Londer: Nike hap dyqanin e pare Interaktiv Nike Fuel Station

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Nike-FuelBand.jpg


Per te gjithe vrapuesit ne Britani; nen gjurmen tuaj, percaktojeni – dhe blijeni! Fansat e Nike ne Londer mund te furnizohen ne nje dyqan te ri interaktiv te dizenjuar per tu informuar mbi produktin me te fundit te nje teknologjie te larte te kompanise: Nike Fuelband.

Behet fjale per nje byzylyk qe mat levizjet e tua pergjate gjithe dites. Byzylyku ben te mundur regjistrimin e “te gjithe jetes tuaj atletike” – thuhet ne videon promocionale te Nike dhe mund ta inkuadroje kete informacion ne smartphone tuaj. Byzylyku regjistron hapat qe beni, kalorite qe digjni dhe kohen e aktivitetit qe ju kryeni.

Dyqani eshte hapur ne nje qender tregtare ne Londer, per te cilen mund te thuhet se eshte nje qender e levizshme Low-Cost (me kosto te ulet) e perbere nga kontenitore levizes. Kjo qender aktualisht ka ne brendesi te saj edhe marka te tjera te njohura si Levi’s dhe Calvin Klein.

Pervec produkteve tradicionale si kepucet atletike, dyqani i ri i Nike do te perfshije nje ekran te madh LCD qe mund te fotografoje format dhe permasat tuaja. Gjurmet tuaja mund te levizin bashke me ju – pra nje mjet qe te ndjelle me nota humori te gjithe bleresit qe kalojne aty prane. Ne krah te ekranit LCD do te kete gjithashtu edhe iPad-e te vendosura ne muret e dyqanit. (Duhet te kemi parasysh se ne fund te fundit Nike dhe Apple jane partnere.) Vizitoret e dyqanit mund te regjistrohen ne klubet locale te vrapimit dhe te dizenjojne vete kepucet per veten e tyre.

Ky eshte hapi me i fundit i Nike qe tregon perqasjen e brandit drejt teknologjise se avancuar. Ne Shkurt, Nike anoncoi se linja e saj e kepuceve per vrapuesit do te zgjerohet duke perfshire kepuce atletike per basketboll dhe per aktivitete te tjera sportive. Kepuca atletike Nike+ regjistron informacione mbi aktivitetin sportive, te cilat mund te perfshihen ne aplikacionet e posacme te Nike+ ne iPhone, iPod dhe web.

Fuelband eshte produkti me i fundit i Nike te cilin po ja shton ekosistemit Nike+ dixhital. Dyqani interaktiv nuk ka arritur ende ne SHBA, por fansat mund ta shohin dhe te nderveprojne me te duke perdorur hashtag-un “#makeitcount” ne Twitter.

Kliko per te pare videon

/Infoalbania/
 
Back
Top