Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Liqeni i Pogradecit, trashëgimi botërore e UNESCO

30044_1.jpg

TIRANE - Liqeni i Pogradecit do të shpallet Pasuri Botërore e mbrojtur nga UNESCO. Burime zyrtare bëjnë të ditur mbi axhendën e delegacionit që mbërrin pas tri ditësh në Pogradec.

Ata do të merren me përgatitjen e dokumentacionit dhe kriteret për aplikimin e pjesës së Liqenit të Ohrit, që i takon Shqipërisë, për t'u bërë pjesë e projektit të UNESCO-s, ashtu si dhe pjesën tjetër të liqenit që i takon Maqedonisë, të cilën e ka shpallur që në vitin 1982 si trashëgimi botërore që ruhet nga UNESCO. Kjo e fundit i ka kërkuar që në vitin 1982 palës shqiptare që ta fusë dhe pjesën shqiptare në trashëgimi botërore, por udhëheqja e atëhershme komuniste nuk pranoi.

Kështu, delegacionit të UNESCO-s në vitin 1982 i ngeli projekti në dorë, madje ishte planifikuar që përveç liqenit UNESCO të merrte në mbrojtje edhe parkun e Drilonit dhe burimet e Drinit. U deshën plot 30 vjet që UNESCO të vijë përsëri në Pogradec dhe të miratojë dhe pjesën shqiptare të liqenit "Trashëgimi botërore që ruhet prej saj".

Ing. Dashamir Kurti, që merret me monitorimin e ujërave të liqenit në laboratorin në Pogradec thotë për "Gazeta Shqiptare", se është një ngjarje e madhe, që kjo ide e kamotshme të bëhet realitet. "ثshtë shumë e rëndësishme që ajo që propozohet nga UNESCO, që të bëhet zgjerimi dhe mbrojtja e tërësishme e Liqenit të Ohrit, jo vetëm në pjesën maqedonase por edhe në atë shqiptare, është mirëpritur nga pala shqiptare dhe na obligon që të ndërmarrim të gjitha aktivitetet e duhura për të garantuar mbrojtje maksimale të Liqenit të Ohrit, si trashëgimi natyrore dhe kulturore me vlera të mëdha", - shprehet ai.

Ata angazhohen për rregullimin e sistemit të kolektorit përgjatë gjithë vijës liqenore në të dyja anët e kufirit, bashkë me shfrytëzimin turistik të liqenit, që sjell edhe leverdi materiale, por do të mbrohet nga dëmtimet dhe deformimet pranë lokaleve që kanë betonuar bregun, duke i bllokuar liqenit jashtëqitjen e tij. Vetëm pjesa shqiptare ka nga fshati Lin deri në Tushemisht 4,8 km breg të betonuar.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back