Liqeni i “përgjakur” ne Kamarg,France

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Mund të duket si skenari i ndonjë filmi horror, por në të vërtetë është vetëm një fenomen i mrekullueshëm natyror, që ka shndërruar një liqen të zakonshëm në Francë në një prej destinacioneve me të parapëlqyera turistike në vend.

Skenat e rralla i ofron një liqen unik në Kamarg, në jugun e Francës. Ndonëse pamja është aq dramatike sa që e ka bërë vendin të njihet me emrin “liqeni i gjakut”, ky fenomen gjen shpjegim si rrjedhojë e përqendrimit të lartë të kripës në ujë.

Përqendrimi i lartë i kripës ka bërë që të rritet një bimësi dhe që uji të ketë një përbërje tjetër nga ajo e zakonshmja, çka i jep atij ngjyrën unike të kuqe.

“Kisha dëgjuar shumë rreth Kamargës, por asnjëherë nuk kisha parë e as imagjinoja të shihja diçka të tillë. Ngjyra e kuqe shtrihet nga bregu në horizont, ndërsa kristalet e kripës mund të shihen gjithandej”, deklaroi një profesionist i fotografisë, i ardhur që nga Rusia për të kapur imazhet.


liqeni1.jpg


liqeni3.jpg


liqeni4.jpg


liqeni7.jpg


liqeni9.jpg


tch
 
Titulli: Liqeni i “përgjakur” ne Kamarg,France

Shume vend i bukur, dhe me sa di une ka shume vende te tille me kete bukuri natyrore sidomos ne vende qe jane vullkanike , duke mos harruar qe e kemi dhe nje bukuri te tille ne Shqiperi (Syri i kalter) dhe pse nuk eshte vene dore per mirmbajtjen e tij.
 
Pe: Liqeni i “përgjakur” ne Kamarg,France

Shume interesante
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top