Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

( Letërsi popullore ) Anekdota

Këtu sillni anekdota nga më të ndryshmet, nga kahina juaj, nga gjithë tjrojet shqiptare apo edhe të huaja ...

po e filloj unë.
 
Bretksoa dhe gjarpi
( si fëmijë ma ka treguar babi im ndjesë pastë, kjo anekdotë goxha shkon me atë proverbin: i mencuri mëson nga pësimet e tjetrit, budallai nga të vetat )


bretkosa dhe gjarpri -për postim.webp

@Bebw - kur e kam postur këtë ankedotë, TY të kam pasur në mendje!
 
Redaktimi i fundit:
pres anekdotat tuaja...
( nuk po pyes a e lexuat ... )
 
A po i bjen sikur në shqip?

Njani i thotë një shokut të vet:
- Du me shkue te mjeku se diçka s'po e ndiej veten mirë.
Kur shkojnë atje qëllon një mjek serb:
- Çika Ramo shko bôje ni snimak te grudit! ( bëje një rëntgen të gjoksit )
Shkoi ky, bashkë me shokun e vet, e bëri rëntgenin dhe u kthye prapë te mjeku.
Mjeku e shikoi filmin e rëntgenit:
- Valla bre çika Ramo, mutno t'paska dal snimaku?
Ky edhe s'e mori vesh mirë, ndaj iu kthye shokut të vet:
- More, kit snimakun po e morr vesh, po qikjo fjala tjetër a po i bjen sikur në g'uhën tonë?
- Paj, nashta jo bash krejt, veç koxha n'gat ia ban!

Fjalor:
Çika ( serb.) = mixhë, xhaxha ( si shenjë respekti për më të vjetrin )
MUTNO ( serb.) = i paqartë, i turbullt...
 

Adem Gashi


Anekdotë ( i shkon asaj thënies: më thuaj c'shokë ke, të të them se cili je )

Gjithkush njeh(do) bandën(shoqërinë) e vet

Në kohën e ish-shtetit që më pas u shpërbë, një rom shkoi ushtar. Gjuha zyrtare ishte serbo-kroatishtja dhe atje e thërrisnin shkurt “Cigo”. Por Cigoja ishte pak problematik, ndaj një ditë e thërrasin në raport te kapedani.
Pasi e qortoi gjatë e me ton të ashpër, kapedani i tha ndër të tjera:
- E sheh, Cigo, kaq muaj je këtu dhe ende s’i njeh eprorët e tu! A e njeh kapedan Gashin?
- Jo, - u përgjigj ai qetë.
- Po major Krasniqin?
Romi ngriti supet në shenjë mohimi.
- Po kolonel Berishën?
- Jo, as atë s’e njoh.
- Ti s’njeh askënd, Cigo! Ik tani, shporru!
Romi, sapo bëri dy-tri hapa drejt derës, u kthye ngadalë dhe tha:
- Shoku kapedon, a mund të të pyes diçka?
- Fol, - ia ktheu kapedani me padurim.
- A e njeh Ramazonin?
- Jo, - tha kapedani.
- Po Toufikun?
- As këtë.
- E Hasonin?
Kapedani ngriti supet dhe shtrembëroi buzët në shenjë mohimi.
Romit i ndriti fytyra me një buzëqeshje të lehtë:
- E sheh, shoku kapedon… gjithkush ngjeh bondën e vet!

gjithkush njeh bandën e vet.webp
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back