘i paraqesë PD-së gjashtë pikat e programit të saj për zhvillimin e bujqësisë dhe mjedisit. Sekretari i LSI-së për Bujqësinë, Edmond Panariti, ka deklaruar dje se LSI-ja do të negociojë me partnerët e koalicionit hapat për shndërrimin e përparësive të saj programore në fushën e Bujqësisë në programin qeverisës. Së pari, tha Panariti, LSI do të këmbëngulë në dyfishimin e fondeve të buxhetit për bujqësinë si pjesë e programit të ardhshëm qeveritar. Së dyti, LSI do të insistojë në përgjysmimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për të gjithë artikujt ushqimorë bazë, për të lehtësuar barrën e çmimeve për konsumatorët. Pika e tretë e programit të LSI-së që do t‘i kërkojë PD-së është krijimi i garancisë për nxitjen e kredisë agrare nga burime buxhetore, si dhe përdorimin për këtë qëllim të granteve apo të burimeve alternative financiare. Pika e katërt që LSI-ja do i paraqesë PD-së është mbështetja financiare për fermerët që të shkojnë drejt prodhimit faktik bujqësor dhe blegtoral. Lidhur me këtë, tha Panariti, ne mbështesim pagesat për fermerët për çdo kg mish, fruta, perime, si dhe për çdo litër qumësht të prodhuar dhe të dorëzuar në pikat e grumbullimit. Sipas zyrtarit të LSI-së, sfida e përbashkët me PD-në gjatë këtij mandati qeverisës do të jetë lidhja e prodhimit vendas me tregun. Si pikë të pestë LSI-ja do t‘i kërkojë PD-së rinegocimin e pikave të veçanta të marrëveshjes së tregtisë së lirë, për të mbështetur praninë në treg të prodhimeve bujqësore të vendit. Së gjashti, LSI do të kërkojë konstituimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si garant institucional të standardeve të cilësisë dhe sigurisë të ushqimeve. Për LSI-në, vetëm një sistem kombëtar i sigurisë ushqimore i cili funksionon sipas parimit nga "ferma në tavolinë", do të mund të garantojë qëndrueshmëri dhe besueshmëri. LSI-ja ka pranuar të bashkëqeverisë me PD-në për katër vitet e ardhshme me kushtin që Berisha dhe partia që ai drejtojnë të pranojnë në programin e tyre qeverisës pjesë nga programi i LSI-së. Kjo kërkesë është pranuar me kënaqësi nga Berisha dhe PD-ja, duke theksuar se programi i këtyre dy forcave politike nuk ka shumë ndryshime ndaj u gjet edhe gjuha e bashkëpunimit për katër vitet e ardhshme.
*shqip*

mitinguvlora4.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back