Lotët e dhimbjes biblike në art.

Lauri

Anunnak
Lotët e dhimbjes biblike në art, "Shkëputja nga Kryqi", një nga kryeveprat e Rogier van der Weyden

FB_IMG_1617651506994.jpg
IMG_20210405_214230.jpg
"Shkëputja nga Kryqi" është një pikturë e artistit flamand, Rogier van der Weyden. Pretendohet se vepra është realizuar në vitin 1435. Pas një vargani të gjatë peripecishë të poseduesit të saj, aktualisht ajo ndodhet në Museo del Prado, Madrid. Në këtë vepër të të mirënjohurit Rogier van der Weyden, tregohet, Krishti i kryqëzuar, që është zbritur nga kryqi. Trupi i tij i pajetë i mbajtur nga Joseph i Arimathea dhe Nikodemus, tregohet përmes një shkrehjeje blatuese. Vullneti i të dërguarit të krijuesit, i ishte dhënë vdekjes si dëshmi e shlyerjes së një bote mekatnore. Ky jetësim, i një prej momenteve kyçe të historisë së Krishtërimit, është përcjellë me një dramacitet të pashembullt. Dhimbja dhe lotët, janë detaje që bëjnë dallimin prej shumë veprave që e kanë trajtuar këtë moment, e kanë jetësuar atë nga të tjerë mbretër të penelit.
Lotët, kanë mbërritur deri në ditët e sotme, duke sfiduar afro 6 shekuj, me atë kthjelltësi dhe shkujdesje, me atë valë përvëluese pikëdhimi.
Shën Maria, ka ardhur me një të mërmertë të akullt, me një trishtim që nuk përngjason në asnjë të mëhershëm dhe të mëvonë, që u rrekën të plazmonin në eterin e artit, dramacitetin e këtij momenti.
Kjo punë u realizua në fillim të karrierës së Rogier van der Weyden, fare pak kohë pasi mbaroi periudhën e kualifikimit të tij nga Robert Campinin, një personalitet i artit, i cili la gjurmë të pashlyra te mjeshtri i ardhëm flamand.
Në këtë tablo, një vdekje shndërruese, ka marrë në krahë jo vetëm Jezu Krishtin, por edhe nënën e tij, e cila vjen përmes kësaj pune në një dualitet shuarje dhe hyjnizimi përmes sakrificës. Pozicioni i shkrehjes është i njëjtë si i Jezusit që është zbritur nga kryqi. Maria, pranë tij, mban veshur një mantel ngjyrë blu të thellë. Diçka e themeltë brenda Saj është shuar, duke fikur edhe çdo dritë jete tokësore edhe në Të. Jo vetëm pikëllimi dhe dhimbja e një nëne, por vetë misioni i saj është në këtë trajtesë, një mëkim i përplotësuar i gjithë asaj game elementesh përbërëse që e vërteta biblike perceptohet kësisoj nga Rogier van der Weyden.

Historianët e artit kanë komentuar se kjo ishte padyshim piktura më frytdhënëse holandeze e kryqëzimit të Krishtit dhe se e tillë ishte kopjuar dhe përshtatur në një shkallë të madhe në dy shekuj pas përfundimit të saj.
Ndikimi emocional i vajtuesve të dhimbshëm që trishtohen për trupin e Krishtit dhe përshkrimi i hollë i hapësirës në veprën e Van der Weyden kanë gjeneruar komente dhe kritike të pafundme. Një nga zërat e përfshirë në këtë betejë ishte Erwin Panofsky, i cili ka thënë: "Mund të thuhet se lotët e pikturuara janë një nga perlat e ndritshme që lindin nga emocione të forta, ato që pëlqyen më së shumti italianët te piktura e hershme flamande: shkëlqim në pikturë dhe ndjenja të shpërthyese dhe tejet të gjallsa, përshkuese ".
Albert VatajIMG_20210405_214249.jpg

FB_IMG_1617651491521.jpg
FB_IMG_1617651495517.jpg
FB_IMG_1617651500600.jpg
FB_IMG_1617651503768.jpg
FB_IMG_1617651512278.jpg
 
Lotët e dhimbjes biblike në art, "Shkëputja nga Kryqi", një nga kryeveprat e Rogier van der Weyden

Shiko fotografinë 1782214
Shiko fotografinë 1782220
"Shkëputja nga Kryqi" është një pikturë e artistit flamand, Rogier van der Weyden. Pretendohet se vepra është realizuar në vitin 1435. Pas një vargani të gjatë peripecishë të poseduesit të saj, aktualisht ajo ndodhet në Museo del Prado, Madrid. Në këtë vepër të të mirënjohurit Rogier van der Weyden, tregohet, Krishti i kryqëzuar, që është zbritur nga kryqi. Trupi i tij i pajetë i mbajtur nga Joseph i Arimathea dhe Nikodemus, tregohet përmes një shkrehjeje blatuese. Vullneti i të dërguarit të krijuesit, i ishte dhënë vdekjes si dëshmi e shlyerjes së një bote mekatnore. Ky jetësim, i një prej momenteve kyçe të historisë së Krishtërimit, është përcjellë me një dramacitet të pashembullt. Dhimbja dhe lotët, janë detaje që bëjnë dallimin prej shumë veprave që e kanë trajtuar këtë moment, e kanë jetësuar atë nga të tjerë mbretër të penelit.
Lotët, kanë mbërritur deri në ditët e sotme, duke sfiduar afro 6 shekuj, me atë kthjelltësi dhe shkujdesje, me atë valë përvëluese pikëdhimi.
Shën Maria, ka ardhur me një të mërmertë të akullt, me një trishtim që nuk përngjason në asnjë të mëhershëm dhe të mëvonë, që u rrekën të plazmonin në eterin e artit, dramacitetin e këtij momenti.
Kjo punë u realizua në fillim të karrierës së Rogier van der Weyden, fare pak kohë pasi mbaroi periudhën e kualifikimit të tij nga Robert Campinin, një personalitet i artit, i cili la gjurmë të pashlyra te mjeshtri i ardhëm flamand.
Në këtë tablo, një vdekje shndërruese, ka marrë në krahë jo vetëm Jezu Krishtin, por edhe nënën e tij, e cila vjen përmes kësaj pune në një dualitet shuarje dhe hyjnizimi përmes sakrificës. Pozicioni i shkrehjes është i njëjtë si i Jezusit që është zbritur nga kryqi. Maria, pranë tij, mban veshur një mantel ngjyrë blu të thellë. Diçka e themeltë brenda Saj është shuar, duke fikur edhe çdo dritë jete tokësore edhe në Të. Jo vetëm pikëllimi dhe dhimbja e një nëne, por vetë misioni i saj është në këtë trajtesë, një mëkim i përplotësuar i gjithë asaj game elementesh përbërëse që e vërteta biblike perceptohet kësisoj nga Rogier van der Weyden.

Historianët e artit kanë komentuar se kjo ishte padyshim piktura më frytdhënëse holandeze e kryqëzimit të Krishtit dhe se e tillë ishte kopjuar dhe përshtatur në një shkallë të madhe në dy shekuj pas përfundimit të saj.
Ndikimi emocional i vajtuesve të dhimbshëm që trishtohen për trupin e Krishtit dhe përshkrimi i hollë i hapësirës në veprën e Van der Weyden kanë gjeneruar komente dhe kritike të pafundme. Një nga zërat e përfshirë në këtë betejë ishte Erwin Panofsky, i cili ka thënë: "Mund të thuhet se lotët e pikturuara janë një nga perlat e ndritshme që lindin nga emocione të forta, ato që pëlqyen më së shumti italianët te piktura e hershme flamande: shkëlqim në pikturë dhe ndjenja të shpërthyese dhe tejet të gjallsa, përshkuese ".
Albert VatajShiko fotografinë 1782221

Shiko fotografinë 1782215
Shiko fotografinë 1782216
Shiko fotografinë 1782217
Shiko fotografinë 1782218
Shiko fotografinë 1782219
Foto sa per 1000 fjalë!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top