Ligji i Terheqjes!

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Ligji i Terheqjes!


Ju bëheni ai/ajo për të cilën PO MENDONI më shumë.

* MENDIMET ... BثHEN ... GJثRA ....

* Shikojeni veten të mbuluar nga bollëku, do ta kini.

* Po njerëzit, fatkeqësisht, janë të prirur të mendojnë për atë që nuk e dëshirojnë.

* Mendoni për gjërat që doni, mendoni me përqendrim të madh... Përqendrohuni! Ligji i tërheqjes punon.

* LIGJI I TثRHEQJES THOTث: Ne do t’ju japim gjërat për të cilat mendoni dhe në to jeni të përqendruar...
Mos u përqendro në ato që nuk dëshiron të të ndodhin.

* Ne (vetë) tërheqim NJERثZIT, NGJARJET dhe SITUATAT (shëndetin, pasurinë, lumturinë, veturën, shtëpinë e bukur, personin e dashur (binjak)...

* Jeta është manifestim fizik i mendimeve që ke në kokë.

* اdo gjë që ndodh në jetën tënde, duke përfshirë edhe atë që nuk ju pëlqen – e keni tërhequr ju.

* Kontrollojini mendimet tuaja, do ta kontrolloni jetën tuaj.

* Bëni gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë. Kryesorja: të kemi ndjenja të mira, të ndiheni mirë...

* اfarëdo që po mendoni apo ndjeni sot, me atë po e krijoni të ardhmen tuaj.

* Mendimet dhe ndjenjat tuaja – krijojnë jetën tuaj. Do të jetë gjithmonë kështu.

* Sa më shumë të ndiheni mirë, do t’ju tërheqin gjërat që do t’ju ndihmojnë të ndiheni mirë.

* Jeta është absolutisht fenomenale, zbato sekretin!

* Janë tre hapa:
1. KثRKO! اfarë doni? Ti zgjedh.
2. BESO! Beso se ajo që dëshiron, do të realizohet. Nuk është nevoja të dini – si. S’ka dyshim. Ka Besim. Unë e di dhe e kam të qartë se do të ndodh. Dhe do të ndodh.
3. MERR! Merr me falënderim. Ji mirënjohës. Do të ndihesh mirë.

* Sido që të ndiheni – të lumtur apo si në burg – është realiteti juaj. Vetë e keni krijuar. Ligji i tërheqjes u bindet gjithmonë mendimeve tuaja.

* Ne po e bëjmë jetën që është rezultat i mendimeve dhe ndjenjave tona të mëhershme.

* Mos u përqendro në ANKESAT e tua. Do t’i merrni gjërat në të cilat përqendroheni.

* Falënderimet për mirësitë, mirënjohjet... Jo vetëm t’i mendosh si rutinë, transmetoji ato!

* Parafytyrojini dhe do t’i realizoni dëshirat tuaja.


* Si keni për t’ju pëlqyer të tjerëve, nëse s’i pëlqeni vetvetes.

* Rashë në dashuri me veten, tërë bota mund të bjerë në dashuri me mua.

* Kur ankoheni (për gjëra të caktuara), ato (gjëra) do të shtohen.

* Të tjerët s’mund të krijojnë lumturinë tonë. E krijojmë vetë ne. Gëzimi ynë ndodhet në vetë ne.

* Trupi ynë është produkt i mendimeve tona.

* Hape veten për të ndjerë bollëkun e universit. Mos e kufizo vetveten me mendimet negative.

* S’kemi DASHURI, nuk jemi MIRثNJOHثS, bëjmë jetë në STRES... Pasojë e pashmangshme është SثMUNDJA. Stresi është tendosja e zinxhirit. Një hallkë do ta lëshojë gjithsesi... Shëndeti është një nga to.

* Sëmundja nuk mund të jetojë në një trup të shëndoshë në pikëpamje emocionale.

* Mos u përqendro tek ajo që nuk shkon mirë. MENDIMET NEGATIVE dhe STRESI janë SثMUNDJE. Hiq mendimet negative dhe stresin, trupi shëron veten. Shërimi juaj vjen nga brenda.

* Njeriu shndërrohet në atë për të cilën mendon.

* Ne fatkeqësisht i shohim gjërat që nuk i duam, u japim energji dhe ato bëhen realitet.

* Energjia rrjedh aty ku shkon vëmendja. Hiq mendimet prej asaj që nuk ju pëlqen. Universi është katalogu. Ai ka për të gjithë. Universi i ka të gjitha me bollëk.

* Nëse mendon se mundesh apo nuk mundesh, në të dyja rastet ke të drejtë.
Prandaj, assesi:
nuk mund ta bëj - se nuk kam kohë...
nuk mund ta bëj - se nuk kam para...
nuk mund ta bëj - se nuk kam fuqi... Nuk... nuk... nuk...

por:
mund ta bëj - se kam kohë...
mund ta bëj - se kam para...
mund ta bëj - se kam fuqi... MUNDEM dhe DUA.

* Ndiqni lumturinë tuaj... Ndiqni entuziazmin tuaj, ndiqni pasionin tuaj...

* Shikojeni veten me gjërat që dëshironi.

* Unë meritoj të jem i lumtur...
Unë meritoj të jem i pasur...
Unë meritoj të jem ...
Unë jam krijues i fatit tim.

* Askush s’mund ta jetojë jetën time
ta përjetojë lumturinë time
ta këndojë këngën time
ta shkruaj historinë time....




Pergaditi: HASAN HAMثZBALAJ
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top