Lindja e Venusit

Lauri

Anunnak
“Lindja e Venusit” e Alexandre Cabanel, një hijeshi dehëse që rri pezull mes hyjnores mitologjike dhe ëndrrës moderne
IMG_20200318_123403.jpg

Asnjë hyjni nuk ka ardhur përmes forcës shprehëse të artit grafik më e shumëgjendur se sa Venusi, perëndesha e dashurisë, idealizimi i perfektes së bukurisë femërore. E ofruar gjithnjë lakuriq që në epokën helenistike, ajo shfaqet, ose më saktë përcillet përmes përfytyrimit të artistëve të ndryshëm në poza shumë tërheqëse dhe domethënëse. Deri në shekullit XIX, çdo imazh i një bukurie femërore që ka rrokur kërshërinë e ëndjes së artit dhe ka shëlbyer shpirtit e fuqishëm promovues, duhet domosdo të mbante emrin e Venusit, gjithqysh të përcillte atë shpërthim dehës hiresh femërore që vetëm ajo e ka përmbushur.

Nga një numër e madh gjahtarësh të këtij elementi trajtues mitologjik, më e ëndshmja, ndoshta jo më përfaqësuesja, por gjithsesi më e rrokshmja e kumtimit të të gjithë elementeve grishës të perëndeshës së pjellorisë dhe dashurisë, është “Lindja e Venusit” e Alexandre Cabanel.

Kjo pikturë është një nga punët e tij emblematike. Ajo ishte një nga pikturat klasike, e cila megjithëse u sulmua nga kritikë për stilin akademik, mbetet një pikturë rrezellitëse. Si në të gjithë rrebeshjet e tjera kumtuese të hireve të femrës, si e themeltë e dashurisë dhe e pjellorisë, edhe në punën e Alexandre Cabanel, ajo është e tillë, joshëse, e hijshme dhe e hyjshme, grua dhe nënë, perëndeshë dhe toksore e racionales së forcës përcjellëse të mesazhit dhe alegorisë që autori qaset ta shpërfaq përmes shumë elementesh të subjektit.

Ndikimi i kësaj pikture është i drejtpërdrejtë. Pakkush nuk e ka ndjerë thellësisht e depërtimit, rrëmbimin prej pulsacioneve të fuqishme dhe tempin e përballës, kur është gjendur para kësaj punë, para kësaj ngasëse, para këtij shpërthimi artistik.

Lindja-e-Venusit-750x515.jpg“Lindja e Venusit” e piktorit francez, Alexandre Cabanel (1823-1889) ka tre riprodhime, të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra vetëm nga përmasat dhe në elementin kohë.

Imazhet erotike të Cabanel-së, apelojnë për drejtësi në nivelet më të larta të shoqërisë, mëtojnë studjuesit. E bukura, hijeshia, balanca e elementëve shprehës, korpusi i detajeve që sjellin veçantinë nga Venuset e autorëve të tjerë, e mbajnë këtë perëndeshë të Alexandre Cabanel më të lakmuar.

Sipas historianit të artit dhe kuratorit, Robert Rosenblum,”Lindja e Venusit” e Alexandre Cabanel është një “Venus që rri pezull diku në mes të një hyjnie të lashtë dhe një ëndërr moderne”, sipas tij atë e përshkron ambiguiteti i syve të saj, që duken si të mbyllura, por që një vështrim i afërt tregon se ajo është e zgjuar… Lakuriqësia pozita e dyzuar, në gjumë apo zgjuar është një ngasje e kërshërisë mashkullore. Ajo është një lojë epje, prehje, epshi, adhurimi dhe mishërimi i hireve. Tiparet e kolme të trupit të gruas janë tipizimi i imazhit të gruas, e cila shëmbëllen perfeksionin fizik dhe përplotësinë e gruas si lindëse, si përtëritëse e jetës.

“Lindja e Venusit” e Cabanel, është një punë e ngarkuar me një peshë seksualisht, mjaft tërheqëse, pavarësisht maskës së saj mitologjike.

Alexandre Cabanel (28 shtator 1823-23 janar 1889) ishte një piktor francez.
Alexandre Cabanel lindi më 28 shtator 1823 në Montpelje, Herault. Pikturat e tij ishin të orjentuara nga tematika historike, subjektet klasike dhe fetare. Hyri në “Ecole des Beaux-Arts”, Paris, në moshën 17-vjeçare. Cabanel studiuar me François-Édouard Picot dhe punët e tij janë ekspozuar për herë të parë në Sallonin e Parisit, më 1844, duke fituar sakaç një të drejtë studimi në Romën. Alexandre Cabanel u zgjodh anëtar i Institutit në vitin 1863. Ai u emërua profesor në “Ecole des Beaux-Arts” më 1864 ku u dha me mish e me shpirtë deri në vdekje, për pasionimin dhe pasurimin e dijeve të brezave të piktorëve. Gjithashtu Alexandre Cabanel fitoi “Médaille Grande d’Honneur” më 1865, 1867, dhe 1878.
Gjatë gjithë veprimtarisë së tij akademike, por në veçanti artistike ai u lidh ngusht me Sallonin e Parisit: “Ai u zgjodh rregullisht në jurinë e saj duke bekur paradën e artistëve të rinj, të cilët do të ishin vazhdues dhe përçues të botkuptimit artistik të Cabanel dhe artit francez.
A,vataj
 

Attachments

  • Lindja-e-Venusit-750x515.jpg
    Lindja-e-Venusit-750x515.jpg
    71.8 KB · Shikime: 0
  • Lindja-e-Venusit-750x515.jpg
    Lindja-e-Venusit-750x515.jpg
    71.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top