Afrikano-jugori Kameron Van der Burg dhe amerikania Dana Volmer kanë vendosur dy rekorde botërore në garat 100 metra për meshkuj stil bretkosë dhe 100 metra për femra stil flutur.
Van der Burg ka arritur të lërë pas në garën e tij japonezin Kosuke Kitazhima, duke u cilësuar si sportisti i vetëm i cili merr tre medalje të arta në të njëjtin stil në tre olimpiada radhazi. Kameron van der Burg theu rekordin në këtë stil me 12 të mijtat më mirë se koha që kishte vendosur australiani Rikard në Romë të vitit 2009.
Ndërkohë notarja Dana Volmer, duket të ketë lënë mënjanë problemet shëndetësore dhe ka arritur të fitojë medaljen e artë në garën e 100 metrave për femra stil flutur duke vendosur edhe rekord. Koha e saj e re është 8 të mijtat më e shpjetë se rekordi i cili ishte vendosur në vitin 2009 në Romë. Volmer fitoi medaljen e artë në Athinë 2004 në stafetë, ndërkohë që në Pekin 2008 nuk mundi të kualifikohet për probleme shëndetësore.
Majkëll Felps ka fituar medaljen e tij të parë të argjendtë në not në këtë olimpiadë, por në garën e stafetës 4x100, duke çuar në 17 numrin e medaljeve personale, një rekord ky që mbahej më parë vetëm nga gjimnastja sovjetike Larisa Latinina.
Ndërkohë medaljen e artë në këtë stafetë për meshkuj e fitoi ekipi francez. Katër vite më parë në Pekin, Felps mori 8 medalje të arta në të gjitha kategoritë e notit, ndërkohë në Londër e humbi shansin në garën individuale të 400 metrave.
Në tenis, vendasi Endi Mërrei bëri një fillim të mirë në Olimpiadë, pasi humbi finalen e Uimbëlldonit përballë Federerit pak kohë më parë. Ai mundi në këtë ndeshje të parë Vavrinkën me dy sete me rezutlatin 6-3 6-3. Pas kësaj humbjeje tashmë Vavrinkës i mbetet të përqendrohet për kundërshtarin e radhës që do të jetë Roxher Federer, ndërsa Mërrei do të përballet me tenistin nga tajvani Lu Jen.
tch