Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Liderë fetarë takohen në Vatikan

Klerikët muslimanë dhe romano-katolikë si edhe akademikë fetarë kanë filluar një takim të paprecedent në Romë.


Seminari 3-ditor është i pari i këtij niveli mes myslimanëve dhe katolikëve që organizohet nga Vatikani.

Ai vjen dy vjet pas protestave ndërkombëtare lidhur me një leksion universitar të dhënë nga Papa Benedikti, që lidhte myslimanët me dhunën në të kaluarën.

Dy ditët e para të këtij forumi do të dominohen nga diskutime se si feja kupton dhe interpreton urdhëresat për të dashur Zotin dhe fqinjin tënd.

Gjatë bisedimeve jozyrtare të dyja palët do të bëjnë propozime lidhur me atë se si të shmangin tensionet në të ardhmen, që ndizen me raste mes myslimanëve dhe të krishterëve.

Protesta të dhunshme shpërthyen në disa pjesë të botës islame pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed nga një gazetë daneze.

Përsëri pati protesta pas vërejtjeve të bëra nga Papa Benedikti në vitin 2006 kur ai bëri një lidhje me islamit dhe dhunës.

Akademikët dhe klerikët myslimanë që po marrin pjesë në takimin e Vatikanit, thonë se protestat mund të ishin shmangur nëse liderët myslimanë dhe të krishterë do të kishin folur sëbashku kundër dhunës së tillë dhe provokimeve që zakonisht fshihen pas saj.

Në botë ka rreth 2 miliard të krishterë dhe gati gjysma e tyre janë katolikë.

Ndërsa myslimanët që numërojnë sot rreth 1.3 miliard, e kanë tejkaluar për herë të parë numrin e katolikëve në botë./bbc/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back