Arabia Saudite pranoi të dërgojë në lojërat olimpike të Londrës disa sportiste femra me kushtin e vetëm që atyre t’u lejohej garimi në kategoritë përkatëse me ferexhe.
Sipas këtij kushti, në xhudo merr pjesë Wodjan Sharhkhani e cila ka kërkuar që në sfidën e saj debutuese, ditën e premte, të zbresë në tatam me ferexhenë veshur.
Por kjo kërkesë e saj bie në kundërshtim me rregullat e vendosura nga komiteti olimpik, që në këtë sport nuk lejon ferexhenë.
Komiteti olimpik saudit dhe ai ndërkombëtar janë përfshirë në bisedime për gjetjen e një rruge të mesme, ndërkohë që i ati i konkurentes që garon në peshën 78 kilogram, deklaroi për mediat arabe se nuk do të lejojë që vajza e tij të heqë ferexhenë.
“Nëse vajzës time nuk do t’i lejohet konkurimi me ferexhe, atëherë ne do të tërhiqemi nga gara dhe do të kthehemi në shtëpi”, citohet babai i xhudistes 18-vjeçare, Abdulrahim Shahrkhani.
Tre është numri i atleteve femra të arabisë saudite që marrin pjesë në këtë olimpiadë. Por ndërsa në atletikë lejohet mbajtja e ferexhesë, në xhudo ajo është e ndaluar. Burimi: Kohasport
[h=1]Xhudistja mund të mbaj shami[/h]
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka lejuar xhudistes nga Arabia Saudite që të garoj me shami në kokë. Arabia Saudite i ka dërguar dy sportiste në Lojëra Olimpike në Londër me kusht që t’iu përmbahen rregullave konservative islame që parashohin edhe bartjen e shamisë.
Zyrtarët e KON-it kanë vlerësuar se shamia mund të jetë e rrezikshme në sportin që nënkupton edhe ngulfatjen dhe teknikat agresive të kapjes së kundërshtarit, raporton ORAinfo.
Zëdhënësi i KON-it, Mark Adams ka thënë se zgjidhja është gjetur dhe se Vodzhan Ali Serazh Abulrrahim Shahrkani mund të garoj të premten në kategorinë e rëndë me shami./Kohasport/
Le t'merr info si duhet ky burim, ngase nuk di te beje dallimin ne shekullin 21, ndermjet hixhabit dhe ferexhese. Goca ne foto ka Hixhab, e jo ferexhe/nikab. TURP !!!
Pasi qe mu zhvesh lakuriq po lejohet at'here per mu vesh pse nuk lejohet !
Apo edhe te tjeret qe nuk deshirojn lakuriqsin duhet te protestojn qe ti veshin pak ato vajza lakuriq ne X sportin edhe te jen pak me te gjana teshat e jo vizatim i trupit.
Po dhe kto, sa kot fare.... çuditem me kto qe duan te mbajne kte ferexhen si mund sillen lirshem e te "lozin" tamam...PO hajt mir u be qe u pranu, se gjynaf, gjith mundi shkonte kot..