Lindja

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ja tek erdhi momenti! Pas nente muajsh pritje te lumtura e plot endrra per femijen tend, je duke i dhene jeten atij...

Duke u nisur qe nga java e tridhjete e tete e shtatzanise degjo mire trupin tend:

Ndjesia e rendeses
Ndjesia e pare qe do te vini re eshte nje rendese, nje veshtiresi ne ecjen tuaj, e cila do te shoqerohet me dhimbje ne pjeset e pasme te belit dhe te ngofjeve tuaja. Ndoshta do t`ju vije dhe per te vielle, dhe nuk do te ndiheni aspak mire. Keto ndjesi jane shenja te nje ndryshimi hormonal, te nje shperthimi vullkani te vertete qe do te coje pikerisht ne londjen e femijes.

Lodhja
Ndjesise qe keni, se jeni transformuar ne nje “balene qe ndodhet ne grykederdhje”, do t`i shtohet edhe nje lodhje e madhe: te gjitha levizjet e jetes se perditshme (si gatimi, zbritja e shkalleve etj..) do te behen per ju pengesa gati te pakalueshme. Shtrihu, pusho, lerjani te tjereve te kujdesen per to dhe jini gati per te afrontuar spitalin.

Humbje te tapes se mukozes
Ne nje pike te caktuar verehen humbje te mukozave dhe xhelatinave. Eshte pikerisht “tapa e mukozes” (e cila ka bllokuar dhe mbajtur te mbyllur per gjate gjithe shtatzanise qafen e mitres). Kjo “tape” le te themi shperthen nje ose dy dite para lindes se bebes, ose edhe ne diten e lindjes, madje dhe vetem disa ore perpara saj. Kjo varion ne femra te ndryshme dhe nga nje lindje ne tjetren. Pas shperthimit te “tapes se mukozes” fillojne kontraksionet.

Kontraksionet
Muskujt e barkut per efekt te hormoneve fillojen te tkurren me intervale te rregullta por qe afert me njeri tjetrin. Ky “aktivitet” lejon pergatitjen e kanalit vaginal per lindjen e femijes duke e cuar ate pikerisht drejt ketij kanali per te dale me pas jashte.

Dhimbjet
Kontraksionet me pare te largeta nga njera tjetra behen me te shpeshta dhe me te dhimbshme.
Ne fillim do te keni ndjesine e nje rrotullimi te barkut. Me pas pak nga pak dhimbja do te shfaqet ne bark por shpejt do te ndihet dhe ne venat e gjakut dhe fijet nervore.Do te ndjeni nje dhimbje qe behet shuime e madhe e me pas zhduket ngadale. Dhimbja do te jete gjithnje e me intensive. Per te dalluar nese jane dhimbje te verteta dhe jo fiktive, kete e kontrollon me fundin e shtatzanise tende dhe sigurisht me nje kontroll mjekesor.

Intervalet e kontraktimeve
Mbani shenim sa kohe kalon midis nje kontraksioni dhe nje tjetri: ne fillim (kjo mun dte verifikohet 48 ore ose 24 ore perpara lindjes), intervali midid dy dhimbjeve (kontraksioneve) eshte nje ore ose me shume.Kur hapsira kohore midis dy kontraksioneve zvogelohet deri ne 15-20 minuta, atehere eshte ora te shkosh ne spital.

Efektete e Kontraksioneve
Mitra duke u kontraktuar « terheq mbrapa» qafen. Pak nga pak qafa e mitres zgjerohet duke arritur nje gjatesi prej 10-12 cm hapje qe jane te mjaftueshem per daljen e fetusit.

Shperthimi i ujrave
Femija yt eshte zhvilluar nje nje borse placente e cila eshte polt me leng amniotik. Nderkohe qe “tapa e mukozes” shperthen, placenta qe mbron fetusin nuk eshte me e mbrojtur. Ajo mund te shpertheje ne cdo moment, ose si rrjedhoj e nje sforcimi muskular te nenes. Atehere lengu amniotik del jashte: dhe ketu ndodh pikerisht ajo qe quhet “shperthimi i ujrave”.

Nevojitet te shkojme ne kete rast menjehere ne spital?
Po! Edhe pse kontraksionet nuk jane ende shume te shpeshta dhe te dhimbshm, duket te shkojme menjehere ne spital sepse fetusi duke qene se nuk eshte me i mbrojtur nga placenta mund te rrezikoje infeksione ose kordoni i kerthizes mund te rreshqase per poshte dhe komplikon keshtu londjen normale te tij.

Ekzamiminet
Pas mberritjes ne spital di te vizitoheni nga nje mjek qe do te kontrolloje hapjen e qafes se mitres, pozicionin e fetusit, dhe temperaturen tuaj, tensionin, rrahjet e zemres se femijes.
Shpesh organi femeror duhet te pastrohet nga qimet qe doktori ta kete me te lehte te shoh “perineo - n”.

Hapja e qafes se mitres vazhdon dhe kontraksoinet shtohen dhe ndodhin cdo tre - kater minuta.
Tani jemi drejt fundit dhe ja tek vjen foshnja juaj i kuq, i lagur dhe teper i bukur....
 
Titulli: Lindja

Tani jemi drejt fundit dhe ja tek vjen foshnja juaj i kuq, i lagur dhe teper i bukur....

auuuuuu, sa mire te shkojm direkt e te fundi, kur te shohim foshnjen vetem.... pa ato disa qe ke shkruar me pare:kercejme:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top