! - !
Once upon a time...
Kryeministri Edi Rama thotë se faqet ndërkombëtare të turizmit shfaqin kuriozitet të madh për projektin e çeljes së ishullit të Sazanit për turistët. Rama publikon një shkrim të Lonley Planet, në të cilin thuhet se Agjencia Kombëtare Bregdetit në Shqipëri ka njoftuar se ishulli fantazmë i Sazanit do të hapet për turistët këtë verë.
Në vijim shkruhet se ishulli i Sazanit është e vendosur në ngushticën e Otrantos në jug të Shqipërisë, ku takohen detet Adriatik dhe Jon. Teknikisht është një bazë ushtarake dhe strehë nate për patrullat detare. Në Sazan gjenden rreth 3600 bunkerë dhe tunele të shumta, të ndërtuara kundër sulmeve bërthamore gjatë diktaturës komuniste në vend.
Shiko fotografinë 1787807
Shiko fotografinë 1787808
Shiko fotografinë 1787809
Lonley Planet shkruan në vijim se ishulli i Sazanit ka një biodiversitet të rëndësishëm dhe se zyrtarë të turizmit në Shqipëri, shpresojnë se mund të bëhet një destinacion i rëndësishëm për zhytje dhe për vëzhgimin e shpendëve dhe gjallesave nënujore.
Ndërtesat e braktisura në ishull përdoreshin si banesa për mbi 3000 trupa dhe në ishull gjendet edhe një shkollë e shkatërruar, ku ndiqnin shkollën fëmijët e ushtarakëve. Në vijim informohet se Sazani mund të arrihet me motoskaf për gjysmë ore nga Vlora dhe se parashikohet që qysh nga muaji qershor të jetë i hapur për turistët./a.y/noa.al -