Letra e nje babai per djalin e tij…

WxP

Staf në FV.AL
Nëse një ditë do më shohësh plak.. nëse bëhem pis kur ha apo nuk arrij të vishem… ki durim… Kujto kohën që kam kaluar për të ta mësuar… Nëse kur flas me ty të përsëris gjthmonë te njëjtat fjalë… mos më ndërprit… dëgjomë… Kur ishe i vogël… duhej të të tregoja cdo natë të njejtën përrallë që të flije… Kur nuk dua të lahem… mos më bertit… Kujto kur të ndiqja dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje të laheshe.. Kur të shohësh mosdijen time mbi teknologjinë e re… kij durim dhe më ndihmo.. Mos më shih me atë buzëqeshje ironike… por kujto sa kohë m’u desht të tëmësoja abc… Nëse në një moment nuk arrij të mbaj mend… më jep kohë dhe mos u nervozo.. Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që them… por nevoja për të qënë me ty gjthmonë… Kur këmbët e mija të mos më shërbejnë më… mos më trajto sikur të isha një barrë për ty… Më ndihmo njësoj siç bëra unë kur ti ishe i vogël… Kur them që dua të vdes… mos u merzit… Një ditë do e kuptosh çfarë më shtynte ta thoja… Do kuptosh që në moshën time nuk jetohet por mbijetohet… Një ditë do të kuptosh që pavarësisht gabimeve të mia… kam kërkuar më të mirën për ty… që gjithnjë jam munduar të të ndihmoj… Më jep pak kohë… më jep pak durim… më jep një shpatull në të cilën unë të qaj ashtu si ti e ke bërë shumë herë… Më ndihmo të ecë… më ndihmo të mbaroj ditët e mia me dashuri dhe durim… Në këmbim unë do të jap një buzëqeshje dhe dashurinë e pafund… që gjithnjë kam

Burimi: GazetaVirtuale.Com
 

Attachments

  • 553897_409928299018597_141388129205950_1720304_1080200637_n.jpg
    553897_409928299018597_141388129205950_1720304_1080200637_n.jpg
    5.9 KB · Shikime: 76
Titulli: Letra e nje babai per djalin e tij…

E kam patur ket material prej kohesh, se di cme ka mbajtur pa e postuar...

Meqe WxP pati guximin dhe e postoi un po vazhdoj me te tjera... ;)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Letra e nje babai per djalin e tij…

Nëna ime jo gjithmonë e ka thënë të vërtetën... më ka gënjyer tetë herë në momentet e rëndësishme të jetës!
Kam lindur si djalë i vetëm në një familje tejet të varfër... aq të varfër saqë nuk kishim ushqimin e mjaftueshëm. Në raste të rralla ndodhte që të kishim pak oriz në shtëpi... Nëna përgatiste shujtën e thjeshtë dhe gjithmonë pjesën e saj të pjatës e hudhte në pjatën time duke thënë: "Ha biri im, unë nuk jam e uritur"...
KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E PARث

Kur u rrita pak, nëna ime pasi përfundonte punët e shtëpisë, shkonte te lumi që gjendej afër shtëpisë, duke shpresuar se do të zinte ndonjë peshk, që unë të kisha ushqim të shëndetshëm dhe të zhvillohesha sikur fëmijët tjerë. Arriti t'i zë dy peshqi. Nxitoi në shtëpi dhe i përgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parë se unë me shije e ngrëna peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj në pjatën time duke thënë: "Biri im, ja edhe këtë peshk timin, sepse ti e di që unë nuk e dua peshkun"...
KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E DYTث

Koha kalonte dhe erdhi momenti që unë të hyja në shkollë. Meqë nuk kishim pasuri që unë të shkollohem, nëna hyri si shitëse te një tregtar i pasur. Një natë të ftohtë dhe me shi, nëna u vonua më tepër në punë. I brengosur dola nga shtëpia ta kërkoja. E vërejta duke ardhur me një torbë të rëndë të rrobave në dorë. E thirra: "Nënë, eja në shtëpi, është vonë dhe ftohtë." Ajo buzëqeshi dhe tha: "Biri im, unë nuk jam e lodhur"...
KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E TRETث

Erdhi koha e provimeve të shkollës. Edhe pse ishte vapë e madhe, ajo dëshiroi të vinte me mua në shkollë. Dielli përcëllonte tokën, ndërsa sipërfaqja e rërës avullonte nga nxehtësia. Hyra në shkollë, ndërsa ajo mbeti duke pritur në oborrin e shkollës. Kur përfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo më priti me përqafim amënor, mbushur me dashuri dhe mëshirë. Në dorë mbante një lëng të ftohtë që e kishte blerë për mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokën dhe vërejta atë, nga balli i saj rridhnin pika djerse. Ia ofrova gotën duke thënë: "Nënë, pi edhe ti pak", ndërsa ajo tha: "Biri im, vetëm ti pije, unë nuk kam etje"
KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E KATثRTث

Pas vdekjes së babait tim, nëna jetoi një jetë të vështirë si e vejë. Mbi supet e saj mbajti tërë përgjegjësinë për udhëheqjen e shtëpisë, thjeshtë duhej të kujdesej për çdo gjë. Jeta ishte vështirësuar, dhe shumë shpesh ishim të uritur. Pranë shtëpisë sonë jetonte xhaxhai im, njeri i mirë, shpesh na sillte ushqim, por edhe ai ishte i varfër. Fqinjët kur panë që gjendja jonë ishte e papërballueshme, këshilluan nënën, e cila ishte ende e re, të martohej për dikë që do ta ndihmonte. Mirëpo, nëna ime refuzoi këtë këshillë duke thënë: "Unë nuk kam nevojë për dashuri"
KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E PESTث

Pasi përfundova fakultetin, hyra në një punë me pagë të mirë në një firmë dhe vendosa ta marr përsipër kujdesin e shtëpisë. Meqë shëndeti i nënës ishte dobësuar, nuk mund të punonte si shitëse rrobash, filloi të shesë perime në treg. Kur nuk mundi më tej të punonte, unë ndava pjesën nga paga ime dhe ia dhashë asaj, ndërsa ajo i refuzoi duke thënë: "Biri im, ruaji të hollat, unë kam mjaft për vete"
KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E GJASHTث

Vazhdova shkollimin e mëtejmë dhe shumë shpejtë u bëra magjistër. Paga ime u rrit edhe më shumë. Firma gjermane më ofroi një punë të mirë në Gjermani. U gëzova pa masë dhe fillova të ëndërroja për jetën e re të lumtur. E ftova nënën të vinte të jetojë me mua, por ajo refuzoi duke më thënë: "Biri im, unë nuk jam mësuar me jetë luksoze"
KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E SHTATث

Koha kalonte, nëna ishte plakur dhe shumë shpejtë u sëmur nga karcinomi malinj. Në ato momente në mes meje dhe nënës sime të dashur ishin shumë shtete. I nevojitej përkujdesja e dikujt. I lashë të gjitha dhe u ktheva në shtëpi. Nënën e gjeta në shtrat. Kur më pa, u mundua të buzëqesh. Zemra m'u copëtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte më ajo nëna që e kam njohur... Lotët më shkonin rrëke nëpër fytyrën time, por edhe tani ajo u mundua të më ngushëllojë duke thënë: "Biri im, mos qaj, unë nuk kam dhembje!"
KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E TETث

Pasi që tha këto fjalë, mbylli sytë dhe më nuk i hapi kurrë.

Secili që kënaqet me begatinë e prindërve të gjallë, u këshilloj: Ruani këtë begati para se të pikëlloheni për humbjen e saj. Secilit që ka humbur nënën e tij të dashur, e këshilloj: Gjithmonë kujto se sa ka sakrifikuar ajo për ty.
 
Titulli: Letra e nje babai per djalin e tij…

E paguar



Një djalë i vogël iu ngjit nënës së tij në kuzhinë një natë derisa ajo po bënte gati darkën dhe ia dorëzoi një copë letre ku ky kishte shkruar diçka në të. Nëna pasi i thau duart me përparësen e saj filloi ta lexojë copëzën e letrës ku shkruante:

Për kositjen e kullosës: 5 euro
Për pastrimin e dhomës sime këtë javë: 1 euro
Për atë që kam shkuar në dyqan për ty: 0.50 euro
Për atë që e kam ruajtur vëllanë e vogël derisa ti ishe në shitblerje: 0.25 euro
Për hedhjen e mbeturinave në kontejner: 1 euro
Për sjelljen e një dëftese të mirë: 5 euro
Për fshirjen dhe rregullimin e oborrit: 2 euro

Gjithsej më ke borxh: 14.75 euro


Hëmm! Nëna filloi ta shikonte të birin derisa ai rrinte pranë saj dhe sikur ia lexonte kujtimet që i silleshin asaj nëpër kokë. Ajo e kapi lapsin, e ktheu së prapthi letrën që e kishte shkruar i biri dhe shkroi:

Për nëntë muaj që të kam bartur në bark derisa ti rriteshe: falas (gratis)
Për të gjitha netët që kam ndenjur pa gjumë, jam kujdesur dhe jam lutur për ty: falas
Për të gjitha kohët e zahmetshme dhe për të gjithë lotët që më ke shkaktuar ti përgjatë viteve: falas
Për të gjitha netët e mbushura plot tmerr dhe shqetësimet që kam pasur: falas
Për lodrat, ushqimin, teshat madje edhe fshirjen e hundëve tua: falas, bir.

Kur t’i mbledhësh krejt këto, çmimi i dashurisë sime për ty është: falas


Kur përfundoi së lexuari atë që kishte shkruar e ëma, sytë iu mbushën me lot dhe duke e shikuar drejt në sy të ëmën i tha: “Nënë, vërtet të dua shumë”. E mori lapsin dhe me germa të mëdha shkroi në letër: “E PAGUAR”.
 
Poezi Për Babain

Poeme Per Babane E Per Vete (Kenga I)

Im ate token shume e donte
Sic donte nene e grua
Per token lodhej dhe rekonte
Dhe djersen derdhte krua

Kur plis me plis hidhte hapin
I kishte hapi hije
Dhe zogjte e malit udhe i hapnin
Me fjale hiresie

Kur grushtin mbushte plot me fare,
Mahnitej kush e shihte,
Dhe era ndalte frymen ne are,
Qe qejfin mos ja prishte

Ne kembe si ne kater klecka
Ne gur ngrinte hardhucka
Pergjonte lart ne shelg rebecka
Me thonjte me majucka.

Me sqep lejleku bente harqe
Rreth rruzullit te diellit
Dhe dukej sikur ndillte paqe
nen kaltersine e qiellit

Po ati im mbi plisa ecte
Me shpirt te madherishem
Dhe tokes shpirt me shpirt i jepte
Nga shpirti i cuditshem

kur prane molles ulej qete
te hante buke e gjize
Nuk feshferinin gjethe e flete
Nuk pipetinte drize

Me token rrinte dite e nate
Ne vape, ere e mjegull
Ndaj nga pasardhesit im ate
Kerkonte djerse e rregull

Nuk kish syze dijetari
Dhe rafte me deftere,
Po udhe ihapte shkencetari
Me nam te madh e vlere

Ky shkencetar qe njihte dhene
Ne fusha pas me mori;
''mesoje biro abecne
ne brazdat qe le plori

Mesoje biro abecene
E gjithe abeceve
Atje ku plisat shpinen ngrene
Pas plugut e pas qeve....''

Pa dale mire nga pelena
Me dha ne dore hostene
Dhe shfryu si era ne bedena;
''Tani permbyse dhene/

Permbys dhene, dheu s'ankohet
Kur plori ia kruan shpinen,
Po qesh, lot valle dhe gezohet
Dhe gazi cmend luginen.

Dhe te harbuar marrin vrapin
Kercejte radhe-radhe
Dhe sythat syte e vegjel hapin
Per ditezen e bardhe"...

Nje dite i lodhur, i menduar,
I thashe me ngadale:
"Per se kaq shpejt m'i ke mesuar
Kaq pune e brenge e halle?"

Ai nga buzet llullen hoqi
E foli dy-tri fjale:
"Qe mos ta haje qeni shkopin.
Pellumbi im, o djale!"

Pastaj u ngrit te perkedhelte
Balashin dhe Kazilin,
Qe nxirrnin gjuhen si lepjet
Dhe shelgjet i lepinin.

Ata i bindeshin tim eti,
Sic binden dy femije,
Me ta e lidhte fort nje jete
Me qindra mijera fije...

Dhe nuk ia prishnin qejfin kurre
ne vape,ere, e mjegull,
leronin, mbillnin, mbanin grure;
Im ate donte rregull...

Pastaj babai ne plis mbeshtetur
Kendonte fill i vetem,
Sikur perpiqej per ta gjetur
ne kenge te verteten:

"Qe nga maja e malit
Ta shtira dylbine,
Pas drites se llambes
Ta pashe stoline.

Me gjysmen e ballit
Te derdhej shamia,
M'u ne doren time
Sec me ngriu dylbia.

Me eren e malit
Desha te te vinja,
Sarhosh sec me bere,
Mbeta neper brinja.

Qete m'i zu zekthi,
Kali malet mori,
Maje grurit mbata,
C'te bej une i gjori!...

Qe nga maje e malit
Ta shtira dylbine,
Them te vij pas teje,
Them ta shes shtepine..."



Dritero-Agolli
 
Jeni shum me fat ju qe e keni "Babain" tuaj ne shtepi :(
Disa njerez do te benin cmos per ta par dhe nje her te vetme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top