Lidhja mes inteligjencës dhe besimit fetar

cent

...Lontano
Një studim i ri beson se i ka dhënë përgjigje përfundimisht çështjes së besimit, duke zbuluar se njerëzit e mençur besojnë më pak te Zoti.
27x2s9d.jpg
Psikologu Miron Zuckerman dhe Jordan Silberman nga universiteti i “Rochester” dhe “Judith Hall of Northeastern” kanë publikuar përmbledhjen e tyre të 63 studimeve të kryera nga viti 1928 deri në vitin 2012.

Ndonëse se studiuesit e pranojnë se zbulimet e tyre nuk janë krejtësisht të reja, ata kërkuan mes të gjithë studimeve të kryera shekullin e fundit dhe vunë re lidhjen mes inteligjencës dhe të qenët fetar.

Ateizmi ishte më i përhapur mes njerëzve të zgjuar.

Duke e përshkruar inteligjencën si aftësinë për të arsyetuar, planifikuar, për të zgjidhur probleme, për mendimin abstrakt dhe idetë e ndërtuara mirë, mësimin e shpejtë dhe përdorimin e eksperiencës, shkencëtarët u shprehën se këto janë cilësitë analitike të inteligjencës që karakterizojnë edhe shumë ateistë.

Nga ana tjetër, besimi fetar përkufizohet si besim tek e mbinatyrshmja, dhurimi i sakrificave te kjo e mbinatyrshme dhe përforcimi i ritualeve që tregojnë më së miri besimin.

Zuckerman, Silberman dhe Hall ekzaminuan studimin e vitit 1921 të kryer nga Levis Terman, një psikolog në Universitetin e Stanfordit.

Në këtë studim, ai rekrutoi 1500 fëmijë me nivel inteligjence 135 kur ishin në moshën 10 vjeç. Këto të dhëna u morën dhe u riekzaminuan nga Robin Sears nga Universiteti i Kolumbisë në vitin 1995 dhe nga Michael Mcullough nga Universiteti i Majamit në vitin 2005.

Përfundimi i përgjithshëm ishte fakti se fëmijët ishin më pak fetarë krahasuar me njerëzit e tjerë në përgjithësi. Sipas studimit të Terman, pavarësisht ateizmit të tyre, 60 për qind e fëmijëve që nuk besojnë, janë rritur në shtëpi strikte fetare.

Studimi i dytë i madh që u analizua nga Zuckerman, Silberman dhe Hall u bazua në kërkimet e “Neë York College Elementary School” për fëmijët e bekuar me zgjuarsi të madhe.

Të diplomuarit e kësaj shkolle që e kishin nivelin e inteligjencës mbi 140 pikë, u kontaktuan shumë vite më pas kur ishin nga 38 deri në 50 vjeç dhe u zbulua se vetëm 16 për qind e tyre kishin gjetur kënaqësi shpirtërore te feja.

Edhe studimet e kryera nga vende të tjera, si për shembull studimi i Richard Lynn nga Universiteti i Ulster në vitin 2009, pohojnë pikërisht lidhjen e fortë mes ateizmit dhe inteligjencës.

Pavarësisht lidhjes së fortë që është provuar, shkencëtarët e studimit, u shqetësuan për një tjetër arsye: përse ekzistonte kjo lidhje?

Sipas kërkimeve, edhe në vitet e para të jetës, sa më inteligjent të jetë fëmija, aq më shumë mundësi ka të largohet nga përqafimi i fesë, mësimeve fetare dhe besimit tek Zoti.

Një shpjegim për këtë mund të jetë fakti se njerëzit inteligjentë janë më të prirur drejt përballjes dhe rezistencës ndaj dogmave fetare, që kanë si qëllim edukimin e frymës së besimit dhe nënshtrimit ndaj Zotit.

Për më tepër, gjatë studimit u vu re fakti se njerëzit me inteligjencë të lartë, bëheshin edhe më shumë ateistë kur jetonin në komunitete fetare, sepse ata nuk donin të pajtoheshin me shumicën.

Shpjegimi më i përhapur është se njerëzit me inteligjencë të lartë nuk preferojnë të pranojnë asnjë besim që nuk mund të provohet shkencërisht.

Arsyeja tjetër është se inteligjenca dhe merita u jep këtyre njerëzve që janë bekuar me aftësi mendore të lartë, të gjitha kënaqësitë që i jep feja një besimtari.

Studiuesit theksuan se shumica e kërkimeve të analizuara ishin në gjuhën angleze dhe se ishin kryer nga shoqëritë perëndimore.

ثshtë e rëndësishme të përmendet se 87 për qind e njerëzve të përfshirë në studim ishin nga SHBA-ja dhe Kanadaja, duke e bërë kështu kërkimin më tepër të lidhur me fenë protestante dhe më pak me atë katolike ose judaike.

Histori

Njerëzit e parë që e përcaktuan veten si ateistë jetuan në shekullin e 18. Fjala ateist ose ateizëm e ka prejardhjen nga greqishtja dhe nënkupton “pa Zot”, pra një njeri që është skeptik dhe kritik ndaj besimit te Zoti.

Ateistët përbëjnë 2.3 për qind të së gjithë popullsisë së botës, ndërsa 11.9 për qind e njerëzve janë pa fe.

Sipas të dhënave, shumica e ateistëve jetojnë në shoqëritë perëndimore. Në SHBA, 4 për qind e shoqërisë është ateiste, në Spanjë 11 për qind, në Britaninë e Madhe 17 për qind, në Gjermani 20 për qind dhe në Francë 32 për qind.


/Top Channel
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Lidhja mes inteligjencës dhe besimit fetar

pra 2.3 % e botes kokan te menqur kurse tjeret jo te menqur ! haha
te "menqurit" qe nuk besojn ne Zot jan ata qe pasi "zbulojn" diqka ju rritet morri thojm na apo ju rritet mendja e tani "behen" ateista apo ata te pasur qe e harrojn Zotin e pastaj thojn qe jan ateista.. nfakt ateist SKA !
 

ricky_ch

******
Pe: Lidhja mes inteligjencës dhe besimit fetar

Vetëm humbje kohe. I humba 2-3 minuta duke lexuar dhe nja 2-3 duke
shkruar. Artikull koti. Dhe Zoti akoma mbetet duke ekzistuar.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Lidhja mes inteligjencës dhe besimit fetar

Mbase, do me duhen edhe ca vite te mira te jap 1 perfundim te plote :p

Them qe kjo vjen si pasoje qe ne pergjithesi njerezit inteligjente japin prova me fakte dhe i studiojne ato nga afer, pastaj arrijne ne konkluzion , e kunderta nga besimi qe vjen pak a shume si imagjinate/fantazi qe mund te besosh ne c'te duash dhe te dergon ku te duash me mendje :)
 
Top