sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Poshtë nën sipërfaqen e Tokës, aty ku dielli rrallë depërton, është një botë me krimba vezullues, gurë të çmuar, male dhe shpella gëlqerore, një tokë e banuar nga vetë natyra. Brenda kësaj bote ekzistojnë vizione që do i bënin rivalitet edhe peizazheve më të bukura që dekorojnë horizontin tonë; liqenet shtrihen të qetë, rrjeti madhështor i shpellave nuk njeh kufij dhe lumenjtë dhe vijat e ujit gdhendin terrenin që është gjithmonë në evoluim. Eksploroni këtë zonë të mahnitshme nëntokësore përmes këtyre imazheve natyrore që të kënaqin syrin. Një prej thesareve të fshehura është edhe kanionin “Cheddar Gorge”, të cilin mund ta vizitoni në Britaninë e Madhe. Ky vend është edhe më i mahnitshëm, duke qenë se në vitin 1903 në të njëjtin vend është zbuluar skeleti më i vjetër në Britani, i njohur si njeriu “Cheddar”. Një vend tjetër i mahnitësh, por këtë herë në Teksas të SHBA-së, është pishina “Hamilton Pool Preserve”. Ajo është krijuar në mënyrë të natyrshme kur kubeja e një shpelle nëntokësore shembet, duke nxjerrë në dritë këtë pishinë mahnitëse. Nuk kishte si në këtë listë të mos përfshiheshin edhe stalaktitet e shpellave të nëndheshme. Ato gjenden në të gjithë botën, por stalaktitet e shpellës “Luray” janë më të bukura, duke qenë se aty pranë kalon edhe një liqen që reflektohet në muret e shpellës. Pjesa më e madhe e mrekullive të tilla nëntokësore gjenden në Evropë dhe SHBA, por kjo për faktin se në këto kontinente janë reklamuar më shumë. Edhe në kontinente të tillë si Indi dhe Afrikë ka mrekulli nënujore ende të pazbuluara. Liqeni “Macan Che” është njëri prej tyre. ai ndodhet në gadishullin Yucutan dhe konsiderohet dhuratë nga Zoti për vendasit.
1. Kanioni “Cheddar Gorge”
“Cheddar Gorge” është kanioni më i madh i Britanisë dhe gjendet në brendësi të shpellave “Cheddar”. Pikërisht në të njëjtin vend është gjetur skeleti më i vjetër njerëzor në Mbretërinë e Bashkuar; zbulimi është kryer në vitin 1903. I njohur si njeriu “Cheddar”, skeleti mendohet të jetë 9 mijë vite i vjetër.
2. Pishina “Hamilton Pool Preserve”
Pishina “Hamilton Pool Preserve”, në Austin, Teksas është krijuar në mënyrë të natyrshme kur kubja e një shpelle nëntokësore u shemb, duke zbuluar këtë pishinë mahnitëse natyrale. Tani frekuentohet nga udhëtarë dhe natyralistë. Nuk është habi që shumë prej tyre janë tunduar të lahen të zhveshur në thellësi të kësaj mrekullie.
3. Pishina “Hamilton”
Kjo pishinë ndodhet në afërsi të pishinës “Hamilton Pool Preserve”. Pra është e njëjta pishinë e parë nga një perspektivë tjetër. Kur ka shira të rrëmbyeshëm, ujëvara derdhet nga 20 metra lartësi në cep të shpellës. Duhet të jetë spektakulare kur noton në fund të saj dhe sipër bie si rrebesh uji i lumit.
4. Stalaktitet e shpellës “Luray
Një tjetër mrekulli natyrore nën sipërfaqen e tokës është edhe shpella “Luray”, në Virxhinia, SHBA. Stalaktitet janë ato që zbukurojnë çatinë e kësaj shpelle. Ujërat e qëndrueshëm japin reflektimin e përsosur në muret e saj, gjë që ia shton bukurinë e rrallë. Shpella masive vizitohet nga mijëra turistë në vit.
5. Shpella “Wookey”, Somerset, Angli
Një tjetër mrekulli natyrore janë edhe shpellat “Wookey” në Somerset, Angli. Shpella vizitohet nga miliona turistë nga e gjithë bota, veçanërisht në muajt e verës. Legjenda thotë se njerëzit e parë që jetonin në shpella kanë populluar shpellat “Wookey” në Angli. Në muret e tyre gjenden prova të pagabueshme për këtë fakt.
6. Liqeni në shpellat “Mellisani”
Ky liqen nëntokësor në shpellat “Mellisani”, pranë Kefalonisë, është zbuluar kur çatia e shpellës u shemb pas një tërmeti në vitin 1953. Deri në atë ditë ishte i panjohur për njerëzimin dhe rridhte i qetë, por bukuria e liqenit të fshehur doli në dritë pas kolapsit të shpellës. Liqeni ka ujë të ëmbël që derdhet në detin më të afërt.
7. Shpella “Lechuguilla”
Shpella “Lechuguilla” në Parkun Kombëtar të Shpellave në Carlsbad, New Mexico, është shpella e pestë për nga gjatësia që është zbuluar. Ajo është 193 kilometra e gjatë dhe 489 metra e thellë, gjë që e bën shpellën më të thellë në kontinentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
8. Liqeni “Macan Che”
Ky liqen nëntokësor pranë “Macan Che”, në gadishullin “Yucatan”, është një prej të shumtave që konsiderohet të jetë dhuratë nga Perëndia, gjë që e bën të shenjtë. Liqeni vizitohet nga mijëra turistë nga e gjithë bota, edhe pse rruga për të mbërritur deri tek kjo mrekulli e krijimit nuk është dhe aq e thjeshtë.
9. Shpella e liqenit “Mexico”
Rrjedha e gurëve gëlqerorë që ushqehen në këtë liqen nëntokësor në Meksikë, i ngjan një ujëvare që është kthyer në gur. Ndoshta “Ice Queen” është pjesë e kësaj shpelle të veçantë. Kjo mrekulli natyrore është zbuluar vetëm shekullin e fundit, pasi ka qëndruar e fshehur për mijëra vite.
10. Ujëvara “Cave Banff”
Një tjetër mrekulli natyrore nën sipërfaqen e tokës është edhe ujëvara “Banff”, në Kanada. Ajo që natyralistët dhe historianët pyesin është sa kohë i është dashur kësaj ujëvare të vogël në Banff, të krijojë këtë liqen nënujor. Forca e vazhdueshme e ujit tregon se ka fuqi.TO