Lindja e shkrimit tek sumerët

Kresha

A pretty face can never trick me


Qytetërimi fillon me shkrimin

Lindja e qytetërimit fillon me daljen e shkrimit, fillimet më të hershme të të cilit i gjejmë në Mesopotaminë e lashtë, ku jetonin një nga popujt më enigmatikë të historisë së njerëzimit-shumerët.

Fatet e këtij populli në shumë aspekte janë unikale. Gërmimet e shumta arkeologjike dhe studimet intensive të rrënojave të kulturës së tyre materiale e shpirtërore, kanë nxjerrë në dritë shumë anë të historisë së jetës së tyre. Mendohet se shumerët kanë zbritur nga veriu, nga zona e detit Kaspik, në gjysmën jugore të luginës pjellore ndërmjet lumejve Tigër e Eufrat.

Disa shekuj më vonë shumerët arritën një zhvillim e qytetërim të shkëlqyer, nga i cili u frymëzuan dhe u mbështetën të gjitha qytetërimet e mëvonëshme të mëdha të Lindjes së Mesme.

Sot për shumerët dimë shumë. Shkenca u ka kthyer të gjitha prioritetet dhe i ka dhënë këtij populli shumë të lashtë vend nderi në historinë e kulturës botërore.

Ndër prioritetet e shumta bëjnë pjesë shkrimi, librat dhe bibliotekat e para.

Përmendoret më të vjetra të ruajtura të shkrimit shumer janë rrasa të vogla balte me radhë piktogramesh të gdhendura, që datohen në mesin e mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë d.m.th. rreth 5500 vjet më parë.

Ka shumë të ngjarë që shumerët edhe më herët të kenë shkruar me një shkrim të tillë rudimentar mbi materiale organike, që janë kalbur e zhdukur.

ثshtë e mundur gjithashtu që shumerët idenë e shkrimit, si mjet komunikimi ta kenë marrë nga ndonjë popull tjetër, akoma i pa identifikuar, i cili para ardhies së tyre ka jetuar në Mesopotaminë Jugore.

Pavarësisht nga kjo, një fakt është i sigurt se shumerët ishin të parët që kanë përsosur shkrimin ideografik dhe gradualisht e kanë thjeshtësuar dhe e kanë shndërruar atë në një sistem shenjash me tipare gjithnjë e më të thkesuara fonetike.

Për këtë dëshmojnë disa qindra pllaka balte të shkruara me shkrimin piktografik të zbuluara në qytetin Uruk e që datohen nga mesi i mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë. Në atë kohë shumerët përdornin rreth 2000 shenja (piktograme).

Me kalimin e shkeujve shkrimi u përsos dhe për shkak të fonetizimit gjithnjë e më të madh të tij, shenjat u pakësuan gradualisht, kështu që në mijëvjeçarin e dytë p.e.sonë mbeten gjithësej 500-600 shenja.

Me kalimin e kohës pamja e shkrimit shumer ndryshoi esencialisht. Skicat fillestare nga faza piktografike u shndërruan në shenja të skematizuara, të cilat shpesh do ti ngjanin shumë më pak shenjave fillestare.

Ky evolucion i morfologjisë së shenjave u mundësua edhe nga mënyra e re e shkrimit të këtyre shenjave, mbi argjilën (baltën) e butë që bëheshin me lapsa të mprehtë prej kallami, druri ose ndonjë materiali tjetër, të cilat mbi argjilën e butë linin shenja në formë trekëndëshi që i ngjasonin kunjit. Këtej rrjedh edhe emri për këtë shkrim kunjor.

Shumerëve u shkoi dorësh ta përsosnin aq shumë shkrimin, saqë me të mund të shprehnin idetë më të ndërlikuara dhe ndjenja delikate.

Shkrimi tek shumerët ka lindur dhe është zhvilluar nga nevojat e përditëshme për të regjistruar mallin ose kafshët, të cilat persona të ndryshëm ishin të detyruar t’i dorëzonin në tempuj ose tua jepnin nënpunësve lokal etj.

Edhe më vonë në kohën e lulëzimit të perandorisë babilonase e asiriane, shkrimi në radhë të parë shërbente për qëllime utilitare.

Këtë e dëshmojnë rreth 95% e të gjitha teksteve të zbuluara të shkruara në pllakat prej balte, mbi gur ose në ndonjë material tjetër, të cilat kanë përmbajtje tregtare, shtetrore ose administrative.

Pllakat me përmbajtje historike, letrare, juridike, mitologjike, astronomike etj., janë të kufizuara në numër, por ato kanë vlera të çmueshme për të njohur historinë e qytetërimit shumer.

Leximi i këtyre rasave prej balte tregoi se shumerët kishin një letërsi shumë të pasur e të larmishme; njihnin bazat e shumë shkencave natyrore dhe se kishin një mitologji shumë të pasur, motivet e së cilës në shekujt e mijëvjeçarët e mëvonshëm u bënë pronë e të gjithë popujve të Lindjes së Mesme.

Disa prej tyre u qëndruan të gjitha ndryshimeve historike duke mbritur deri në ditët e sotme.

Pllakat prej balte, shumerët i ruanin në lokale të veçanta që gjëndeshin në mjediset e tempujve, të pallateve mbretërore ose të shkollave.

Mbeturinat e këtyre bibliotekave-arkivave janë zbuluar në qytetet e mëdha shumere, si në Lagash, Ur, Uruk, Nipur etj. Ruajtësit e këtyre pllakave kujdeseshin për vendosjen e tyre në rafte në mbështetje të një renditje kronologjike, apo sipas përmbajtjes së tyre.

Vendosja e tyre në ambientet e tempujve a të pallateve ka ngjallur shumë diskutime.

Sipas përmbajtjes së një pllake të gjetur në rrënojat e qytetit Nipur, që i takon viteve 2000 p.e.sonë (pllaka ruhet në Muzeun Universitar të Filadelfies-SHBA) dëshmohet se Nipuri ishte një qendër religjioze e kulturore e rëndësishme e shumerëve.

Aty janë zbuluar edhe shumë rrasa që provojnë ekzistencën e një punishte që shërbente si shkollë shkrimi.

Kultura shumere ka dominuar në Mesopotami më shumë se njëmijë e pesëqind vjet. Gjatë kësaj periudhe të gjatë janë shkruar një numër i madh tekstesh me përmbajtje të ndryshme e në një numër të madh kopjesh.

Disa tregime popullore si ai për Gilgameshin janë ruajtur në një numër shumë të madh ekzemplarësh e variantesh të ndryshme.

Gilgameshin e kanë përshkruar më sëpari shumerët, e pastaj shumë popuj të tjerë.

Shkruesit shumerë nuk kanë shkruar vetëm vepra letrare e mitologjike, por edhe fjalorë, tekste veterinarie, matematikore e tekste të tjera, në të cilat njeriu i atëhershëm i fiksonte arritjet e veta shkencore e teknologjike.

Shumerët janë të parët të cilët arritjet e tyre i kanë shënuar me një qëllim të qartë, për t’i ruajtur për brezat e ardhshëm (fig.4-Nifur-ambjente banesash që kanë shërbyer si skriptarium).

Në Mesopotami, nga mesi i mijëvjeçarit të tretë p.e.sonë, nisën të depërtonin popullsi luftarake arkadët semite, të cilët u ndeshën me qytetërimin e shumerëve, i cili jo vetëm u rezistoi ardhacakëve, por me kalimin në mijëvjeçarin e dytë, kultura shumere përjetoi një ndër lulëzimet e veta më të mëdha.

Ardhia më vonë e amorianëve semitë shkatërroi qendrën e shtetit të tyre, qytetin Ur dhe vendi i shumerëve iu nënshtrua sundimit të tyre.

Mbi gërmadhat e shtetit shumer e kulturës së tyre u zhvillua shteti i fuqishëm i Babilonisë.

Muzafer Korkuti

---------- Post added at 13:13 ---------- Previous post was at 13:05 ----------

Sumeret - Epika e Krijimit

Arti i Perkthimit


Kjo histori fillon vetem ne mes te shekullit te 18-te kur arkeologet zbuluan per here te pare mbetjet e civilizimit te lashet Sumer.

Pasuria e madhe, madje e pallogaritshme e nje numri te pafund arkivash te dokumentuara me kujdes, jo me qindra e mijera por dhjetra mijera tabela argjili te zbuluara nga arkeologet dhe qe jane krijuar nga shkruesit e kesaj kulture te lashte, prej kohesh i ka mahnitur arkeologet, teologet si dhe te gjithe shkenctaret e fushave te ndryshme.

Civilizimi i lashte i Sumereve ka ekzistuar ne zonen e Gjirit Persik e cila dikur njihej si Mesapotamia (sot Iraku jugor).

Shkrimet sumere mbase jane dokumentat me te hershme te nje civilizimi aktual per te cilat mund te kemi ne dijeni sot dhe nepermjet tabelave te argjilit, vulave cilindrike dhe kollonave, Sumeret na kane pajisur me nje version shume te pasur grafik te historise se hershme njerezore perfshi ketu historine e krijimit si te tokes ashtu dhe te njeriut.

Tekstet po ashtu na tregojne per luftra te medha e shkaterruese mbi zoterimin dhe kontrollin e burimeve tokesore te cilat cuan ne nje shkaterrim te plote te civilizimit sumer.

Shume nga keto shkrime te lashta jane hartuar ne nje metafore komplekse. Ne kete drejtim sumeret nuk benin perjashtim dhe tekstet ende mund te shpjegohen ne kete menyre per te shfaqur histori epike dhe fantastike pa asnje qellim apo kuptim te caktuar mitologjik.

Sidoqofte nje kendveshtrim i ri ne menyren e vertete te perkthimit sot ka krijuar nje kuptim totalisht te ri aq sa ne nje kontrakt te plote ndaj miteve te krijimit te krishterimit madje dhe te vete Babilonise te cilat mbeten nen nje simbolizem konstant, versionet e hershme Sumere te historise mund te shihen si nje rrefim pothuajse shkencor dhe nje sere ngjarjesh te dokumentuara me se miri qe kane ndodhur ne nje rrjedhe kohore specifike.

Sot me ne fund eshte rene dakort si nga shkollaret ashtu dhe teologet se historia biblike e krijimit ka me te vertete bazat e saj ne 'Enuma Elish' te Babilonise e cila pa asnje dyshim eshte ne vetvehte nje version i shkurtuar i teksteve me te hershme Sumere.

Kjo mund te konfirmohet lehtesisht pasi shume paralele mund te shihen ne shkrimet Sumere kur krahasohen me historite e krijimit te Babilonise dhe te Krishterimit.

Te dhenat Sumere mbi krijimin e tokes dhe lindjen e njeriut sado e diskutueshme te jete, jane mjaftueshmerisht te cuditshme, e vetmja rrefenje qe na pajis me nje shpjegim shkencor qe eshte i mundshem jo vetem per token dhe njerezimin por edhe per shume aspekte misterioze te sistemit tone diellor.

E them me plote gojen qe kjo eshte nje arritje fantastike per tekste dhe hieroglife 6 mije vjecare te gdhendura ne tabela dhe kollona.



Nje interpretim mjeshteror dhe i pasur i ketyre teksteve Sumere eshte bere nga shkollari dhe arkeologu brilant Zechariah Stitchin i cili publikoi zbulimet e tij ne nje kryeveper te cilen qellimisht ai e titulloi "Kronikat e Tokes".

Puna e jashtezakonshme e tij sot konsiston ne nje seri prej 6 librash perkthimi e interpretimi te detajuar . Stitchin eshte nje arkeolog i respektuar i cili ka punuar per disa dekada me perkthimet sumere dhe zona arkeologjike.

Librat e tij jane te mbushura me materiale te studiuara me detaje, shume informative dhe jashtezakonisht shume te dokumentuara duke permbajtur detaje ne pothuajse cdo aspekt dhe tekst te lasht sumer. Personalisht do ja u keshilloja te gjithe te interesuareve qe ti lexonin. Mund te sigurohen lehtesisht ne Amazon ose neper librari te ndryshme neper bote.

Stitchin i lindi ideja se duke qene se rrefenja babilonase i ka rrenjet e saj ne dokumentimet sumere, atehere njehe kuptim me i mire i teksteve mund te realizohej duhe interpretuar kozmologjine Babilonase te rrefimit si te ishte Sumere.

Duke perdorur kete kendveshtrim te ri dhe me nje pune 50 vjecare Stitchin ja doli mbane qe te bashkonte pjesezat e historise nga fragmentet e burimeve Sumere, Babilonase, Akkadiane, Asiriane, Hitite, Canaanite, Egjyptine dhe Cifute duke krijuar keshtu nje nga dokumentimet me shkencore e me te mrekullueshme te fillimeve tona te verteta.

Historia qe Stitchin zbuloi te rridhte nga keto tabela ishte aq kontroversiale saqe per shkak te implikimeve shume shperthyese per njerezimin, shume njerez e kane tejet te veshtire qe te pranojne kete histori si te vlefshme.

E megjithate cdo anomali me te cilen perballemi sot ne Toke dhe ne sistemin tone diellor si dhe ne veten tone permendet dhe shpjegohet ne keto tekste 6 mije vjecare sumere. Sasia e madhe e evidencave qe ai paraqet per te mbeshtetur konkluzionet e tij eshte po aq e jashtezakonshme. Rastesi?

Nje fakt qe ja vlen te permendet mbi punen e Zecharia Stitchin eshte ai qe ndonese ajo eshte sa e pazakonte aq dhe e diskutueshme, askush qe nga momenti i botimit te librit te tij te pare ne vitin 1975, nuk ka dale ende te paraqesi ndonje argument te vlefshem qe te rrezoje me prova perkthimet, interpretimet dhe konkluzionet e tij.

Ndonese ka shume qe nuk bien dakort me interpretimet e Stitchin, per aq sa e kane te pamundur ta gelltisin historine e tij, askush nuk ka qene ne gjendje qe te kundershtoje ngjarjet qe pershkruhen nga Sumeret.

Ne lidhje me kete fakt vete Stitchin ka deklaruar gjithmone se historia e krijimit qe ai ka paraqitur ne Kroniken e Tokes nuk eshte e tija, eshte historia qe transmetohet nga Sumeret dhe nese ndokush ka problem me kete fakt atehere argumentat e tyre duhen drejtuar ndaj sumereve dhe jo ndaj tij. E vetmja gje qe ai ka bere eshte nje paraqitje e sakte e perkthimit te teksteve. Sic e thashe me larte, keto perkthime jane frut i nje pune personale 50 vjecare te Stitchin.

Shumica e Rrefenjes se hershme Sumere mund te gjehet duke studiuar historine Kristiane te Zanafilles dhe ne vecanti versioni cifut por natyrisht qe shume nga perkthimi eshte lehtesisht i interpretueshem dhe pikerisht ketu qendron ndryshimi pasi versioni me i hershem Sumer eshte padyshim i plote. Ne librin e tij 'Planeti i 12-te' Stitchin haptazi ve ne dukje gabime ne perkthim. Per shembull, Rrefenja e krishtere thote:

"Ne fillim Zoti krijoi Qiellin dhe Token".

Por nese e shohim tekstin cifut ajo qe aktualisht shkruhet eshte:

"Ne fillim Zoti krijoi Rakia dhe Token".

Stitchin ve ne dukje se fjala cifute Rakia ka disa kuptime te mundeshme, ne varesi te kontekstit qe perdoret dhe njera prej tyre eshte 'kupe qiellore/qiell'. Si rezultat ne rrefimin e krishterimit fjala Rakia eshte perkthjyer si kupe qiellore dhe eshte interpretuar si qiell.

Si ne historine Sumere, edhe rrefenja Babilonase nepermjet nje sere metaforash informohemi mbi rendin e lindjes se planeteve por ne lidhje me token na thuhet se ishte perendia Marduk i cili vrau dragoin mizor Tiamat dhe beri te mundur krijimin.

Marduk ishte nje perendi e larte e Babilonasve te Lashte pra ne shume menyra kjo deklarate eshte identike per ate qe eshte thene ne biblen kristiane. Por ne versionin sumer te ngjarjeve ne thelb na thuhet se ishte 'Perendia Qiellore' Nibiru e cila krijoi Rakia dhe Token. Mendohet se Nibiru eshte nje perendi specifike Sumere pra qe do te thote e njejta gje me te cilen filluam si argument.

E megjithate ndryshimi ketu fillon pasi per sumeret e lashte Nibiru po ashtu njihej si nje trup qiellor - nje planet dhe ata ishin shume specifik mbi kete fakt. Sic eshte vene ne dukje nga Stitchin, nje tjeter perkthim i fjales Rakia eshte 'byzylyku i rrahur' (ka kuptimin i rrahur me cekic, si ndodh me kudhren e kovacit) gje qe serisht ka shume kuptim. Cdo gje eshte ne interpretimin personal te teksteve cifute. Pra me nje kendveshtrim me te hapur e te ndershem te perkthimit te versionit kristian te:

"Ne fillim Perendia krijoi Qiellin dhe Token"

lehtesisht perkthehet ne koherence me shkrimet me te hershme babilonase dhe sumere : Marduk/Nibiru krijuan Byzylykun e Rrahur dhe Token. Dhe tekstet sumere jane shume specifike ne lidhje me kete. Dua te jap nje sqarim paraprak ne kete rast meqe njoh vazhdimin e historise. Byzylyku i Rrahur qe lexojme tek sumert ne fakt nuk eshte gje tjeter vecse brezi i asteroideve ose sic e njohim ne sot.

Dhe eshte shume interesant fakti i pershkrimit kaq te detajuar te ketij brezi Asterodesh qe ndodhet midis orbitave te Marsit dhe Jupiterit. Pra realisht shohim se perkthimi 'byzylyku i rrahur' eshte me teper ne kontekst me sistemin tone diellor sesa me ate te 'qiellit'. Eshte po ashtu shume interesant fakti qe Ligji Bodes tregon se duhet te kishte qene ne ekzistence nje planet tjeter ne sistemin tone diellor ne zonen ku sot ndodhet rripi i asteroideve.

Aty ka cdo shenje te mundeshme qe sugjeron se dikur ka qene ndersa sot gjejme vetem nje koleksion gjigand guresh, mbetjesh dhe rrenojash kozmike te cilat dergjen ne nje unaze madheshtore perreth diellit (si nje byzylyk i rrahur).

Ligji Bodes po ashtu sugjeron me force se duhet te kete te pakten dhe nje planet tjeter ne sistemin tone diellor. Ka mundesi qe ky planet te jete ai qe eshte konfirmuar ne vitin 2005.


Nga tekstet e tyre del se Sumeret kane qene ne zoterim te nje sasie te domethenese njohurie shkencore dhe astronomike dhe dinin cdo gje. Per shembull: Urani nuk njihej deri ne vitin 1781 ndersa Neptuni deri ne vitin 1846.

Ne astronomine moderne deri ne vitin 1936 ne nuk kishim dijeni qe ne sistemi yne diellor kishte 9 planete qe rrotullohen rreth Diellit deri ne momentin kur u zbulua Plutoni. Me pare mendohej se ishin vetem 8 te tille e megjithate sumeret kishin dijeni per ekzistencen e ketij numri 6 mije vjet me pare, perfshi ketu dhe te sapo zbuluarin qe e con numrin ne 10, madje tekstet sumere thone qe jane me shume, 12 planete te tille e jo dhjete (gje qe sugjeron dhe Ligji Bode).



Sic e tregon dhe diagrama arsyet per kete mosperputhje jane se pari sepse ata e konsideronin Diellin me te drejte si pjestar te Sistemit Diellor dhe se dyti sepse ata besonin se hena jone aktualisht ka nje histori te konsiderueshme te veten.

Shume shkenctare dhe shkollare jane shprehur se hena jone eshte shume e madhe per tu konsideruar si nje satelit i vertete dhe kane debatuar nese Toka dhe Hena duhen klasifikuar si nje sistem i dyfishte planetar.

Sumeret besonin ne kete fakt dhe emri i tyre per kete trup qiellor te cilin ne e njohim si Hena, ishte "Luna". Planeti tjeter qe ekziston ne sistemin tone diellor dhe qe ne e kemi zbuluar vetem tani, ata e quajne 'Nibiru, planeti i kalimit'.

Sumeret thone se Nibiru eshte nje planet i madh, mbase i krahasuar me madhesi me Saturnin ose Uranin dhe se ka nje orbite te gjere eliptike dhe se i duhen 3600 vjet tokesore per te kryer nje rrotullim te plote rreth diellit. Ata po ashtu thone se Nibiru eshte vendbanimi i "Anunaki", Zotave te tyre.

Permendje te shpeshta ta Anunakit jane bere ne tekste te ndryshme fetare perfshi ketu Biblen e Krishtere ne te cilen atyre shpesh ju referohet me emrin Elohim ose Nefilim ose ndonjehere ne versione me te vona thjesht me emrin 'gjigande'.

Ne tekstet e tyre sumeret vazhdimisht perserisin faktin qe koha ne Nibiru rrjedh ndryshe ne krahasim me Token. Ata nenvizojne faktin se rrjedhja e kohes eshte e lidhur ngushte me kohen qe i duhet sejcilit planet te orbitoje diellin. Kjo per shembull do te thote se nese Jupiterit i duhen 12 vjet qe te orbitoje diellin, nje njeri qe jeton ne Jupiter per nje orbite fizikisht do plakej nje vit ne dallim me nje njeri qe jeton ne Toke i cili do plakej 12 vjet per te njejten periudhe.

Pra eshte brenda arsyes qe nje person i cili jeton ne nje planet te cilit i duhen 3600 vjet te orbitoje diellin do plakej vetem 1 vit ne ate rrjedhje kohe orbitale. Mosperuthje te tilla kohore jane provuar pjeserisht nga teoria e Relativitetit te Einstein dhe njihet mire sesi koha rrjedh me ngadale per astronautet kur ata jane larg terheqjes gravitacionale te tokes. Majde Einstein ka spekulluar se koha eshte nje lloj 'pelhure' tek e cila planetet 'mbeshtillen' perreth ne te njejten menyre qe mbeshtillet nje top i leshte me fijen e tij.

Sumeret na informojne se nje vit ne planetin Nibiru quhej shar dhe ishte i barabarte ne kohe me 3600 vjet tokesore. Ata po ashtu thone se jeta mesatare e nje anunaki eshte 120 shar gje qe barazohet me 120 here 3600 ose 432.000 vite toksore. Sipas Listes se Mbreterve te Sumereve nje periudhe prej 120 shar ka kaluar nga koha kur Anunakit erdhen per here te pare ne Toke deri ne kohen e Permbytjes se Madhe.

Kjo eshte shume domethenese pasi shifra 432.000 eshte nje numer qe gjehet ne sasi te madhe ne gjithe mitologjine (kujtoni kapitullin per kete qellim tek libri Gjurmet e Civilizimeve te Zhdukura). Tani perpara se te filloni e te injoroni te gjithe kete apriori dua te theksoj se sado e pabesueshme dhe e cuditshme te duket, kjo nuk eshte nje rrefenje fantastike e krijuar nga Zecharia Stitchin por eshte nje fakt qe del nga perkthimet e tabela te argjilit sumere 6 mije vjecare.

Ne vazhdim do bindeni qe dokumentimi sumer eshte me te vertete shpjegimi me i mundshem i krijimit qe mund te ekzistoje. Po ashtu ja vlen te vihet ne dukje se rregjistrimet sumere te ngjarjeve eshte i vetmi dokumentim qe na jep nje sere ngjarjesh te mundeshme te cilat ne menyre adeguate shpjegojne cdo pjese te mozaikut qe hasim edhe mbi sistemin tone diellor.

Fakti qe ata dinin cdo gje mbi planetet e sistemit tone diellor madje dhe madhesine e tyre relative, levizjet rrotulluese si dhe anomalite detajojne faktin qe duhen njohuri shkencore te avancuara per te zbuluar keto gjera, plus ekzistencen e rripit te asteroideve ngre pyetjen: Nese historia e tyre nuk eshte e vertete atehere si eshte e mundur qe te kishin dijeni kaq te detajuar?

Le te ndeshemi me kete fakt, si eshte e mundur qe keta njerez te lashte te ishin ne gjendje te llogarisnin precesionin e ekuinokseve? Nje njohuri e thjeshte e ekzistences se tij kerkon nje pergatitje dhe njohuri shume te avancuar shkencore.

Mjafton te konsiderohet fakti qe duhen 72 vjet per nje pike vernale te levize pergjate vetem nje grade te eliptikut - a do te ishte e mundur te dallohej 1 grade ndryshim ne vendndodhjen e yjeve ne 72 vjet?... Sma ha mendja. Kete 1 grade levizje ne qiej sumeret e quanin "Pjeseza Qiellore". Historia sumere e Krijimit fillon ne nje kohe shume me te hershme se versioni krisitian ndonese te dyja historite perkojne. Versioni sumer fillon me krijimin aktual te sistemit diellor.

Faza e dyte e krijimit vazhdon me perplasjet madheshtore kozmike. Sipas rrefenjes nje nje planet gjigand 'mashtrues' i quajtur Nibiru i cili ne fillim nuk ishte pjese e sistemit tone planetar u terhoq nga forca gravitacionale e planeteve tona te jashteme si dhe nga Dielli dhe eventualisht filloi nje orbite jashtezakonisht te gjere, permanente dhe eliptike rreth diellit.

Tekstet thone se orbita e Nibirut ne fakt eshte kaq eksentrike dhe eliptike saqe gjate perihelionit (pika me e afert ndaj diellit ne orbiten e nje planeti) ai pershkon rrugen e te gjithe planeteve te tjere pervec me te brendeshmeve, kater prej tyre duke e kryer kalimin me te afert pikerisht aty ku sot gjejme brezin e asteroideve.



Ata po ashtu thone se orbita e ketij planeti 'mashtrues' ishte e kundert me rrugetimin e planeteve te tjera te sistemit duke bere te mundur rrotullimin e tij rreth diellit ne drejtim te kundert. Dhe ka qene gjate hyrjes se dyte ne sistemin diellor ndersa kryente nje kalim te afert orbital me planetet e brendshem momenti kur ndodhen dy fatkeqesite gjigande kozmike.

Ndersa do lexoni kete shkrim sado i cuditshem dhe i pabesueshem do ju duket, ju kerkoj qe thellesisht te konsideroni ate qe dini mbi astronomine dhe shkencen si dhe mitologjine dhe rrefenjat biblike dhe serisht dua qe te keni parasysh se kjo qe do lexoni nuk eshte imagjinata e dikujt por nje perkthim i sakte i dokumentimeve te filleses sone qe u shkruajt nga Sumeret 6000 vjet me pare dhe qe u ruajten ne dhjetra mijera tabela argjili qe jane gjetur ne Mesapotami gjate 150 vjeteve te fundit, informacion i mledhur nga keto fragmente dhe pjese te studiuara nga shkollari Zechariah Stitchin, autoriteti drejtues mbi tekstet sumere.

Tani duke patur parasysh cfare thashe me siper, sipas dokumentimit 6 mije vjecar sumerian, krijimi aktual i Sistemit tone Diellor perfshi ketu krijimi i Byzylykut te Rrahur dhe Tokes si dhe se fundi ai i njeriut, kalendarit, civilizimit dhe cdo gje tjeter, ka ndodhur keshtu:

---------- Post added at 13:14 ---------- Previous post was at 13:13 ----------

Ne Fillim

Larg, shume larg ne thellesite e kohes Apsu (Dielli yne) lindi fillimisht me dy shoqerues, njeri ishte Mummu (planeti Merkuri) dhe tjetri ishte nje planet i mbushur me uje i quajtur "Tiamat" ose edhe 'I Bukuri Tiamat - Nena e Gjithshkaje' (disa referenca kriptike jane bere aktualisht dhe ne tekstet biblike kur i referohen si Tehom ose Tehom-Raba - Tiamat i Madh).

Planetet qe erdhen me pas ishin Lahamu (Venus) dhe Lahmu (Marsi) dhe perpara se keta te dy te formoheshin plotesisht erdhi Anshar (Saturni), Kishar (Jupiteri), An (Urani) dhe Antu (Neptuni) ndersa nje planetoid me i vogel qe sumeret e quanin 'Gaga' (Plutoni) u lind nga Saturni dhe orbitonte planetin unazor si satelit i tij.

Sipas teksteve ne ate kohe te hershme Toka sic e njohim sot nuk ishte krijuar ende dhe planetet ekzistuese endeshin me nje orbite te paqendrueshme dhe te crregullt duke ndikuar tek njeri tjetri me terheqje gravitacionale. Sesa kohe gjerat mbeten ne kete menyre, kjo nuk pershkruhet ne tekst por na thuhet se ngjarja tjeter e madhe qe ndodhi, serisht shume e shume epoka me pare, ishte nje 'pushtim qiellor'.

Nje planet i madh te cilin tekstet e quajne Nibiru u flak nga orbita e tij larg ne hapesire dhe hyri ne sistemin tone ende te paqendrueshem diellor. Kjo ne fakt ishte nje ngjarje qe u provua te ishte nje faktor stabilizues per sistemin tone por edhe nje faktor qe do sillte shume shkaterrim midis planeteve per faktin qe orbitonte diellin ne drejtim te kundert me te tjeret.

Planeti Nibiru fillimisht u terhoq ne Sistemin tone Diellor nga terheqja gravitacionale e Neptunit. Gjate hyrjes se tij fillestare planeti mesa duket ishte ende i pastabilizuar pasi kalimi i tij pas Neptunit i shkaktoi nje gunge. Po ashtu terheqja gravitacionale e Neptunit ndikoi ne trajektoren e tij duke e bere te harkohej drejt qendres se sistemit tone diellor.

Planeti tjeter qe do kalonte afer ishte Urani dhe duke bere kete shkaktoi tronditje te madhe tek ky planet duke e trazuar tejet ate. Planeti u 'perkul per ta pershendetur' (nepermjet studimeve tona mund te shohim se ne ndryshim me planetet e tjera, Urani ndodhet ne anen e tij ndersa fusha magnetike i mbetet vertikale. Kjo anomali permendet dhe shpjegohet ne tekstet sumere).

Ne fakt kalimi i Nibirut duhet te kete qene shume afer Uranit pasi kater pjese te medha u shkeputen nga Nibiru duke krijuar kater satelite te cilet e orbitojne ate me egersi. Tekstet i permendin keta satelite sipas kater ererave: Era e Veriut, Era e Jugut, Era e Perendimit dhe Era e Lindjes. Me i madh nga keta satelite te rinj thuhej se ishte Era e Veriut.

Me pas Nibiru ju afrua Saturnit duke i kaluar kaq afer sa aktualisht preku unazat e planetit duke i shkaktuar nje perkulje edhe me te madhe kursit te tij dhe perfundimisht u kap nga graviteti duke u futur ne kursin drejt planeteve te brendshem.

Ndersa kalonte fillimisht prane Saturnit e me pas afer Jupiterit, Nibiru pati nje influence te madhe mbi planetet e brendeshme duke shkaktuar aktivitet masiv vullkanik dhe nje reagim shume te crregullt orbital. Terheqja masive gravitacionale e Nibirut shkaktoi shkeputje te copave te medha te Tiamat deri sa ky planet u be me 11 satelite qe rrotulleshin rret tij.

Njeri prej tyre i quajtur "Kingu" vazhdoi te terhiqte pjeseza dhe u rrit deri sa arriti madhesine e nje planeti te vogel. Me pas i terhequr nga graviteti i pushtuesit ne afrim, Kingu braktisi orbiten rreth Tiamat dhe perftoi karakteristikat orbituese te nje planeti me vete ndonese vazhdoi te mbetej afer Tiamat.

Nibiru vazhdoi rrugetimin e tij te palodhshem drejt henes se Saturnit, Gaga duke e shkeputur ate nga ky planet. Gjate ketyre kalimeve te aferta po ashtu tre hena te tjera u shkeputen nga trupi i Saturnit dhe tekstet i emertojne ato si Era Djallezore, Era Rrotulluese dhe Era e Pakrahasueshme. Tashme Nibiru si planet ishte i rrethuar nga shtate satelite qe orbitonin egersisht rreth tij dhe filloi afrimin drejt Tiamat.

Ndersa dy planetet i afroheshin njeri tjetrit Tiamat filloi gjithmone e me shume te terhiqej nga forca e gravitetit te pushtuesit gjigand dhe midis dy planeteve u shkaktuan shkarkesa te medha elektrike te cilat demtuan rende Tiamat. Por ne ate moment dicka ndodhi, mbase shkarkesa elektrike krijoi nje lloj 'jasteku elektro magnetik' qe nuk i lejoi dy trupat te perplaseshin, kursi i Nibirut u be i crregullt dhe nuk u perplas me Tiamat ndonese njeri prej sateliteve te tij u perplas.

Sateliti i quajtur Era Djallezore ra direkt mbi Tiamat duke e krisur dhe ndare ate ne dy pjese ndersa shkarkesa masive elektrike hyne drejt e ne zemer te Tiamat duke shkaterruar jeten e tij.

Me pas Nibiru iu cili ne menyre te patundur ishte vendosur ne orbiten e tij, braktisi planetet e brendeshem per te filluar kalvarin tjeter eliptik perreth diellit dhe gjendej ne udhen e kalimit te dyte orbital neper sistemin tone diellor kur nje tjeter fatkeqesi, kete rradhe me e madhe goditi serisht. Sado e veshtire te jete per tu pranuar, pikerisht eshte ky momenti kur fillon historia kristiane e Zanafilles dhe qe paralelizohet me rrefenjen sumere.

---------- Post added at 13:14 ---------- Previous post was at 13:14 ----------

Epika E Krijimit

Sipas teksteve, ne orbiten e dyte te tij, vete Nibiru u perplas me gjysmen e poshtme te Tiamat me nje goditje fatale. Planeti i demtuar me pare nuk mund te perballonte forcen masive te pushtuesit dhe nje pjese gjigande e planetit tashme te krisur u godit duke u kthyer komplet ne pluhur.

Gjysma e mbetur e Tiamat u godit nga Era Veriore, hena me e madhe e Nibirut duke e shtyre me shume pjesen e mbetur te sferes drejt diellit ne nje orbit te re duke marre satelitin e saj Kingu me vete.

Kingu qe tani per shkak te perplasjes ishte komplet pa jete u zvogelua dhe u ftoh duke mbetur nje toke e braktisur dhe e shkrete. Forca e shperthimit ishte kaq e madhe se dhjete henat e tjera te Tiamat po ashtu u shkaterruan, copezat u flaken ne fluturim neper orbita eliptike individuale ndonese ndiqnin rrugetimin e Nibirut, tashme ne drejtim te kundert me ate te planeteve te tjera te sistemit (nje ngjarje qe shpjegon jo vetem ekzistencen e tyre por edhe sasine e pabesueshme te orbitave te kometave ne sistemin tone diellor).

Gaga, ish hena e Saturnit e ngaterruar nga influenca e Nibirut filloi jeten e saj si nje planetoid i vogel qe ne sot e quajme Plutoni dhe vazhdoi me orbiten e tij eksentrike qe tashme shenonte linjen eliptike te krijuar nga Nibiru me hyrjen e ketij te fundit ne sistemin tone diellor (shkenctaret moderne po ashtu kane teorizuar se Plutoni njehere e nje kohe mund te kete qene hena e Saturnit dhe ne fakt edhe sot e kesaj dite rrugetimi i tij orbital kalon ate te Saturnit).

Ujrat qe kishin mbetur ne sferen e thyer qe dikur ishte Tiamati i bukur, u shperndane mbi pjesen e mbetur te planetit qe i shtyre me afer Diellit filloi orbiten e tij te re tashme me emrin planeti Toke ndersa copat e mbetura nga shkaterrimi qe notonin ne hapesire ngadale u shperndane duke formuar brezin qe sot njihet si rripi i asteroideve.

Sumeret thone se evidenca e kesaj ngjarje kozmike vazhdon te jete e dukshme dhe sot ne Toke dhe kjo eshte arsyeja i gjithe masivi tokesor eshte ne nje ane te planetit dhe nese zhvendos gjithe oqeanet nga toka atehere nuk do dukej me aspak si nje sfere (si planetet e tjere) por si e gerryer ne nje ane, aty ku gjendet baseni i Paqesorit pasi asnjehere nuk pati mundesi te formohej plotesisht si sfere.

Ata thone se baseni i Paqesorit eshte gervishtja qe mbeti nga plaga e dikurshme e planetit. Kjo ngjarje natyrisht qe i dha Tokes luhatjen e boshtit, "Yjet, imazhet e tyre, si yjet e Zodiakut, ai krijoi." Ka qene gjate kesaj perplasje kozmike momenti kur "Fara e Jetes" u transferua ne Toke nga Nibiru.

Nibiru nepermjet rrugetimit te fiksuar orbital qe kishte perftuar tashme ishte i destinuar te kthehej gjithmone ne vendin e perplajses kozmike dhe te pershkonte rrugen e brezit te asteroideve ku dikur orbitonte Tiamat. Per kete arsye planeti quhet "Nibiru - Planeti i Kalimit". Pra ne kete menyre "Zoti Qiellor krijoi Byzylykun e Rrahur dhe Token".

---------- Post added at 13:16 ---------- Previous post was at 13:14 ----------

Epika E Krijimit

Sipas teksteve, ne orbiten e dyte te tij, vete Nibiru u perplas me gjysmen e poshtme te Tiamat me nje goditje fatale. Planeti i demtuar me pare nuk mund te perballonte forcen masive te pushtuesit dhe nje pjese gjigande e planetit tashme te krisur u godit duke u kthyer komplet ne pluhur.

Gjysma e mbetur e Tiamat u godit nga Era Veriore, hena me e madhe e Nibirut duke e shtyre me shume pjesen e mbetur te sferes drejt diellit ne nje orbit te re duke marre satelitin e saj Kingu me vete.

Kingu qe tani per shkak te perplasjes ishte komplet pa jete u zvogelua dhe u ftoh duke mbetur nje toke e braktisur dhe e shkrete. Forca e shperthimit ishte kaq e madhe se dhjete henat e tjera te Tiamat po ashtu u shkaterruan, copezat u flaken ne fluturim neper orbita eliptike individuale ndonese ndiqnin rrugetimin e Nibirut, tashme ne drejtim te kundert me ate te planeteve te tjera te sistemit (nje ngjarje qe shpjegon jo vetem ekzistencen e tyre por edhe sasine e pabesueshme te orbitave te kometave ne sistemin tone diellor).

Gaga, ish hena e Saturnit e ngaterruar nga influenca e Nibirut filloi jeten e saj si nje planetoid i vogel qe ne sot e quajme Plutoni dhe vazhdoi me orbiten e tij eksentrike qe tashme shenonte linjen eliptike te krijuar nga Nibiru me hyrjen e ketij te fundit ne sistemin tone diellor (shkenctaret moderne po ashtu kane teorizuar se Plutoni njehere e nje kohe mund te kete qene hena e Saturnit dhe ne fakt edhe sot e kesaj dite rrugetimi i tij orbital kalon ate te Saturnit).

Ujrat qe kishin mbetur ne sferen e thyer qe dikur ishte Tiamati i bukur, u shperndane mbi pjesen e mbetur te planetit qe i shtyre me afer Diellit filloi orbiten e tij te re tashme me emrin planeti Toke ndersa copat e mbetura nga shkaterrimi qe notonin ne hapesire ngadale u shperndane duke formuar brezin qe sot njihet si rripi i asteroideve.

Sumeret thone se evidenca e kesaj ngjarje kozmike vazhdon te jete e dukshme dhe sot ne Toke dhe kjo eshte arsyeja i gjithe masivi tokesor eshte ne nje ane te planetit dhe nese zhvendos gjithe oqeanet nga toka atehere nuk do dukej me aspak si nje sfere (si planetet e tjere) por si e gerryer ne nje ane, aty ku gjendet baseni i Paqesorit pasi asnjehere nuk pati mundesi te formohej plotesisht si sfere.

Ata thone se baseni i Paqesorit eshte gervishtja qe mbeti nga plaga e dikurshme e planetit. Kjo ngjarje natyrisht qe i dha Tokes luhatjen e boshtit, "Yjet, imazhet e tyre, si yjet e Zodiakut, ai krijoi." Ka qene gjate kesaj perplasje kozmike momenti kur "Fara e Jetes" u transferua ne Toke nga Nibiru.

Nibiru nepermjet rrugetimit te fiksuar orbital qe kishte perftuar tashme ishte i destinuar te kthehej gjithmone ne vendin e perplajses kozmike dhe te pershkonte rrugen e brezit te asteroideve ku dikur orbitonte Tiamat. Per kete arsye planeti quhet "Nibiru - Planeti i Kalimit". Pra ne kete menyre "Zoti Qiellor krijoi Byzylykun e Rrahur dhe Token".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top