Logitech prezanton tastieren qe mund te lahet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
logitech-tastiere.jpg

Te gjithe ju qe keni femije apo qe parapelqeni te hani shpesh prane kompjuterit, e dini shume mire se tastiera dhe ushqimi jane armike te njeri-tjetrit.

Prandaj, Logitech ka menduar nje zgjidhje: te krijoje nje tastiere qe jo vetem i reziston ushqimit, por edhe mund te pastrohet me lehtesi nga papastertite, thjesht duke e lare.

Tastiera Washable Keyboard K310 u prezantua te merkuren. Ajo ngjan si nje tastiere e zakonshme e Logitech por ndryshimi eshte i qarte: mund ta fusni ne uje pa problem, ta pastroni me nje cope te lagur apo edhe ta lani ne lavaman.

Mund ta zhysni deri ne nje thellesi prej 3.35m dhe ajo nuk do te pesoje asnje demtim. E se fundmi, mos harroni se thahet shpejt.

Sipas Logitech, karakteret e tastieres jane te shtypura me lazer dhe te mbuluara me nje shtrese UV, prandaj nuk fshihen nese pastrohen me uje.
Vrimat ne pjesen e prapme te saj e lejojne ujin te rrjedhe me lehtesi si dhe lejojne ajrin te hyje dhe, ne kete menyre, thahet cdo pjese e saj. Per me teper, tastiera eshte shume e thjeshte per t’u vene ne pune: mjafton ta lidhni me kompjuterin dhe jeni gati per te punuar.

Funksionon per Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7. Pritet te hidhet ne treg ne SHBA duke filluar nga gushti per nje cmim prej 39.99$. Ne Evrope, mund ta gjeni prej tetorit. (PCWorld Albanian)
 
Titulli: Logitech prezanton tastieren qe mund te lahet

Kjo tastier koka per mua , se dy tastiera i kam prish , duke pir qaj heheheeh .
 
Pe: Logitech prezanton tastieren qe mund te lahet

O sa mir, se une e kam bezdi tastieren se mbledh pluhur dhe mezi fshihet. (kur perdor noihere rralle desktopin)
 
Back
Top