Tregu evropian gjithsesi është i veçantë krahasuar me pjesën tjetër të botës. اdo ditë e më shpesh këtu po paraqiten modelet e reja më herët sesa në pjesët tjera të botës. Rasti i njëjtë është me modelin më të ri të celularit LG BL40 të kompanisë LG.
LG BL40 me ekran më të madh në Evropë do të paraqitet deri në fund të këtij muaji.
Merret vesh se të parët të cilët do ta fusin në dorë janë britanikët, të cilët do ta shpërndajnë nëpërmes operatorëve të telefonisë mobile Orange dhe Carphone Warehouse.
Si premierë është paraqitur në muajin maj, por këto ditë janë shfaqur edhe disa karakteristika interesante të tij: ekran 4 inçësh WVGA me rezolucion 800 x 345 piksela, fotoaparat prej 5 megapikselash, ofron pesë orë bisedë në 3G, 5 në rrjetin 2G, derisa ka edhe Wi-Fi e HSDPA.
*telegrafi*
Tani për tani nuk ka të dhënë për çmimin. Thonë, së shpejti...