Liverpool i shkakton “tërmet” shtatë ballë Manchester United

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Liverpoool 1 780x439 1

Liverpul- Manchester Unitedit pritej të ishte një ndeshje e paharrueshme mes dy skuadrave të cilat kanë rivalizuar gjithmonë në një përballje klasike të futbollit anglez.
E paharrueshme ka qenë me të vërtetë, për një rezultat të jashtëzakonshëm të të kuqve përballë skuadrës së drejtuar nga Erik ten Hag.

Liverpuli dominoi dhe ia doli që të mbyllte fraksionin e parë të lojës në avantazh me golin e Gakpo.
Më pas, në pjesën e dytë, nisi “masakra” e mirëfilltë, pasi menjëherë erdhën golat e vendasve të cilët ndëshkuan gabimet e njëpasnjëshme të mbrojtësve miq që i dhuruan raste të pastra para De Geas.
Kështu Gakpo plotësoi dygolëshin, ashtu siç bënë edhe Nunjez e Salah, ndërsa në fund edhe Firmino i vendosi vulën e tij ndeshjes me golin e 7-0 ndaj rivalëve historikë, gjë që nuk ndodhte që nga viti 1916.


A2news.com
 

Attachments

  • Liverpoool-1-780x439-1.jpg
    Liverpoool-1-780x439-1.jpg
    60.7 KB · Shikime: 0
Kta te United fituan ate kupen "Pina Colada" ... ca e kishte emrin dhe filluan te fluturojne
 
Qa nivelit asht premier lige,mos me te shku ndermend me shiku ma seria A.
 
Ka vite qe premier liga esht shum lart se cdo kampionat tjeter . N'seria A si gjithmon ato ekipe bejn loj . Tjerat plotsuse tabele
Asht e vertet po t'shikosh lojtart tu vrapu ne max 90 min edhe pse ishin 3 ose 4 zero ne itali nuk ndodh kurr.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top