Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Liqeni i Shkodrës, a duhet që Mali i Zi të marrë 2/3 e territorit

Liqeni i Shkodrës më i madhi në Gadishullin e Ballkanit ka një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² me një gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë, ndërsa 2/3 Malit të Zi.

Kjo ndarje i përket kohës kur Mali i Zi ishte pjesë e Federatës Jugosllave dhe Jugosllavia njihej si një shtet i vetëm dhe kishte sipërfaqe tokësore më të madhe se Shqipëria dhe i takonte dhe sipërfaqe ujore më e madhe. Por me shpërbërjen e Federatës Jugosllave, pjesa jo shqiptare e liqenit i përket vetëm Malit të Zi, një shtet ky me sipërfaqe tokësore më të vogël se Shqipëria.

Ky ndryshim i hartës politike ka diktuar dhe nevojën e ndryshimit të kufirit ujor në liqenin e Shkodrës, që duhet të jetë në favor të Shqipërisë. Por deri tani asgjë nuk ka ndodhur dhe shteti shqiptar nuk ka marrë asnjë veprim konkret.


liqeni-i-shkodres.jpg

Prefekti i qarkut të Shkodrës, Voltana Ademi, e pyetur nga gazeta “Shekulli” për këtë shprehet se “institucioni i prefektit nuk ka ndonjë dijeni që të ketë filluar ndonjë negociatë për këtë çështje”.

“Nuk di të ketë ndonjë indikacion për këtë, pasi si institucion as kemi tagër as për diskutim të kësaj çështjeje pasi i përket niveleve më të larta”, thotë Ademi.

Por dhe banorë që jetojnë pranë brigjeve të liqenit, shprehen se as kanë parë dhe as kanë dëgjuar për një gjë të tillë. Ata që merren me peshkim shpesh janë bërë pjesë e dhunimeve që i bën policia kufitare malazeze duke i akuzuar se kanë hyrë në ujërat e tyre territoriale të tyre, ndërsa nuk ka asnjë shenjë që ta tregojë këtë.

Takimet dypalëshe mes policive kufitare të dy vendeve ,të cilat kur zhvillohen në Shqipëri bëhen në Shkodër, asnjëherë nuk e kanë trajtuar këtë problem. Më 20 janar të këtij viti në takimin e fundit mes këtyre dy strukturave,një çështje e tillë nuk është prekur. /Anila Dushi/

lake2.jpg

lake1.jpg
 
Titulli: Liqeni i Shkodrës, a duhet që Mali i Zi të marrë 2/3 e territorit

Mali i zi duhet ta marri komplet sepse kshu ky liqen shpeton nga injorantat Shqiptar qe mendojn veq per shkatrrim.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back