Lopë, dele e dhi si dhuratë për dorën e Malias

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1432665623obama-malia.jpg


50 lopë, 70 dele e 30 dhi...dhe në këmbim të gjithë kësaj pasurie, dorën e Malia-s, vajzës 16-vjeçare të Presidenit amerikan, Barack Obama.

Kjo është oferta që mbërrin nga Kenia. Një jurist me profesion, që zotëron edhe një fermë, deklaroi për mediat vendase interesimin e tij për vajzën e çiftit presidencial amerikan.

Felix Kiprono tha për gazetën “The Nairobian” se ishte interesuar për Malian që në vitin 2008, e për më tepër, premton besnikëri ndaj saj…gjithmonë nëse Barack Obama do të pranojë lopët, delet dhe dhitë.

“Në fakt nuk kam fjetur me asnjë femër dhe i premtoj që do t’i jem besnik vetëm asaj”- thotë Kiprono.

Aq serioze është oferta, sa Kiprono po planifikon t’i dërgojë një letër presidentit amerikan, që gjatë vizitës së muajit korrik në Kenia, vendlindja e të atit të Barack Obamas, të marrë me vete edhe Malian.

“Romeo” kenian këmbëngul se dashuria e tij për Malian është “e vërtetë dhe e sinqertë”.

“Do të jetojmë një jetë të thjeshtë, si burrë e grua. Do të mësoj Malian sesi të mjelë një lopë, si të gatuajë qull misri dhe si të bëjë gjizën, si çdo grua tjetër keniane”- thotë ai.

Malia është vajza e madhe e çiftit presidencial amerikan.

/ Top Channel
 
Titulli: Lopë, dele e dhi si dhuratë për dorën e Malias

shaka pa krip ..........
 
Titulli: Lopë, dele e dhi si dhuratë për dorën e Malias

E bukra do jet sikur ti therri Obama vet. Ky e ben se aq mend ka.
 
Titulli: Lopë, dele e dhi si dhuratë për dorën e Malias

Mua me duket propozim shume i sinqerte,dhe mjafte origjinal.
Duhet ta marre parasysh zonjusha.
 
Back
Top