Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Gloom ti do ta gjejsh djalin me shkuesi apo me ''interenet'' ?

te keshilloj temen 'vajzat u pergjigjen pyetjeve tuaja, se ke dal jashte teme

hmm pergjigja ime eshte.... me mbleresi dhe ka mbaruar ajo pune.
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

po crendesi ka ...hall eshte si mund te rrish sa me gjate pa martu ...po qe ti fusin 2 kembet ne nje kepuce ti fusin si me shkusi si pa shkusi :p
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Tani them te drejten se edhe kjo njofja si e mendoni ju ka njefar mbleserie ngase o ju propozon dikush o ju njofton dikush. Ndoshta se ka formen e eger te mbleserise por nje lloj mbleserie edhe eshte.

Lidhur me ndarjet them se ne rriotjen e ndarjeve kane ndikuar krejtesisht faktor tjere dhe jo se me heret nuk kishte pakenaqesi.

Tani jeta eshte me dinamoike, me me shume kerkesa, me me shume kthesa dhe me me shume te drejta sidomos per femren. Pastaj dhe femra eshte ne pozite me te favorshme dhe nuk duron me si dikur.
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Mendimi im per kete ceshtje eshte se me mire me shkuesi eshte te behet kjo pune .
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Po mkujton temen kryesore te ''debatit'' mes meje edhe nanes (gjyshes) e cila asht shume kundra martesave me dashni sepse meshkujt jane ''horra'' edhe femrat jane budallaqe e sdijn ke marrin :p

Gjithmone thote sapo njeh dike qe fillon e te pelqen pak ,direkt interesohu per familjen e tij ,a ka shkolle a ka shpi ky njeri edhe verej si sillet kur asht me nerva. Po nuk qe hajri tij shkeputu direkt ;p Plus qe mendon se eshte 100 here me mire nqs familja te prezanton dike qe e ka studiuar mire ,jo ta marresh me zor thot, gjithmone nqs tpelqe edhe ty :p e une qe i them qe jam kundra ktyre marreveshjeve edhe qe sdo martohem kurre po do ju ngel n dere ahaha ;p
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Une e dua te jete nga ato dashurite e filmave, head over heels...sa do realizohet se di, por shpresat sdo i humb. E kam i çik kte pjesen e enderrimtares brenda vetes :D
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Jemi ne 2013 e prap martesat me shkuesi skan dal modet,kjo do t'thot se funksionojn ma mire ;)
 
Titulli: Lidhjet me Shkuesi apo Njohjet Vetem me njeri tjetrin?

Per mua nje njohje eshte njohje , me apo pa shkusi , vete apo me perzentim apo me internet ,
puna eshte qe te kaloje elekticitet pa te tjerat skan rendesi .

Tamam, kjo eshte me e rendesishmja !
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Varet ....... ktej nga ne ekzistojne shume shkojsi dhe ne fakt familjet e djalit ose vajzes perpiqen te gjejne me te miren me femijet e tyre dhe shpesh here ja arrije dhe gjithmon thon se i fejojne me shkojsi lene shkollen etj ... kam pa plot raste qe goca 15 cuni 16 17 vj jan feju gjoja me dashuri dua ato o vdiqa dhe tashme skan asnje te ardhme sebashku ! Di dhe raste konkrete qe jan fejuar vajza te reja 17 18 vjec me djem nga mosha 25 27 vj dhe ralisht kan funksjonuar shum mire pasi sigurisht familja ka prezantuar me te mirin / miren e mundshme . Po personalisht sdua te me ndodhe ndonje shkojsi dua qe te jet dicka qe ta ndjej dhe di un e para jo te diskutohet nga te tjere gjithsesi kam boll kohe ;) megjithse mami ka filluar ti mi numeroje disa raste :D
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Lidhjet me shkuesi te pakten jane me serioze.sepse kur futet dikush per te bashkuar dy njerez ,dihet se perdicka serioze. Nese njihesh vetem ,lidhesh nje jave,nje muaj,pastaj thot pac nje jete sa me te bukur.

p.s tema ime per diskutim ishte krejt ndryshe me kte...po nejse
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Mendimi im per kete ceshtje eshte se me mire me shkuesi eshte te behet kjo pune .


Deuid,meqe po vdes nga kurioziteti po te pergjigjem...Une jam nga ata rastet qe dua martesa ne djep:D...Deri ne moshen 10 vjecare,pastaj kur arrihet puberteti dua te me tregojne nje foto te burrit te ardhshem...Dashurohem me foton dhe ne moshen 18 vjecare e lejohet me ligj martesa,do martohem,se me del qorr,pa floke,krahthyer,ska gje a ma zgjedh familja?Fjala e familjes eshte urdher,dhe urdheri zbatohet nuk diskutohet:D
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Deuid,meqe po vdes nga kurioziteti po te pergjigjem...Une jam nga ata rastet qe dua martesa ne djep:D...Deri ne moshen 10 vjecare,pastaj kur arrihet puberteti dua te me tregojne nje foto te burrit te ardhshem...Dashurohem me foton dhe ne moshen 18 vjecare e lejohet me ligj martesa,do martohem,se me del qorr,pa floke,krahthyer,ska gje a ma zgjedh familja?Fjala e familjes eshte urdher,dhe urdheri zbatohet nuk diskutohet:D

Gloom kto kan ekzistuar shume me par por tani jane raste shume te rralla ne rastet e shkojsise familjet gjithmon mundesojne takime mes ciftit ato flasin njihen per disa kohe dhe e vendosin vete ...
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Deuid,meqe po vdes nga kurioziteti po te pergjigjem...Une jam nga ata rastet qe dua martesa ne djep:D...Deri ne moshen 10 vjecare,pastaj kur arrihet puberteti dua te me tregojne nje foto te burrit te ardhshem...Dashurohem me foton dhe ne moshen 18 vjecare e lejohet me ligj martesa,do martohem,se me del qorr,pa floke,krahthyer,ska gje a ma zgjedh familja?Fjala e familjes eshte urdher,dhe urdheri zbatohet nuk diskutohet:D

Nuk thash martesa te behet ne djep . Nuk thash qe martesa te behet ne baze te fotove . Nuk thash qe martesa te behet pa e pare vajzen , nuk thash qe martesa te behet ne baze te ligjeve te ateistave etj etj . Ajo cka kam thene une eshte se jam pro martesa me ndermjetesues .

Ajo cka ti pershkruan ne shkrimin tend eshte qe ka ndodhur ne fakt ne vendet tona . Edhe pse ashtu ka qene , kur e bejme krahasimin e martesave te athershme dhe te tanishme , eshte per gjynahe te Zotit te behet nje krahasim i tille !

Nuk jam prej atyreve qe nuk do ta gjej vazjen ne Internet , ne kafe , ne pune , shkolle , ne treg etj ., por ma mire e nderuara Gloom per mua eshte , ta njehe dikush vajzen , familjen e saj , dhe te me njehe mua , dhe te me thote , se eshte nje filane vajze shume e bukur , me moral te larte etj , deshiron ta njohesh ?! Mua kjo menyra e dyte me e pershtatshme me duket , sesa ajo e para .
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Nuk thash martesa te behet ne djep . Nuk thash qe martesa te behet ne baze te fotove . Nuk thash qe martesa te behet pa e pare vajzen , nuk thash qe martesa te behet ne baze te ligjeve te ateistave etj etj . Ajo cka kam thene une eshte se jam pro martesa me ndermjetesues .


Nuk jam prej atyreve qe nuk do ta gjej vazjen ne Internet , ne kafe , ne pune , shkolle , ne treg etj ., por ma mire e nderuara Gloom per mua eshte , ta njehe dikush vajzen , familjen e saj , dhe te me njehe mua , dhe te me thote , se eshte nje filane vajze shume e bukur , me moral te larte etj , deshiron ta njohesh ?! Mua kjo menyra e dyte me e pershtatshme me duket , sesa ajo e para .[/QUOTE

Me falni se spo arrije ta kem te qart rolin e ndermjetesuesit dhe poercaktimin e moralit te dikujt nga nje ndermjetesues :vetull:
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Me falni se spo arrije ta kem te qart rolin e ndermjetesuesit dhe poercaktimin e moralit te dikujt nga nje ndermjetesues :vetull:


une nuk e di pse po mundohesh mu bo kishe ku ke lind e ku ke jetu ! tu e marr parasysh qe kto gjana kan ndodh e ndodhin tek ne ! ndoshta ti personalisht jo po shum te moshes tane edhe ma te vjeter me ndermjetsus apo MSITI kur u kon per me gjet naj nuse i ka than filan fistekut familjes se tyne osht qik e mir osht e moralshme e familjes tmir !! tash nket kontekst besoj qe e ka pas deuidi ! po ti tash je civilizu i ke harru kohet e moqme :D
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

une nuk e di pse po mundohesh mu bo kishe ku ke lind e ku ke jetu ! tu e marr parasysh qe kto gjana kan ndodh e ndodhin tek ne ! ndoshta ti personalisht jo po shum te moshes tane edhe ma te vjeter me ndermjetsus apo MSITI kur u kon per me gjet naj nuse i ka than filan fistekut familjes se tyne osht qik e mir osht e moralshme e familjes tmir !! tash nket kontekst besoj qe e ka pas deuidi ! po ti tash je civilizu i ke harru kohet e moqme :D

Kaq merr vesh ti dhe kaq ta rrok andaj dhe nuk befasohem.

Askush spo bisedonte se si eshte bere por se sa e rendesishme eshte puna e shkuesit dhe sa e mban ajo martesen te ruajtur. Koherat e vjetra jo se e ka ruajtur shkuesi martesen por kan egzistuar rrethana tjera dhe jeta eshte zhvilluar ne rrethana tjera, madje ne te shumten e rasteve femra ka vuajtur si dreqi ne shtepine e burrit dhe ska guxu as ze me ba. Po ashtu burri ka duruar gruan edhe pse nuk ka qene i lumtur me te por qe ska guzuar me marr veprime tjera ngase i ka shku koka ne te shumten e rasteve.

Pra ne te shumten e rasteve shkuesi te ka siguruar nje nuse pa goje por jo se te ka siguruar nje zgjidhje ideale, madje une nuk shof asnje ndryshim me ditet e sotme. Munde ta takosh gocen ne rruge, bus, pone, shkolle, studime apo edhe ne shoqeri por asnjera nga keto nuk eshte faktor determinues se do e kesh jeten ideale me te. Ca kalojne mire, ca jo aq mire e ca e nderprejne lidhjen. Kshu ka qene edhe puna e shkuesit.

Une jam edhe sot per ta ruajtur shkuesin por vetem sioo tradite dhe jo se te mundeson dicka me te sigurt.
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Duke lexuar temen,,me erdhi ne mendje disa elemt idesh brenda vetes sime qe kan ndryshuar brenda meje me kalimin e viteve..kur isha gjimnaziste,apo dhe studente,,shpesh diskutoja me babin tim,,apo ne keto idet familjare,,,per shembull ne rrethin e te njohurve apo familjar ndodhnin martesa me shkuesi,,dhe shpesh babi im ,thoshte mire e ka dhen vajzen,apo martuar djalin,,sepse jan shtepi me taben dhe famije e mire,,
Dhe une gati aty si macee dhe filloja c"jan keto ide,,ke do martoj ai vajzen/djalin,,apo tere familjen dhe tere fisin,..e keshtu i ore une me ato idet e mija..kur mbaroja babi me thoshte:-Degjo vajza ime,,do rritesh e do i kuptosh me mire ca gjera,,sepse po qe familje qe kan ne gen rrugaqerin,injorncen,,imoralin,,dhunen,,etj etj,,sado i mire te jete ai qe zgjodhe ti nga ajo familje ne nje faze te jetes rrezikon te shkoj ne rrenje,,e pastaj ti do marresh kusuret..
E ne fakt,,Tani qe jam familjare vete,,dhe kuptoj c"do te thone mardhenjet familjare,,mardhenjet sociale brenda gjakut te familjes,,ku hyn,,etj etj e shume element si keto,,e them me bindje,,_Sa drejt ka fole Babi im...(kete e thash si rast qe shum martesa me shkuesi kan qen te sukseshme sepse,,ne genet e tyre familjare ka pas nivel,,formim,,fisnikri (sepse keto element shifeshin)etj etj,,,,,por ama dhe me dashuri po te lidhesh pra njohje sporadike,,ne i kafe,shkolle.klab,,disko etj etj,..duhet te marresh kohen ta njohfesh mire tjetrin..e mbi te gjitha merre informacionin e duhur,,ne cilen familje do hysh,,,si kan te kaluaren familjare,ose kupolen familjare..ato pak gjera te pergjithshme,se spo thote njeri merr lupen e shiko...
Tani per sa i perket,,njohjeve,,shkuesia,,e sotshme eshte bere me hapur,,pra dhe neprmjet familjes vjen i prezantim,nuk te detyron njeri ta marresh po se deshe del pin kafe.me te..diskuton,,,e po se deshe s"te thote njeri merre,..keshtu qe eshte nje varjant qe s"ka asgje te keqe absulutisht.
Personalisht mendoj qe s"ka shume rendesi se si fillon nje njohje,,nga prezantime famijare,shoqerore apo shkollore..apo e nje rruge,,apo ne nej magjes pranveror..me nje pershendetje ...e rendesishme eshte se sa ajo lidhje do shkrihet,,do ngjitet,,dhe do i rezistoj provave te jetes brenda ciftit dhe familjes.,,dhe kjo e fudit sigurisht nuk varet nga forma se si e njohe fillimisht partnerin/ren,,tende.
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Atehere lidhjet e kombinuara=artificiale,qe ju i quani tradite(tradite leshit) nuk kan linde me Shqiperine.I kan perdorur edhe aristokratet e botes per motive nga me te ndryshmet, me kryesorja ishte te mos ndryshonte rangu, edhe pse opinioni i te interesuares ishte kundra.Sot ne Shqiperi ndodh e njejta gje veçse e bastardhuar me modernismin e kohes ku femra shqiptare fale lirise te arritur nga femra perendimore ka nje fare indipendenzë veprimi.Po edhe sikur ta marrim me filozofi siç thot Hartini:"Pastaj po ta analizojme ne detaje , çdo martes i bie te jete me shkusi,se perhere diçka apo dikush behet shkak", shumzojme me zero atmosferen magike e shpesh here surreale qe krijohet midis dy personave qe njihen e pelqehen ne menyre instiktive,e per çka,veçse nje mashkull kastravec i konsideron kto faza ta para te njohjes "te rastit" pa shkusi si kote ose kalimtare veçse me u fsheh mbas hijes se tij.Atehere hyn ne skene shkuesi qe te garanton per vajzen sepse e njeh familiarisht plus ka edhe analizat e gjakutte saj.Si perfundim shkuesia me duket si me shiju nje karamele me hunde te mbyllur.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Lidhjet me Shkuesi apo Njohjet Vetem me njeri tjetrin?

Sake njohur ti mi yll , kshu pe perafersi eee , mos u lodh ti numerosh sakt fare ;

.

je i interesuar kshu apo c'fare ? :D
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Atehere lidhjet e kombinuara=artificiale,qe ju i quani tradite(tradite leshit) nuk kan linde me Shqiperine.I kan perdorur edhe aristokratet e botes per motive nga me te ndryshmet, me kryesorja ishte te mos ndryshonte rangu, edhe pse opinioni i te interesuares ishte kundra.Sot ne Shqiperi ndodh e njejta gje veçse e bastardhuar me modernismin e kohes ku femra shqiptare fale lirise te arritur nga femra perendimore ka nje fare indipendenzë veprimi.Po edhe sikur ta marrim me filozofi siç thot Hartini:"Pastaj po ta analizojme ne detaje , çdo martes i bie te jete me shkusi,se perhere diçka apo dikush behet shkak", shumzojme me zero atmosferen magike e shpesh here surreale qe krijohet midis dy personave qe njihen e pelqehen ne menyre instiktive,e per çka,veçse nje mashkull kastravec i konsideron kto faza ta para te njohjes "te rastit" pa shkusi si kote ose kalimtare veçse me u fsheh mbas hijes se tij.Atehere hyn ne skene shkuesi qe te garanton per vajzen sepse e njeh familiarisht plus ka edhe analizat e gjakutte saj.Si perfundim shkuesia me duket si me shiju nje karamele me hunde te mbyllur.

I ke ra pikes!
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Mendoj se jan meshume lidhje interesi se sa lidhje tjera thjeshte ktojan boprej qe egziston njerezimi me e shtuose me rujte pasurin te dyja palet
 
Titulli: Lidhjet me shkuesi apo njohjet vetem me njeri tjetrin?

Miq tè forumit si mendoni ju, a ka ardhur koha qè martesat e kombinuara nè vendin ton tè mas ekziztojn me!
Pse duhet qè pèr tè ardhme e njè personit tè mendojnè tè tjerèt, pikrishtè pèr njè gjè me kaq rèndèsi qè èshtè tè bashkosh dy persoma per njè rrugè kaqè tè gjatè tè jetès???
Me sa di unè jemi i vetmi vend mè EVROP ku ndodhin martesa tè kambinuara(me shkusi):grusht2:

Lidhjet me lajmësira ekzistojnë dhe sot e kësaj dite.. Biles akoma shumë e përdorin si "gjoja" nuse "më të mira" sepse ua bën dikush i besuar, apo i familjes dhe që janë "të ndershme" dhe "të virgjëra" , dmth lajmësia i jep sigurinë palës mashkullore ndershmërinë gjoja.. dhe palës femërore lajmësia i jep , jetën e mirë sepse ai ka lek apo ka shtëpi të mirë dhe do jetoj mirë .. shumë nga familjet i japin vajzat diku për këto arsye dhe shumë të tjera pak a shumë të lidhura me njëra tjetrën..

Personalisht, nuk më ka pëlqyer asnjëherë si term dhe si ide për të gjetur personin e jetës, edhe pse ka patur disa raste që sot e kësaj dite janë dhe shkojnë mirë në çift dhe familjen e tyre.. por asnjëherë nuk do pranoja të kaloja jetën me dikë që ma bën dikush.. mendoj se jeta është tepër e shkurtër për të qëndruar dhe kaluar jetën, duke njohur dikë që nuk ta ka dhënë zemra por familja ..

E vërtet që kanë ndodhur shumë raste, kur e dashurojnë vetë dhe janë zhgënjyer, por ama nuk kanë fajësuar dikë tjetër për këtë ndarje përveç vetes.. kurse rastet me lajmësi kanë fajësuar lajmësin dhe ka ndodhur që janë futur dhe në hasmërira për këto gjëra ..

Mendoj se cdokush në jetë, duhet të ketë lirinë e zgjedhjes për cdo gjë.. sepse është jeta e tij dhe duhet ta jetoj ashtu si ndihet i lumtur vetë, pa komplikime, pa dhënie dhe vënie detyrimesh etj etj.. Në fund të fundit jeta pa vuajtje dhe luftë nuk është jetë mendoj.. çdo njëri gjen qetësinë e tij/saj një ditë, diku, tek dikush :)..

Me trashëgime gjithsesi :p, si ata me lajmësi dhe ata me lirinë e zemrës së tyre..
Rëndësi ka të ndihen të qetë dhe të lumtur në brendësinë e tyre dhe jetën e të dyve..
 
Titulli: Pe: Martesat e Kombinuara

Them se pyetja mund te ish formuluar me ndryshe pasi:
Se pari,per mendimin tim, martese e kombinuar s'do te thote qe po mendon apo aq me teper po vendos dikush tjeter per ty. Martese e kombinuar eshte ajo kur te prezantojne dike per qellim martese(ndodh apo jo martesa me vone ajo eshte ne dore te te rinjve)
E dyta: Nuk eshte e vertete qe jemi vend i vetem ne Europe apo dhe ne bote qe ekziston kjo gje... Dhe ne vende te tjera ndodh te prezantosh nje shoqe apo mike dikujt me qellim qe nqs pelqehen te lidhen me njeri tjetrin..
E treta: Ne mund te themi mendimin tone se cfare do pelqenim ne, ose cila rruge na duket me e mira, por jo te vendosim nese duhet te zhduken apo te lejojme akoma disa rituale te praktikuara gjate gjithe kohes.. Martesat e kombinuara s'do ekzistojne atehere kur njerezit s'do kene me nevoje per to.....

Sa i perket mendimit tim, jam konfuze se cila eshte menyra me e mire. Preferoj ate kur njihesh vete per shume arsye, por nga ana tjeter dhe kur te prezantojne dike ska asgje te keqe. Perkundrazi nese ne rastin e pare te verbon ndjenja dhe e ke te veshtire te kuptosh karakterin e plote te tjetrit, ne rastin e dyte personi qe ta prezanton i njeh te dyja palet dhe ka pare perputhshmeri tek ata...(ketu nuk referohem tek martesat e gjetura nga mami dhe babi...eeee...hahaha...)... Personalisht nuk shoh asgje te keqe tek kjo lloj njohjeje...sidomos kur se gjejne dot vete:p...mbleseria vjen ne ndihme...:)

ma paska lexuar mendjen :D ...
 
Titulli: Pe: Martesat e Kombinuara

lol lol lol

Une them se u lodhem duke njohur vete e sna doli gje ne drite, shkuesi e pike.
Un mundesisht e dua pa e pare fare vec naten e pare te marteses ta shikoj ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top