Shiko fotografinë 1788649
Në Indi ka lindur një foshnjë me gjysmë kokë dhe ka shokuar doktorët pasi arriti të mbijetonte për 48 orë. Vajza e vogël kishte sytë e dalë si një amfib dhe maja e kokës i mungonte kur lindi.
Sipas mediave të huaja, Savita Rani, 32 vjeçe, nga Amroha, në lindje të Indisë, lindi fëmijën “mrekulli” të martën. Pasi u përhap fjala se vajza kishte lindur me gjysmë kokë, një numër i madh njerëzish filluan të mblidheshin jashtë klinikës për të parë fëmijën.
Doktori, Kusum Lata është shprehur: “Lindje të tilla vijnë si pasojë e kequshqyerjes së nënës gjatë shtatzënisë. Prandaj iu kërkojmë femrave që janë shtatzënë që të vijnë të bëjnë kontrolle, që më pas, ne t’iu rekomandojmë se si të ushqehen”.
Doktori shtoi se është një mrekulli që nëna dhe foshnja mbijetuan gjatë lindjes. Ndërkohë, nëna, e cila ka 3 fëmijë të shëndetshëm ka humbur shumë gjak gjatë lindjes dhe është nënkontroll.
/Shekulli Online/