Lindje të gjashtëfishtë nga një 22 vjeçare afgane!!

con_uk

Anëtar i Nderuar
Gjashtë fëmijë – tre çuna dhe tre goca – ka lindur një 22 vjeçare nga Afganistani. Nëna Sara Gul, nga provinca e Balkhpit shprehet se ajo është përpjekur të abortojë kur kishte mësuar se kishte gjashtë fëmijë në bark, duke marrë parasysh se në vendin e saj niveli i varfërisë është shumë i lartë.

“Edhe pse jam hedhur nga lartësi atyre nuk u ndodhi asgjë”, thotë Gul për Reuters. Mjekët thonë se fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore, vetëm se ndodhen nën peshë, njëri peshon vetëm 700 gram.

Afganistani është një ndër vendet me lindshmërinë më të lartë në botë, por është gjithashtu ndër të parët me vdekshmërinë më të lartë foshnjore.

“Allah më bekojë me 6 fëmijë por jam i shqetësuar për të ardhme ne tyre” thotë burri i Gul, 27 vjeçari Shukrullah.

Ministria e Shëndetësisë së Afganistani thotë se popullsia e saj prej 30 milion pritet të dyfishohet Brenda pak viteve
 
Titulli: Lindje të gjashtëfishtë nga një 22 vjeçare afgane!!

weeeeeeeeeeee kjo eshte mrekulli dhe sa e re ajo gruaja i lumt:dance:
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Lindje të gjashtëfishtë nga një 22 vjeçare afgane!!

Me nje te shtene 6 zogj....
 
Back
Top