sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Nëse në Vlorë fluksi mbetet thjesht fenomen i verës, ka një pikë që mbetet gjithmonë e preferuar: Llogoraja. Sidomos fundjava shoqëron shumë familjarë, çifte e grupe të organizuar drejt pikës së Llogorasë, e cila veç këtyre mysafirëve, herë pas here, pret edhe të huaj. Një pushim absolut në piktoreskun e pishave. Ajër i pastër, i freskët dhe një natyrë e mrekullueshme nën panoramën e pafund të gjelbërimit. Temperatura ulet disa gradë krahasuar qytetit dhe parku është në zemër të malit. Qendra turistike që ndodhet në parkun Kombëtar ndodhet në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit. Kompleksit turistik me kabinat tipike i janë shtuar dhe hotele të tjera të tipit alpin. Me një sipërfaqe prej afro 1020 ha, parku ka gjelbërim të përhershëm, duke ofruar turizmin në çdo stinë, por kur dielli nis të ngrohet, është ndoshta vendi më ideal për të shijuar edhe piknikun në natyrë, duke zgjedhur piktoreskun e pishave.Në mes të pyjeve gjenden dhe lëndina, ndërkohë që vendi është i pasur dhe me botën shtazore. Në ditët e sotme fshati turistik është zgjeruar me hotelet, qendrën turistike, baret e restorantet e shumtë.
Burimet e ujit të ftohtë të Llogorasë janë të njohura për ujin e tyre. Mund të freskohesh në disa pika të këtyre burimeve natyrore, të cilat gjenden pranë rrugës nacionale, por edhe në brendësi të pishave. Si element karakteristik është Pisha Flamur, më e veçanta e parkut, dhe ka një moshë rreth 100-vjeçare. Cilësuar si monument natyre ajo ka vlera shkencore, biologjike, si dhe turistike. Mbërritja në Qafën e Llogorasë është dhe kontakti i mëpasshëm viziv me ujërat joniane, ku poshtë saj shtrihet deti Jon dhe një rrugë përgjatë malit çon te ai, ku zona më e afërt janë plazhet te Rrugët e Bardha, zona tipike të plazheve të virgjëra.
Ecje me mushka “shtigjeve”
Auron Rrokaj është ndër frekuentuesit më të shpeshtë të Llogorasë. Me grupe të ndryshme, të cilët kanë pajisjet e fluturimit, ata praktikojnë fluturimet në ajër. I apasionuar pas turizmit malor, Rrokaj thotë se të huajt që vijnë, e praktikojnë shumë. “Po të shikosh shqiptarët, janë më pak se 10% shi i këtyre grupturistëve.
“Një ndër pikat më të veçanta është pllaja e اikës. Ne e pamë këtë zonë gjatë fluturimeve tona dhe u bëmë kuriozë. U ngjitëm me një grup të huajsh. Itinerari që shfrytëzohet është rruga nga Dukati i vjetër që kalon mbi Tërbaç. Ka qenë rrugë e ndjekur nga të dy zonat, edhe nga Lumi i Vlorës, edhe nga zona e Dukatit. Tjetri, mbi Llogora, tek maja e اikës, për të çuar në majë është një itinerar i zbuluar fillimisht nga çobanët. Nga alpinistët e dikurshëm duhet të jetë përdorur, ndërsa ne e zbuluam nga dëshira e të huajve.
“Rrëfimi për udhëtimin ishte i bukur, qarkulloi gojë më gojë e ishin gjithmonë e më shumë ata që donin ta provonin. Banorë të zonës apo të tjerë nuk e praktikojnë që ta ofrojnë si atraksion, ose si paketë turistike, ndërsa ne ua themi gjithë atyre që vijnë të fluturojnë, duke ua prezantuar si alternativë.
“Tek maja e antenave është ngjitje më e butë për të ecur në këmbë, ndërsa për të ecur majës ka disa shtigje që përdoren nga çobanët. Do të ishte shumë mirë që këto shtigje të hapeshin, të zbuteshin disa prej tyre dhe të promovoheshin, pasi turizmi malor është shumë i përhapur në Evropë. Llogoraja lart mund të kalohet thjesht për hobi, për të shijuar panoramën. Një pjesë e këtij itenerari është mes pyjeve e pishave dhe po të shoqërohet me informacione për faunën, për florën, bëhet edhe më komplekse dhe interesante.
“Pllaja është në majë të اikës. ثshtë gati sa një fushë stadiumi, thuajse tërësisht gjelbërim, por edhe zona që ka shkëmbinj. Deri aty shkohet edhe me mushka, edhe në këmbë. Udhëtimi në këmbë shkon deri në tre orë, ndërsa me mushka rreth 3 orë e gjysmë. U nisëm nga Llogoraja. Rruga është shumë e vështirë. Panorama është fantastike. Shikoje majat e maleve në vijë ajrore, nga Korça, Elbasani, thuajse i gjithë jugu i Shqipërisë. Lartësia është thuajse 2070 metra mbi nivelin e detit. E menduam më pas kur fluturonim, donim të uleshim aty, po s’po gjenim një vend nga të riniseshim pastaj.
“Po aty duket pjesa e اamërisë, Korfuzi, bregu italian. Në mëngjes shikoje brigjet e Italisë që ta lejon edhe pozicioni i diellit. Por në dimër nuk është e këshillueshme pasi aty ka borë, akull. ثshtë shumë ftohtë. këshillohet në verë. Për në dimër, një itenerar i butë është Llogora -Karaburun, ndërsa më i fortë është Dukat Fushë -Karaburun. Aktualisht këtë thuajse e bëjnë vetëm çobanët dhe gjahtarët.
“Për të vizituar janë edhe Guri i Vrahishtit (guri me qiell), mali i bardhë i Sevasterit, shpellat e Vajzës. Po kështu itenarar i mirë për në dimër dhe verë janë Kuç-Kudhës- Borsh. Piluri është një vend fantastik, është vend i banuar, shkon rruga automobilistike. Që nga Piluri mund të shkosh në këmbë në Kuç, mund të shëtitet zona brenda Pilurit. ثshtë një itenerar që përdoret edhe për fluturime”, rrëfen Rrokaj.
Të apasionuarit për turizmin malor veçojnë tre drejtime kryesore:
Thjesht ecjen, ngjitjen, e cila kur shoqërohet edhe me kërshërinë për faunën dhe florën, plotësohet dhe për këtë itinerari i Llogorasë është i përkryer, pasi panorama dhe gjelbërimi janë të mrekullueshëm.
Kur shoqërohet edhe me site kulturore, historike, arkeologjike, kjo bëhet edhe më e plotë. P.sh.: guri me qiell ose mali i Sevasterit, që ka të bëjë me kultin. Këtë të fundit e praktikojnë vetëm shqiptarët. Të huajt janë më të tërhequr nga itineraret e egra, por edhe kulturoret. Nuk përjashtohet që të bëhet gërshetimi i turizmit malor me kuzhinën tipike.
P.sh.: po t’u kushtohet vëmendje edhe festave tradicionale, mund të ngjallet interesi edhe për turizmin e zonës. Ky ndoshta duhet promovuar edhe më mirë nga vendasit. Vlonjatët nuk e dinë që ka shpella me mbishkrime historike. Problemi është se sot çobanët i kanë shkarravitur me kongjij. Me një të huaj u futëm njëherë në Shpellën e Vajzës. Kishte mbishkrime historike që i kishin prishur çobanët apo të tjerë banorë. Dhe të mendosh që kjo shpellë mund të ishte fare mirë e vizitueshme, pasi është afër tre vendbanimeve: Vajzë, Sevaster, Velçë, nuk është vendi shumë i egër për të mbërritur aty.
Edhe gjatë dimrit vijojnë fluturimet për grupet e interesuara, kryesisht në zonën e Llogorasë dhe Shashicës. Janë kryesisht të huaj që bëjnë pjesë tek këto grupe, por edhe të apasionuar ndaj natyrës, sporteve ajrore.
Ushqimi tradicional
Mishi i pjekur në hell është karakteristikë e zonës malore të Llogorasë. Kuzhinierët tregojnë se të imtat, kryesisht qengjat zgjidhen në zonat e Dukatit dhe disa zonave malore të Lumit të Vlorës. Të preferuara janë dhe brinjët në zgarë, ndërsa karakteristike është harapashi. Harapashi gatuhet me miell misri dhe të përbrendshme të qengjit, djathë e gjalpë. Nëse pyet cili është sekreti që shoqëron tryezat, nuk mund të marrësh asnjë detaj, veç përgjigjes që “si këtu, harapashi nuk gatuhet askund. Thjesht shijojeni”. اmimet në zonë janë disi më të kripura se në qytetin e Vlorës. Ato thuajse mbahen të tilla gjatë gjithë vitit, pasi pika është e frekuentuar./ Shekulli

Last edited by a moderator: