Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t !





Ish-diktatori i Libisë, koloneli Muammar Gaddafi, është konfirmuar i vdekur nga burime zyrtare, disa orë pas përhapjes së zërave të parë për këtë ngjarje.

Njeriu që drejtoi vendin e Afrikës Veriore për më shumë se 40 vjet nëpërmjet një regjimi autoritar dhe ushtarak, mbeti i vrarë në betejën për marrjen e Sirtes, qyteti i fundit i cili kishte mbetur ende në duart e besnikëve të diktatorit.

Ministri i Informacionit i qeverisë së përkohshme, Mahmoud Shammam, deklaroi se luftëtarët e ushtrisë rebele kanë mundur të identifikojnë trupin e pajetë të kolonelit. Ndërkohë, festimet kanë nisur të zhurshme në pjesë të tjera të vendit.
Fillimisht u raportua nga mediat ndërkombëtare se koloneli ishte plagosur në këmbë, por më tej u njoftua se Gaddafi ndërroi jetë ndërsa po transportohej me ambulancë.

Në Spitalin e Misurata-s, ish-dikatori mbërriti i vdekur. Koloneli u kap ndërsa po tentonte që të largohej nga qyteti i tij i lindjes, Sirte. Por një sulm i NATO-s i mbështetur edhe nga rebelët, plagosi Geddafi-n.

“Ai u kap, u plagos në kokë dhe në të dyja këmbët dhe është marrë nga një ambulancë”, deklaroi fillimisht për agjencinë e lajmeve “Reuters” anëtari i KKT-së, Abdel Majid.

Sipas këtij burimi, pati një shkëmbim të ashpër zjarri mes rebelëve dhe grupit mbrojtës të kolonelit para se ky të kapej, në vendlindjen e tij, Sirte.

Ndërsa një ushtar që thotë se e kapi personalisht liderin e rrëzuar ka deklaruar për BBC se në momentin e arrestimit Gaddafi bërtiti: “Mos qëlloni”.

Gaddafi, i cili ka qeverisur Libinë prej vitit 1969, u rrëzua nga pushteti pas protestave që nisën në vend në muajin shkurt.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kërkoi arrestimin e tij, nën akuzën për krime kundër njerëzimit, të kryer ndaj popullsisë libiane.

Ndonëse reporterët e mediave ndërkombëtare nuk kanë mbërritur ende në Sirte dhe lajmi nuk është konfirmuar prej tyre, deklarata e Shammam përbën burimin e parë zyrtar që konfirmon ngjarjen.


Burimi: TCH
 
Zyrtare: Gaddafi është vrarë (Video)

15:20 Edhe BBC duke cituar një zëdhënës të Këshillit Kalimtar të Libisë raporton se Gaddafi është vrarë

14: 30 Agjencia e Lajmeve “Reuters”, ka raportuar para pak çastesh se, ish Udhëheqësi i Libisë Moamar Gaddafi ka vdekur dhe nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të marra. Më herët është raportuar se Gaddafi është kapur dhe ishte i plagosur në të dyja këmbët. Nga ana tjetër CNN po ashtu raporton për vdekjen e tij por citon NTC.

Televizioni shtetëror në Libi ka njoftuar se trupat e Këshillit Nacional Kalimtar, kanë kapur diktatorin Moammar Gaddafi pasi morën nën kontroll vendlindjen e tij Sirte. Lajmin e kanë publikuar edhe televizionet e njohura ndërkombëtare duke cituar televizionin shtetëror të Libisë.

Sipas këtyre raportimeve rebelët pasi morën strehën e fundit të Gadhafit gjuajtën në drejtim të tij dhe e plagosën në të dyja këmbët. /indeksonline/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Zyrtare: Gaddafi është vrarë (Video)

T'shkretit ata ne duart e kujte kan qen , por edhe me shum te shkretit ata ne duart e kujte po bine .


Jo zyrtare : un se besoje qe ka vdek .
 
Pe: Zyrtare: Gaddafi është vrarë (Video)

Me ne fund e hengri edhe ky.
Gjithe ata qe vdesin.. :(

Une degjova qe e kish vrare nje 18-vjecar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top