Lezhë, "zbret" ekspedita arkeologjike për studime të vendbanimeve ilire

BeniT

Donatorë
Një vendbanim ilir në qytetin e Lezhës, do të jetë në qendër të një ekspedite arkeologjike pesë javore, një projekt i përbashkët mes Institutit Arkeologjik në Tiranë dhe atij në Berlin që ka nisur nga viti 2006.

Arkeologu i Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, Gëzim Hoxha, njëkohësisht drejtor i këtij projekti pohon se: “përmes kësaj ekspedite që do të nisë në fillim të muajit gusht, synojmë të ndjekim transformimin e qyteti nga periudha helenistike deri në antikitetin e vonë”.

Projekti i gërmimeve arkeologjike në qytetin e Lezhës ka nisur në vitin 2006, dhe rezultatet kanë qenë shpresë dhënëse,ku vitin e kaluar u zbulua një mozaik i shek II para Krishtit, me një mbishkrim. Arkeologët kanë konkluduar se Lezha është një vendbanim ilir.

Fillimisht ishte Akrolisi në majën e Malit të Shelbumit, themeluar si fortifikim në shek. X p.e.r. Prej andej, në shekullin VI-V p.e.s banorët u zhvendosën në kodrën e Kalasë dhe ngritën qytetin e Lisit, të cilin në shek IV p.e.s. e rrethuan, duke ndërtuar një mur mbrojtës (2 km e 600 m) me blloqe të mëdha gurësh të punuar.
 
Shpresoj te japin nje urdher te prishin te gjitha shtepite qe kane ndrtuar pa asnje leje ndertimi ne kodren e kalase,sidomos perballe qytetit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top