Libanezi martohet me 12 vjeçaren

AnGeLiC

VIP
V.I.P
600

Ajo është vetëm 12 vjeç dhe siç e shohim në këto foto është “martuar” me një burrë që ka moshën e gjyshit të saj. Kjo ndodh në Liban, aty ku shumë burra janë martuar me vajza nga 10-20 vite më të reja se vetja.

Por në rastin konkret kemi të bëjnë vetëm ne një rast sensibilizimi. Një burrë ka zgjedhur të kundërshtojë ligjin libanez i cili i lejon femrat të martohen që nga mosha 9 vjeç dhe nga ky ligj ka pasur mjaft viktima. Vajza të mitura që kanë humbur jetën në aktin seksual.

Ai ka dalë në rrugë dhe ka pozuar me këtë “nuse” të vogël. Komentet dhe reagimet e njerëzve kanë qenë nga më të ndryshimet por kryesisht kundërshtuese të kësaj “martese”.
nusja-271x300.jpg

Një burrë, teksa kalon pranë pyet: ‘E jotja është’. dhëndri përgjigjet: ‘Po’, dhe kalimtari thjesht e aprovon një gjë të tillë duke i uruar trashëgime.

Ndërsa një grua ishte kaq e shokuar saqë kërkoi të dinte ku ishin prindërit e vajzës. “Ajo është 12 vjeç! Unë isha duke vrapuar, por këmbët e mia ngrinë kur pashë atë”, bërtiti gruaja.


ZHURNAL
 
Titulli: Libanezi martohet me 12 vjeçaren

Mjaft keq!
Shumë keq!
Katastrofë!

Por...!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Para se të kundërshtohen ligjet, duhet të ndërpriten
vrasjet e fëmijëve, se për ndryshe nuk arrijnë të bëhen as 12 vjeç
e lëre ma dhëndërr e nuse!


2_201388936568915_175072502533892_467284_6700176_n.jpg
 

Attachments

  • 2_201388936568915_175072502533892_467284_6700176_n.jpg
    2_201388936568915_175072502533892_467284_6700176_n.jpg
    78.4 KB · Shikime: 0
  • 2_201388936568915_175072502533892_467284_6700176_n.jpg
    2_201388936568915_175072502533892_467284_6700176_n.jpg
    78.4 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Back
Top