Londër, hapet qëndra e parë e notit për bebe

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Eshtë hapur në Londër një pishinë për bebe. E çuditshmja është se specialistët e kësaj qëndre pranojnë edhe bebe që kane qofte edhe gjashtë javë jetë. Kjo pishinë ka pasur shumë sukses dhe pronari i saj mendon që vitin tjetër të hapë një tjetër më të madhe vetëm për fëmijë deri në 3 vjeç.“Pas nëntë muajsh në bark, në një ambient me ujë, bebet janë gati për të notuar. Ata kanë një aftësi të jashtëzakonshme për notin sepse lindin me reflekse që i mbrojnë nga dëmtimi në ujë”, shprehet Phil Shaw, një nga punonjësit e kësaj qendre.“Në momentin që një bebe zhytet në ujë, epiglota mbyllet në mënyrë që uji të mos hyjë në organizëm. Për këtë arsye bebet e mbajnë gojën hapur kur notojnë sepse uji nuk i kalon në fyt. Kjo është një lëvizje e pavullnetshme e krahëve, këmbëve dhe gjoksit që ndihmon të rrotullohen në ujë”, shtoi Shaw për ‘The Sun’

G.shqip

3186-420x322.jpg
 
Pe: Londër, hapet qëndra e parë e notit për bebe

Po mire, kete spo kuptoj...ca perfiton bebja 6 javorshe te notoj??? Truri akoma nuk i eshte zhvilluar qe te thuash, mesoji notin.
Ky eshte refleks qe e ka kur lind e do i humbi pas ca kohesh me zhvillimin e trurit.
Bebja ku e ku te marri kalori te rritet e jo me te harxhoj energji per tekat e prinderit, se e duan ta shikojne te notojne. :)
 
Pe: Londër, hapet qëndra e parë e notit për bebe

Mendoj se esht shum mire krijon imunitet dhe i jep nje dore ne forcimin e
Muskujve sa me shum te levizi fmija aq
Me mire i ben per trupin . Shum zgjidhje e bukur .
 
Une po pres dhe ca per te timin. Ai rri ne gomardare mire, leviz krahet dhe kembet... por nuk do mund t'i mesoja do te notoje tani, mbase kur te jete 2-3 vjec... (leqe ca them dhe une, une sdi per vete te notoj, rri tek bregu si bretkosat)
 
Pe: Londër, hapet qëndra e parë e notit për bebe

Mendoj se esht shum mire krijon imunitet dhe i jep nje dore ne forcimin e
Muskujve sa me shum te levizi fmija aq
Me mire i ben per trupin . Shum zgjidhje e bukur .

Imunitetin e merr nga qumeshti i te jemes muajt e pare te jetes gjersa ne muajin e gjashte i zhvillohet i veti.
Muskujt mire ben ti leviz po eshte shume heret qe te thuash perfiton nga "noti".
Plus qe duhet kujdes se eshte i vogel, te kesh kujdes me temperaturen e ujit se femija nuk e kontrollon dot temperaturen e trupit si nje i rritur etj etj
Thjeshte me duket harxhim leku..pa dobi. Me e mira eshte te rrij me te jemen edhe te zhvillojne lidhjen femije-prinder sesa kjo gje.
 
Ja doctori duket ja ben bam ..kilometra larg:P
Dakort jam me ty...po ata prinderit tane ne kohen e tyre..qe laheshin neper lumenj...ca i gjeti?..Asgje....vecse kishin me shum "dashuri" femij-prinder dhe akoma me te lidhur .
 
[MENTION=12174]flowmaster[/MENTION] nese ajo do ishte nje humbje kohe apo dobi sbesoj se do kishte kaq shum sukses . besoj se per dicka ben mire sepse nese jo asnje prinder nuk do vinte femijen e ti ne dicka koti apo aq me shume ku femija munte rezikonte . mua personalisht me pelqen si ide .
 
[MENTION=11319]Akull[/MENTION]: une po kapem me faktin qe pranojne bebe 6 javorshe.. (e kam sqaruar ne postimet me lart pse jam kundra)
Nuk po them mos co femijen 3 vjec te mesoj notin.. :P :P

---------- Post added at 21:09 ---------- Previous post was at 21:07 ----------

[MENTION=12174]flowmaster[/MENTION] nese ajo do ishte nje humbje kohe apo dobi sbesoj se do kishte kaq shum sukses . besoj se per dicka ben mire sepse nese jo asnje prinder nuk do vinte femijen e ti ne dicka koti apo aq me shume ku femija munte rezikonte . mua personalisht me pelqen si ide .

[MENTION=10960]Snow Hristina[/MENTION]: Nqs te pelqen si ide, coje mo goce.. Une do te ndaloj gje??
Per punen e suksesit kjo eshte pergjigjia ime:- Populli është bagëti... :P
 
Pe: Londër, hapet qëndra e parë e notit për bebe

hahah mire se mua sma merr mendja ti zhysin me koke ne uje LOL
jemi ne te rritur dhe nuk rrim dot,pa le me bebet.
 
Pe: Londër, hapet qëndra e parë e notit për bebe

Noti i ndihmon bebushat te kene nje zhvillim armonik. Po ashtu dihet qe truri tyre eshte si "sfengjer", i afte per te mare sa me shume informacion te re ( prandaj dhe mesojne me kollaj te notojne se sa te medhenjte).
Noti ndihmon ne zhvillimin e aparatit kardiovaskular (zemra) dhe te frymarjes. Perfitohet dhe imunitet ne kete menyre duke qen se organizmi eshte i vene ne levizje, dhe eshte i stimuluar te mbrohet.
I njejti proces eshte dhe me astmen ( prandaj dhe keshillohet qe femija gjate kohes qe eshte i vogel te lihet te lozi dhe me qen dhe me mace, se krijon imunitet).

E gjeja me e rendesishme per perdorimin e notit ne mosha te vogla eshte HIDROTERAPIA- perdoret per femijet e vegjel ( te lindur me peshe te vogel) ose me probleme zhvillimi nga ana muskulore ose qendrimi. Notimi i ndihmon per te mbajtur nje pozite me te sakte ( patjeter me ushtrime te ndryshme qe behen shume me kollaj ne uje), sic dhe stimulon zhvillimin e mases muskulore.

Ne konkluzion, ska asgje te keqe noti ne asnje mosh ( qe nga feminija-bebushia deri tek pleqeria). Eshte nje sport i shendetcem.

(Ps: per temp e ujit qe flitej me siper, pa merak se meren masat, se spo behen eksperimente me bebet qe hyne atje, me siguri kane te gjitha aprovimet dhe keshillat nga pediatret).
 
Me behet qejfi qe u fute ne teme edhe mund te diskutoj pa u druajtur.. :)

The American Academy of Pediatrics issued a policy statement in April 2000, stating that "children are not developmentally ready for swimming lessons until after their fourth birthday."
Edhe pse ketu thuhet gjere ne kater vjec nga eksperienca e qindra/mijra femijve mund te themi qe te mosha 6-12 muajshe me kujdes ska problem ti mesosh pak nga pak notit femijes..

Noti ndihmon ne zhvillimin e ........ ato jane gjera te pergjithshme te aneve pozitive te notit. NUK KA PUBLIKIME RRETH BEBEVE EDHE NOTIT! (te pakten jo ne PUBMED)

Per punen e astmes nuk e kuptova mire se cdo te thuash sdq noti i ben mire femijve astmatik duke i rritur rezervat e frymarrjes por duhet kujdes se klori neper pishina eshte i demshem dhe rrit mundesin per tu bere me astem.

Hydroterapia keshillohet jo per qejf po per disa nga keto kriteret e meposhtme:
1) tone/movement abnormalities
2) joint/muscle ROM limitations
3) behavioral state abnormalities: lethargy; irritability
4) feeding impairment
5) examination of active assisted movement with buoyancy of water: spinal
muscular atrophy; profound hypotonia (Prader Willi Syndrome)
6) cases

Po e perserit qe une po kapem me moshen tejet te vogel edhe mendoj qe nuk ia vlen barra qerrane! :)
Gjithe te mirat!
 
Pe: Londër, hapet qëndra e parë e notit për bebe

Uji pishinave mund te pastrohet dhe me gje tjeter pervec Klorit, sic psh me Ozon. ( ps: femijet e vegjel lahen per dite, thua ti uji qe kemi ne ne shtepi nuk ka klor? apo do thuash qe sa kohe i mban ti lash....dhe 5 min dhe 10 min te jene, prap jane te ekspozuar po qe tek klori...).
Se di ca masash kane mare ata ne Londer, por ma ha mendja qe nuk e kane hapur qendren pa u siguruar mire per shendetin e femijeve, sepse nqs do fillojne te semuret, dhe biznesi bie...keshtu qe kush do ti bieri biznesi? Kur ben nje investim e ben me koke, qe te te sjelli fitime me tej, jo ne momentin prezent.

Per Hidroterapine, e permenda per shembull te notimit dhe te femijeve te vegjel
 
Re: Londï؟½r, hapet qï؟½ndra e parï؟½ e notit pï؟½r bebe

kjo seshhte ndonje gje e re per mua...Une kam shku ne pishine dhe kurse noti per te mitur qe kur cuni ishte 6 muajsh...

Dhe bebet kane nevoj per levizje,,,per me teper qe ato kane qendru per 9 muaj ne barkun e nenes dhe ujrat e saj...

Pra seshte asgje e cuditshme ,biles shume argetuese per ta...

Pas nje ore not ne pishine te dy se bashku ,,ishim aq te keputr sa flinim une ne divan dhe ai mbi kraharorin tim ...

Eh na kapi nostalgjija tani lol

Desh harrova,,,Cuni gezon nje shendet te plote dhe ndoshta ka te bej me ate qe e kam aktivizu qe te vogel me sport .Pa perjashtu ketu dhe notin :)
 
Pe: Londër, hapet qëndra e parë e notit për bebe

dua te jem edhe un bebe :(
 
Pe: Re: Pe: Londër, hapet qëndra e parë e notit për bebe

na na na cke me ,,,ska aty

mbaro cke nisur dhe na bej ndonje bebe :)

hahahah po por ska pishina si kjo te une...vetem ne legen do lahet ahahah
 
Pe: Londër, hapet qëndra e parë e notit për bebe

Uji pishinave mund te pastrohet dhe me gje tjeter pervec Klorit, sic psh me Ozon. ( ps: femijet e vegjel lahen per dite, thua ti uji qe kemi ne ne shtepi nuk ka klor? apo do thuash qe sa kohe i mban ti lash....dhe 5 min dhe 10 min te jene, prap jane te ekspozuar po qe tek klori...).
Se di ca masash kane mare ata ne Londer, por ma ha mendja qe nuk e kane hapur qendren pa u siguruar mire per shendetin e femijeve, sepse nqs do fillojne te semuret, dhe biznesi bie...keshtu qe kush do ti bieri biznesi? Kur ben nje investim e ben me koke, qe te te sjelli fitime me tej, jo ne momentin prezent.

Per Hidroterapine, e permenda per shembull te notimit dhe te femijeve te vegjel

Nejse aman, kush ka leke e qejf ta coj :)
Une per vete them qe nuk ia vlen barra qerran. Me mire atje te gjoksi i mamit duke pire qumesht sesa te merrem me te ne pishine :P
 
Back
Top