Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Lista e shkencëtarëve më të mirë në botë, 2 profesorë nga Prishtina dhe 9 nga Shkupi e Podgorica! Asnjë nga Universiteti i Tiranës

-900-0-1727090415x111111-293.jpg
Dy profesoret e Universitetit te Prishtines, ne listen e me te mireve ne bote.
Dy profesorë të Universitetit të Prishtinës, Besnik Krasniqi dhe Avni Berisha, janë përfshirë në listën e 2% të shkencëtarëve më të mirë në botë. Ata janë në pjesën e profesorëve dhe shkencëtarëve më të cituar përgjatë vitit 2024, mes miliona kolegëve nga gjithë bota.

Universiteti Stanford në Kaliforni ka publikuar së fundmi listën e 2% të shkencëtarëve më të cituar në disiplina të ndryshme dhe me krenari Universiteti i Prishtinës njofton se dy profesorët e vetë, janë përfshirë në listën e më të mirëve në botë.

Ky rankim konsiderohet si më prestigjiozi në botë dhe renditja e shkencëtarëve bëhet nga të dhënat bibliometrike të Scopusit. Veç dy profesorëve Avni Berisha nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore dhe Besnik Krasniqi nga Fakulteti Ekonomik, nga Ballkani janë dhe 14 profesorë të tjerë.

Konkretisht, 5 profesorë nga Universiteti i Malit të Zi, 4 nga Universiteti i Shkupit dhe 5 nga Universiteti i Sarajevës.

Por ndryshe nga këto institucione arsimore që kanë profesorët e vetë në listën e më të mirëve në botë, nga Shqipëria nuk ka asnjë profesorë. As nga Universiteti i Tiranës dhe as nga Universiteti Politeknik.

Nëse Universiteti i Prishtinës është pararojë e kërkimit shkencor në hapësirat shqipfolëse dhe me profil akademik të respektuar në rajon, sepse e ka vendosur kërkim shkencor prioritet dhe orientim strategjik, në Shqipëri universitetet janë shumë larg rezultateve realisht të prekshme.
-900-0-1727090224x461245073-1598754984332290-1767239810345017617-n-959.jpg
Newsbomb.al
 
@Soulmind , akoma se mbrojte doktoraturen ti?🙄
Jo vetem gjithe forumi eshte me ty por edhe Shqiperia, paskemi nevoje per pedagoge te zote!
 
Tani kosovaret po i lavdron ceni😝 jo vetem ne art dhe sporte marciale po edhe shkence🫡
 
@Soulmind , akoma se mbrojte doktoraturen ti?🙄
Jo vetem gjithe forumi eshte me ty por edhe Shqiperia, paskemi nevoje per pedagoge te zote!
Pas phd duhen vite per te arritur scientific impact factor. Gjthss kjo lista behet nga database e elsevier. Pra per studiues qe publikojne vetem tek revistat e tyre. Para ca muajsh u interesova tek 1 reviste me kete lloj impact factor dhe bente 1000 euro me publiku 1 artikull. ku ka buxhet shqiperia dhe universitetet shqiptare 😁

Sa per sqarim dmth qe tmos lavdrohen para kohe disa persona 😋
 
Pas phd duhen vite per te arritur scientific impact factor. Gjthss kjo lista behet nga database e elsevier. Pra per studiues qe publikojne vetem tek revistat e tyre. Para ca muajsh u interesova tek 1 reviste me kete lloj impact factor dhe bente 1000 euro me publiku 1 artikull. ku ka buxhet shqiperia dhe universitetet shqiptare 😁

Sa per sqarim dmth qe tmos lavdrohen para kohe disa persona 😋
Ti kapacitetin e ke, per te tjerat shih e bej vete🤗
 
Cdo failed state ka nje gje te perbashket Rinia dhe truri qe iken. Natryralisht do perfundojne te fundit ka ngel gjith molet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back