Lind një pandë pas 20 vjetëve në Japoni

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Në kopshtit zoologjik në qytetin japonez Kobe këtë javë pas dy dekadave të plota ka lindur një pandë.

Gëzim i madh për kujdestarët e kopshtit zoologjik në qytetin japonez Kobe. Këtë javë atje lindi një pandë. Ajo është panda e parë e cila ka lindur në Japoni pas dy dekadave të plota. Autoritetet e kopshtit zoologjik e kanë xhiruar këtë rast të rrallë, dhe opinioni menjëherë pati mundësinë ta shohë pandën e vogël, nëna e së cilës është 12 vjeçe. Nëna e emocionuar në fillim kishte probleme të mbajë në duar arushën të gjatë vetëm 23 centimetra. Për fat mbizotëroi instinkti i nënës dhe panda a vogël po zhvillohet mirë falë qumështit të nënës. Panda e vogël për herë të parë do tu prezantohet vizitorëve të kopshtit zoologjik kur do ti mbushë 3 muaj, dhe më vonë do të kthehet në Kinë prej ku kanë prejardhjen prindërit e saj. Panda është lindur me ndihmën e inseminimit artificial dhe është pjesë projektit të përbashkët hulumtues kinezo – japonez për shumimin dhe ruajtjen e pandave, të cilat konsiderohen si specie e shumë të rrezikuara. Panda ende nuk ka emër, pasi kujdestarët fillimisht duhet të përcaktojnë gjininë e saj.


ALSAT-M
 
Mire do ishte te kishe sjelle edhe ndonje foto pande ,me pelqejne shume si kafshe por me teper qe mbajne ngjyren bardhe zi :)
 
Mire do ishte te kishe sjelle edhe ndonje foto pande ,me pelqejne shume si kafshe por me teper qe mbajne ngjyren bardhe zi :)
nga qe edhe un i kam shum qef pandat per at e vendova edhe ket tem.:)
ce edhe foton
estornudo-de-un-panda-bebe_imagenGrande.jpg
 
Zot sa shum i kom marak kto pandat, kisha pas qef mi qaf folt folt folt..
 
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=UsRUyB5EnFg]YouTube - Panda Gives Birth at Japanese Zoo[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top