Leter vetes se ardhme

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Aki
  • Start date Start date
Biçim monologu!

-Hë më lal?
-Ku ke përfundu? Akoma atje je?
-A i le skedinat?
-A e bleve fiksimin e jetes?
-A te thash qin her, matu perpara se të shkrepesh?

ehh...

-A je martu? - Po pse mër derzi, çar të mungo :LOL:
-Po ajo ondrra që te mundo, të mundo akoma? Epo fli i qete dak, nk ishte faji yt. shpirti jot e di sa dhëmb. e di qe po te genjej, tjera fjal nk kam, nk mundem.

-Cfare do te me thuash tani?

Matu kur tpergjigjesh,

Toç!
Troç fare ja paske thon ?
 
Mirdita Veton, a je mirë a je lodhë?

Fillimisht mos harro një gjë, vazhdo e merr frymë. Thith sa të mundësh oksigjen, mirëpo mos lejo që ky të jetë procesi yt i vetëm i jetës, merr sa më shumë dritë. Ama mos u ba si Lulja. Jo Lulja, fqinja jote me taka të larta, e që di të bëjë vetëm tik-tak në rrugë, po si bima, lule de, po e din ti. Kur ta lexon këtë letër në të ardhmen, ndoshta edhe je rit. Ku po e di, me vjet po rritësh çdo vit, ama me mend? Po më dukesh i njëjti. Do me thanë, pasi qe ke me u ngi mirë me oksigjen, fillo e rritu. Mere jetën pak ma seriozisht njeri, jeta serioze është. Hej paramendo me e lexu këtë shkrim edhe pas 10 viteve e ti me qenë ky që je. Trullan. Më fal, ama je pak. Ke marrë oksigjen, e je rit ( që hiq nuk po besoj), fillo e mos i lëndo njerëzit. Vendose gishtin në kokë edhe thuaj me vete, unë nuk kam asnjë të drejtë me e lendu dikënd, sidomos njerëzit e afërt që çdo herë i ke aty, edhe kur ju thu me ik, edhe kur sillesh keq me ta, ata janë aty. Kurdo që ke me lexu këtë shkrim ata aty ke me i pas. Kur ke ndalu me i lendu njerëzit, fillo e duaji ata. Jep pak dashuri o njeri i ngrirë. Mendoj, e meritojnë. Së paku ata njerëz që me ty janë, e kanë me qenë çdo herë. Oksigjen ki sa të dush, po e përdor pa pare, e që besa dikush edhe oksigjen nuk ka! E ti ki oksigjen, e përdore për të mirë. E që besa po besoj që je tu fol ma pak se që fol tash. Në një tavolinë ku janë 10 persona, diku 4 prej tyre e përdorin telefonin, hajde të tjerët flasin. Ama prit, ata veç të dëgjojnë se ti flet e nuk ndalësh. E di ke me kundërshtu edhe atëherë, ama ti flet shumë. Shumëëë! Hmm, çka ki deri tash. Oksigjen po, dritë po, me u rit po ( prapë nuk jam tu besu), me lendu ma pak, edhe me dasht ma shumë. Hajde me fol e di që nuk ke me u ndalë. Edhe ah po. Veton, puno ma pak. Jeta po ec, edhe ato shumë shpejt. E di në fund krejt kanë me qenë kujtime, kanë me lëviz para fytyrës, e ti ke me qenë shikues. Edhe ah po, nisja projektoj ata 5 a 6 fëmijë që i ke ne mendje, mendoj nuk janë 2 a 3, janë 5 ose 6.

Hajt tash tung, se me lodhe, si çdo herë tjetër Veton :)
Hajt lopë hajt, se kurrë su mushe mend.
 
Titulli: Leter vetes se ardhme

Hej ti,
E di qe shpesh te kam inat? Inat sa here me lodh me veshtrimet 560 grade qe i ben gjerave. Se kuptoj pse justifikon cdo gje qe behet rreth teje. Duke u munduar ti shohesh anen me te mire cdo njeriu! Duke toleruar cdo kend qe nuk di c’eshte e mira. Bindu se ka dhe njerez te lig, po po. Nuk do ta pranosh ama ka fatkeqesisht!

Bej pak pushim. Mos vrapo kaq shume pas jetes per te kapur cdo gje. Leri gjerat te vijne natyrshem dhe ne kohen e tyre. Kenaqu nje here te vetme me cfare ke e merr ca pushime mendjeje. Vleresoje veten qe te dish te vleresosh dhe njerezit me te rendesishem qe ke prane. Mjaft fajesove veten per mos realizimin e tere endrrave qe kishe. Kjo jete nuk qenkershka qe te kemi cdo gje qe duam ne doren tone. Per me teper, ishin shume, akoma vazhdojne te jene te panumerta.
Mjaft ua bere me dije te metat njerezve te dashur, ama bej paqe me faktin qe njerezit jane te ndryshem dhe s’mund te jene te tere si ti.(ose sic do doje ti)

Neser do aplikosh per nje hap tjeter te madh tendin, te cilin deri dje thoje s’do e marr kurre, por ja qe po ndodh.Kjo je ti. Ndryshon mendjen 10 here Brenda 1 ore jo me Brenda vitit. Me siguri kur te lexosh kete do jesh ne fazen kur thua sa te mbaroj kete qe kam ne dore e do heq dore nga gjithcka. Por kurre s’do heqesh, sepse njeriu eshte ai qe lind. Sado te perpiqemi te luftojme veten nuk I largohesh dot natyrshmerise tende. Po e le me kaq. Do te te shkruaj serish kur te dale pergjigja e se neserme!

Hugs,
Shiko fotografinë 1860506
Paskemi pas lene nam! 🤦‍♀️🤦‍♀️
Uaa, Soli ne te 20+ e veta 🤣
 
Titulli: Leter vetes se ardhme

Nuk kam shume per ti thene vetes.
Ndoshta ajo ka me shume ndaj meje se une ndaj saj.
E gjtiha cfare i uroj eshte te jetojme shendetshem,me buzeqeshje e pa pare asgje te keqe ne familjen tone.
Forca ,dashuria,stabiliteti qofte me ne sic ka qene deri me sot!
Amin!
:))
flm kohe,qe me ke perkujdesur plote 6 vjet rrjesht!
Ma ke plotesuar deshiren.
Uroj dhe per shume te tjera.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top