Leter per.....ty!

Morena

...Δʝɛя...
Per ty qe ndihesh i ''pafat''

Sa here te ka ndodh ti besh pytjet vetit qe a eshte kjo jeta qe dua?
Nuk arrij te kuptoj e quan ti veten si ajo pjesa e njerezimit e pafat apo te tjeret te cilesojne te tille?
Nese eshte e dyta ke pytur veten pse?
Kush gjykon per ngjyren e lekures aq arrin te konceptoje dhe nuk quhet aq gjykim me mendje te shendoshe, por une mendoj se quhesh ashtu sepse ti sben asgje per veten
Sepse ti ne moshen me te mire nuk kujdesesh per veti
Me fal i/e dashur si mund te kujdesen te tj per ty kur ti se ben per veten?
Ne ditet e akullta ku asnje njeri nuk nxerr doren nga xhepat ti shtrin doren
Pse ore fatzi nuk ben asgje per veten?Pse te tjeret te shohin me percmim
epo smund te jete percmim eshte edhe keqardhje, si ndihesh kur tj
ndjen keqardhje per ty????
Apo me mire keshtu se sot do kenaqesh me ca kusure e pak me teper?
Ste dhimbset femija qe sapo ka lindur, qe dridhet ndersa ti sben asgje
Mos me gjej justifike duke thene se atyre si mua nuk u gjejne pune
sepse po te duash cdo gje e arrin, mos pretendo per nje post ne kryeministri
por une do te punoja edhe tek plehrat per femijet e mi, ndersa ti jo.
Mos i meso femijet e tu me te njejten kulture, mesoji qe te jene te zotet e vetit
te mos jetojne ne nje shtepi pa strehe,qe te kenaqen me ate qe korrin.
Ti nuk je i pafat.Ti je inteligjent sepse jeton me djeresen e te tjereve.
Nuk eshte ashtu?
Me thuaj nese nuk eshte ashtu ti do dilje per te nevojshmen e mundshme
sdo dilje cdo dite,sdo ikje tek nje dyqan argjenderie te me pysje per vareset
qe as une skam mundesi ti blej, sdo blije cdo dite nje hamburger.(nga ku edhe mora shkas te shkruaja kete)
Mos prit nga te tjeret ji e zonja/i zoti i vetes ndoshta do jesh ai qe ske qene kurre
ndoshta do jetosh me mire, ndoshta sdo ben viktimen,ndoshta..ndoshta ku i dihet
e di mire qe edhe ti shpreson ne nje jete me te mire.Beje!
 
Titulli: Leter per.....ty!

Sa here jemi takuar ne?Ndoshta sjemi takuar asnjehere por ndoshta cdo dite
cdo dite me shpresen qe dikush do te thoshte dicka derisa nje dite humbe shpresen dhe u bere keshtu.
Si shkoi jeta jote ne kete menyre?Me vertete te gjitha problemet e tua mund te zgjidhen duke marre tymin e nje bime?
Dreq e mallkuar edhe ajo kush e nxori heren e pare.
Te shoh.
Te shoh e me vjen keq per ty sepse ti ishe tjeter dikur.
Sepse dikur problemet doje ti zgjidhje vete e jo ti zgjidhje ne nje menyre absurde.
Ndoshta une flas kot sepse nuk e kam provuar, por te them qe jeta me jep 1000 here adrenaline se sa ty.
Se beson?Normal mos ke qene ndonjehere esell.
Ia te them edhe dicka tjeter, une di te provoj LUMTURINE E VERTETE, ti provon nje iluzion
provon dicka te rreme, kthehesh ne jeten reale edhe vuan, mbytesh serish ne nje iluzion medemek te lumtur
Ah more i shkrete po pse jeta jote zingjir i lidhur pas nje bime do te jete?
Pse nuk flet, pse nuk mendon me gjate apo ajo gjeja qe ti pin te ka shteruar edhe fantazine.
Sa keq vertete.Mendova se ishe ne gjendje te jetoje , jo vec te ekzistoje si qenie qe nuk pret asgje nga jeta.
Po familja jote o njeri pse eshte aty?
Ca do thuash se ajo te krijon me shume probleme me shume strese, presin shume nga ty?
E atehere kjo eshte zgjidhja sipas teje?Familja gjithmone te don, e te don te miren.
Nuk e beson sepse nje bime eshte e zonja e jetes tende.Turp!
Sa here te kandodh te mendosh dicka pastaj dicka tjeter te kundert e te besh ate?
Shume here sepse ti ske me kontroll te vetes, te trurit, te qelizave, te asgje
Nganjehere me dukesh si nje kufome qe ecen duke u mbart ne dicka qe nuk ekziston.
Te shoh syte qe te skuqen cdo dite.O Zot cfare tmerri, pse ia ben kete vetes?
Normal qe eshte trupi yt edhe e din mire se cfare ben, por ia ku po te them qe ti se din
sepse sje i zoti te ndalesh kete rrjedhe qe te ka marre, nese do ishe ne gjendje ta beje
do te thoja qe jam gabuar, qe ti je i persosur...
Ti spo jeton jeten, ti po jeton vdekjen ne nje menyre te kendshme, e mo normal qe heret a vone
do vdesin, por ti sdo dish te jetosh asgje
sdo dish te jetosh asnje gezim te vecante sepse ti je i varur nga nje bime koti.
Ti je i varur nga gezimi i rreme.
E tani?Tani d mendosh se te merzita me keto gjera, te pakten e di qe do i lexosh
e di qe nje perpjekje e jotja e vogel do te thoshte aq shume per cdo person qe te ka afer.
Meqe ra fjala ke nje person te vecante ne jeten tende?
Ske?
E pse?
Ahaaa sepse kenaqesh me nje nate aventure, e cfare provove ?
Vec nje kenaqesi tjeter te trupit, ia kete provove.
Gjej nje person qe mund te ndash cdo gje me te dhe kur te jesh me te ajo/ai do jete parajsa jote
Porvoje cfare humbet?Vec fiton, fiton o i/e dashur fiton emocione te verteta,
fiton besimin e nje personi qe do behet me rendesi per ty, fiton shikimet me te embla qe mund te marresh,
fiton perkedheljet te cilet do te mallengjejne.
Po nese humb ajo?
Mos u kthe me asaj bime, jeta eshte e bukur pikerish sepse eshte shumengjyreshe, provo
Jeto!
Pikerisht kjo eshte fjala e duhur JETO.
Jeto per aq kohe sa mund ta besh sepse ti spo humb cdo moment te jetes ti po humb jeten pas droges.
Dikush do i adhuronte aq shume floket e tu jo te shprishur, dikush do adhuronte personin tend te vertete.
Behu zoti i jetes, vetes, trupit tend.
Aq kisha per tani.
 
Titulli: Leter per.....ty!

Kam vetem mall,
Nuk kam emer,nuk kam mundime,nuk kam zemer,nuk kam ndjenj
kam vetem mall.Shpirti im ka mbetur si autograf mbi ty,mbi syte,buzet,
trupin,zemren.Jeta ime ka mbetur e mberthyer mabs teje pas endrrave te tua,
pas diteve te tua.Kam mbetur me ty per te te falur dashurine ngrohtesine,
shoqerine,ngushellimin.Ngushellimin qe nuk ta dhashe kurre.
Do te doja te te kisha prane vetes prane zemres qe ti te thyeje akullin e
vetmise qe ka pushtuar kopshtin e ndjenjave qe ka kaq shume nevoje per ty .
Jo per fjalet dhuratat por thjeshte per pranine tende,per ate shikim tendin qe do
ta vidhja per pak sekonda. Ti nuk me kuptove kurre, ti nuk i deshe kurre zerat e
embel te syve te mi,ti nuk i more kurre mesazhet qe ne copeza te shqyera nga shpirti im,
shkruajta per ty me pika gjaku te zemres se plagosur.
Ti u afrove kaq shume,por nuk e pe dot dashurine qe
si zog i uritur trokiste ne dritaren tende duke kerkuar
thermija ndjenjash.
E une s'pushova se menduari oret minutat ditet muajt qe kishin kaluar ne kete torture cmendurie .
Ti kalove para meje mosperfilles pa e kuptuar qe qenia jote hapte plage mbi mua.
Ti ecje rruges e une shkelja ne gjurmet e tua.............
Ti nuk je me i imi , por jam e sigurt qe une jam aty ku je ti. Jam ne c'do qelize te trupit tend,
ne cdo rrugice ku shkel ti, ne c'do gje qe prek ti....i dashuri im,
 
Titulli: Leter per.....ty!

Rrezet e diellit kishin dëpërtuar në dhomën time,në zemrën time,dhe si mundoheshin të më zgjonin nga gjumi i rënd,shumë i rëndë që më kishin mbështjellë trupin tim të lodhur me një ëndërr të bukur.Ishte ëndrra ajo që më kishte lidhur dhe s'më linte të zgjohesha.Disi mundohesha të ta shihnja fytyrën,por kot.Vetëm zërin tënd të shtjerrë e dëgjoja nga larg.Të ndiqja hap pas hapi dhe mundohesha të të thosha diç që kurrë nuk e kisha menduar,por....Dhe,edhe në ënderr ishte largësia që na ndante e fjalët që i kisha thënë,por ti nuk i kuptove kurre.....zemera ime.

Ndoshta edhe kurrë s'do t'i kuptosh?!Ndoshta e kupton dashurinë që kam për ty,por bëhesh kinse nuk kupton!
Jam ajo e cila nuk mund ta pranoj më askë në zemrën time,në shpirtin timë të çilter.A thua do të pendohesh?Athua do ta largosh vetëm për një çast krenarin tënde egoiste?Pse hamendesh?Kishte momente kur sytë flisnin.Në sytë e tu shihja shumcka.Të kujtohet kur me orë të tëra bisedonim?Të kujtohet kur me thoshe se me dashuron shumë?Apo mos vallë vetëm fjalë boshe,apo mos vallë e kishe nga dhembshuria e keqardhja që isha e smuer?

Dhe,dielli ishte ai,i cili më zgjoi nga ëndrra që nuk më linte të shkëputësha dot.Dhe, e lodhur, e molisur se nuk ishe pranë,ndërmjet asaj se diç dua,por sikur nuk di as vetë çka.....e tash,të kaluarën e ka mbeshtjellë pluhuri i harreses.E në mua kanë mbetur vetëm kujtimet.Kujtimet që nuk shlyhen dot!
 
Titulli: Leter per.....ty!

Gjithcka njesoj dhe gjithcka ndryshe
Po ai shikim, ajo buzeqeshje qe nuk shteron...
Ai profil qe s’rresht se shijuari ...
Zeri qe shqipton emrin tim... me therret prape si dikur...
Dikur... e pastaj tani...
Tani, kur je kaq afer dhe larg...
E cuditshme ... te shoh, madje edhe mund te prek per te kuptuar qe s’jam ne enderr
Por nuk me josh, madje s’me zgjon asgje...
Duart ngurojne, sje thesar per ta...
Thjesht dua te shoh, te kujtoj... te me kthesh mbrapa ne kohe...
Tani gjithcka eshte ndryshe... por jo syte, buzeqeshja, zeri...
ti rri aty, perballe. ka kufij qe s'kalohen...
mjaftojne syte... endrrat ...
 
Titulli: Leter per.....ty!

Kane kaluar vite, zeri i saj akoma ska trokitur ne veshet e mi, tani cdo shprese po tretet, ajo sdo marr kushedi nga eshte duke ecur, qeshur, folur, me ke? Ajo qe vret me shume eshte serish. Pse ma shperbleu keshtu, pse theu ate gje te shtrenjte te jetes sime. I dhurova buzeqeshje, ngrohtesi, dhe ne momentin final si per ironi te fatit e ben zemren gure, me hedh tutje si nje leter pa vlere. Me kujtohet nata e fundit me te, thote te dua te dua pa rreshtur duke kafshuar te qaren time ne marrezine e dhimbjes dhe e besoj me shume se cdo here tjeter por ploti i kesaj historie mbyllet, sperfundon si nje perralle, por gjithcka shuhet njesoj si nje qytet i braktisur. Ajo e shkuar akoma me ndjek pas si nje fantazme qe sgjen qetesi, duke me torturar ne lengimin tim dhe smund ta ngushelloj, nje perqafim ti afroj , se ajo jam une.
Jeta vazhdon dhe oret kalojne, dhe e di se rete do shkojne nje dite dhe dielli do ndricoj serish, por tek tuk ndonje pike shiu ne ajer do lag faqen time e do me sjell dhimbjen e nje dite Maji. Diten kur jeta ime celi e ndersa ti morre nje rruge pa kthim .
.................
 
Titulli: Leter per.....ty!


E shikon kete qe te kam shkruar ketu siper?Eshte gjeja me principale,me e rendesishmja,
eshte me e veshtira por eshte unike sepse...po te shpreh ate qe ndiej per ty!
Te thuash Te dua... me beso, nuk eshte e lehte...duhet te jesh e sigurte qe e ndjen me te
vertete, te kuptosh qe shpesh duhet te jete e njejte,por mbi te gjitha eshte gjeja me spontane
qe mund ta ndjeje nje njeri.I dashur, e shikoj qe me ty cdo gje eshte ndryshe,cdo gje eshte
e bukur, e lehte tani qe ti je pjese e jetes time & cdo moment te jetes time dua ta ndaj me ty!
Sa e cuditeshme, apo jo?? Per pak kohe arrita te njoh nje pjese tenden,mesova te njoh te
mirat, difektet e tua...Per pak muaj arrita te beja gjene me te bukur & absolute ne Bote,qe cdo
vajze do e deshironte...Te dashurova...sa e bukur kjo fjale & ti e transformove ate ne gjene me
te bukur te kesaj Bote! Zemer... u be kohe qe jemi bashke, edhe perse jemi larg...ka ndodhur
qe shpesh kemi diskutuar, kemi pasur kontradita por...nuk mund ti quaj asgje, sepse...jane gjera
normale qe mund ti kene dy persona. Tani je bere njeriu me i rendesishem i jetes time,qe kam
me shume nevoje, qe me keshillon, qe me degjon, & qe me ben te ndjehem e rendesishme...!!
Me ty ndihem shume mire, me ben te qesh, me ben te qaj ndonjeher, me ben te nervozohem...
Me ben te ndihem Unike & Speciale per ty...Je i vetmi person ne jeten time qe dua me te vertete,
& qe vazhdoj te dua thjeshtesine tende,embelsine, simpatine tende & te gjitha cilesite e tua qe
me bejne te ndjehem e rendesishme ne jeten tende...E shikon i dashur?? Une besoj qe mund te
bej cdo gje per ty, mjaftojne ca xheste qe te bejne te kuptosh qe c`te duhet & c`duhet te besh
per te ecur perpara,vetem une edhe ti mund ta bejme...te ndryshojme jetet tona!
 
Titulli: Leter per.....ty!

Ke me i pase gjithkund,
kane me t'pa vitrinave, prej dritareve,
trotuareve, e shpijave perdhese,
neser ke me i pase gjithkund dashnite e tjereve.
Askush s'i ndalon, e do t'jene aq shume,
sa po t'dojne neser e rrezojne edhe qeverine.
Do t'na vezhgojne dashnite e tjereve,
prej fustaneve te grave, prej parfumeve, do t'na shikojne argjendaret gati me inat, do na ndjekin pas urimet ne radio,
e turma dashurishe do do mblidhen ne restorante e bare,
e do na pergjojne me sy t'undyrshem.
Kena me u duke si njerez t'fofte, a thu se vec dashnia jone
ka te drejte me egzistu. Kena me ece mes tyne,
e kane me na leh dashurite e tjereve sa here t'u kalojme afer.
Po pune e madhe, dashnia qe leh s'te han.
Neser ke me i pase gjithkund, deri ne darke,
kur gjestet e dashnise kane me u shkri n'erresine, e ka me mbet vec heshtja e dates 15 shkurt, kesaj rojeje besnike, qe per nji dite, s'la asnji dite tjeter me hy.
 
Titulli: Leter per.....ty!

hey xhan u be kohe qe nuk te shkruaj...
po shikoja letrat ne sirtar dhe nje dore e padukshme me shterngoj zemren , stomaku mu mbyll dhe nje lemsh me zuri fytin ...
kur isha adoleshente ne cdo leter vendosja buzet e lyera enkas per ty e me te madhe shkruaja ndjenjat sikur doja te ulerija te degjoje deri atje ku ndodheshe ti .. atje qe ishte aq larg ,aq larg ngjante atehere!
me pas letrat trasformohen ne letra universitarje me fjale te zgjedhura e citime ku vendosja theksin mbi to per ta paragonuar me perrallen tone...
pastaj nje leter e thjeshte ku shkruaja vetem 10 fjale daten time te ardhjes dhe qe e prisja me mall.....
nga aty ishim te pandare e shkrimi mbeti nje kujtese.
dashuria jone zemra ime mund te quhet platonike 8 vite pritje e deshire te paguara me 6 muaj enderr perralle e serish tani kam 10 vite qe pres serish te vi tek ti ...
por tani eshte veshtire te shkruaj ato 10 fjale magjike ndaj po provoj te shkruaj kete me pare .
ne mengjes kur drita shqyen e deperton permes vrimave te taparelave dora ime te kerkon dhe vendi jot eshte bosh, ngrihem duke zvarritur kembet terhiqen nga rutina e domozdoshmeria dhe ti nuk je perpara pasqyres si dikure ku shtyheshim e ngacmoheshim me furcat e dhembeve ne dore.. mengjesi nuk eshte si ateher nuk eshte me thirrja ime nga dhoma ne dhome"he xhan te pelqen??"
me mungon cdo vogelsi , cdo cast , cdo marrezi ..me mungon shume ti dashuri...me mungon ai syri i pergjumur gjysem ne ankese , buzeqeshja e mjalte, dora miqesore, era e lekures tende dhe tingulli i zerit...shikimin lozonjar, menyra e te ecurit..deri tek menyra e te ulurit ne divan!!
..nje te shtune te mallkuar gjumi i detyruar te mori ne krahet e tije e une me dit te tera te flisja te prekja te fshija buzet e tubosura per te konservuar ate shami ku eren tende degjoj edhe tani..
zeri im nuk te arriti ne shpirt , vendose te vendosje flete te beheshe engjell e te fluturoje mbi rete duke me lene peshen te jetoja edhe per ty; nje jete per te dy..!!
ditet u kapen per dore u bene jave..muajt vite e ter keto kohe jam mbajtur me thoj pas imazhit, kam vrapuar neper rruge te panjohura dhe kam arritur edhe maje ku shume here jam ulur te shikoj perendimin e djellit dhe pse ti duhet ta kesh me afer se mua cdo here me ka perveluar me llaven e mungeses tende...me mungon ndarja e cdo casti, cdo emocioni... hapa te bere pa qene edhe ti
vazhdoj te ec edhe sot..do ec edhe neser si nje siluet pasi kur vendose te beheshe engjell me flete harrove te me lesh shpirtin dhe zemren qe te kisha dhene!
tani xhan po e mbyll po kerkoj ndonje poste qe mund te gjej nje pulle te ta sjell e nese ne duart e tua do te bjere te lutem vetem nje buzeqeshje qofte edhe ne enderr ma percjell!
 
Titulli: Leter per.....ty!

hey xhan u be kohe qe nuk te shkruaj...
po shikoja letrat ne sirtar dhe nje dore e padukshme me shterngoj zemren , stomaku mu mbyll dhe nje lemsh me zuri fytin ...
kur isha adoleshente ne cdo leter vendosja buzet e lyera enkas per ty e me te madhe shkruaja ndjenjat sikur doja te ulerija te degjoje deri atje ku ndodheshe ti .. atje qe ishte aq larg ,aq larg ngjante atehere!
me pas letrat trasformohen ne letra universitarje me fjale te zgjedhura e citime ku vendosja theksin mbi to per ta paragonuar me perrallen tone...
pastaj nje leter e thjeshte ku shkruaja vetem 10 fjale daten time te ardhjes dhe qe e prisja me mall.....
nga aty ishim te pandare e shkrimi mbeti nje kujtese.
dashuria jone zemra ime mund te quhet platonike 8 vite pritje e deshire te paguara me 6 muaj enderr perralle e serish tani kam 10 vite qe pres serish te vi tek ti ...
por tani eshte veshtire te shkruaj ato 10 fjale magjike ndaj po provoj te shkruaj kete me pare .
ne mengjes kur drita shqyen e deperton permes vrimave te taparelave dora ime te kerkon dhe vendi jot eshte bosh, ngrihem duke zvarritur kembet terhiqen nga rutina e domozdoshmeria dhe ti nuk je perpara pasqyres si dikure ku shtyheshim e ngacmoheshim me furcat e dhembeve ne dore.. mengjesi nuk eshte si ateher nuk eshte me thirrja ime nga dhoma ne dhome"he xhan te pelqen??"
me mungon cdo vogelsi , cdo cast , cdo marrezi ..me mungon shume ti dashuri...me mungon ai syri i pergjumur gjysem ne ankese , buzeqeshja e mjalte, dora miqesore, era e lekures tende dhe tingulli i zerit...shikimin lozonjar, menyra e te ecurit..deri tek menyra e te ulurit ne divan!!
..nje te shtune te mallkuar gjumi i detyruar te mori ne krahet e tije e une me dit te tera te flisja te prekja te fshija buzet e tubosura per te konservuar ate shami ku eren tende degjoj edhe tani..
zeri im nuk te arriti ne shpirt , vendose te vendosje flete te beheshe engjell e te fluturoje mbi rete duke me lene peshen te jetoja edhe per ty; nje jete per te dy..!!
ditet u kapen per dore u bene jave..muajt vite e ter keto kohe jam mbajtur me thoj pas imazhit, kam vrapuar neper rruge te panjohura dhe kam arritur edhe maje ku shume here jam ulur te shikoj perendimin e djellit dhe pse ti duhet ta kesh me afer se mua cdo here me ka perveluar me llaven e mungeses tende...me mungon ndarja e cdo casti, cdo emocioni... hapa te bere pa qene edhe ti
vazhdoj te ec edhe sot..do ec edhe neser si nje siluet pasi kur vendose te beheshe engjell me flete harrove te me lesh shpirtin dhe zemren qe te kisha dhene!
tani xhan po e mbyll po kerkoj ndonje poste qe mund te gjej nje pulle te ta sjell e nese ne duart e tua do te bjere te lutem vetem nje buzeqeshje qofte edhe ne enderr ma percjell!

Ohh jo.... :(
 
Titulli: Leter per.....ty!

LExova vec nje, s'i perballokam dot keto letrat :(
 
Titulli: Leter per.....ty!

Shkrimtari i njohur italian, Umberto Eco, i shkruan nipit të vet. Me një gjykim personal mbi teknologjinë e kohës ai jep një këshillë që i vlen të ardhmes: të mësojë përmendsh vjershat e njohura por edhe formacionet e skuadrave të futbollit, gjithashtu edhe shërbëtorët e tre musketierëve. Se interneti nuk zëvendëson dot dijet e njeriut dhe kompjuteri nuk i zë dot vendin trurit )

I dashur nipçe



Nuk do të desha kurrë që kjo letër, në prag Krishtlindjesh, të tingëllonte si ta kishte shkruar De Amiçis (Autori i librit për fëmijë “Zemra” Shën. i përkth) e të zgjatesha mbi dashurinë për të afërmit, për atdheun, botën e për gjëra të ngjashme. Nuk do të ma vije veshin e në çastin që do të të shkrepte t’i vije në punë, (ti i bërë burrë e unë shkuar me të shumtit) sistemi i vlerave do të kish ndryshuar aq shumë sa do të kishte të ngjarë që këshillat e mia të dukeshin të vjetruara.

Prandaj do të desha të ndalem veç në njërën këshillë, që ti mund ta ndjekësh që sot, teksa endesh përmbi iPadin tënd dhe nuk do të bëj aspak gabimin që të ta zvjerdh këtë instrument, ngaqë jo vetëm trembem se dukem si gjyshët e qëmotit, por edhe ngaqë atë tani e përdor edhe vetë. E shumta do të të rekomandoja që nëse do të qëllosh të jesh në një nga ato faqet porno, që tregojnë marrëdhëniet mes dy qenieve njerëzore, ose mes një qenieje njerëzore dhe një kafshe, në mijëra e mijëra mënyra, përpiqu të mos e besosh se seksi është ky, që meqë ra fjala është mjaft monoton, ngaqë është ndërtuar aty enkas për mos të të lënë ty të dalësh nga shtëpia e të vështrosh vajza të vërteta. Nisem nga parimi se ti je heteroseksual, përndryshe përshtati rekomandimet e mia për tipin tënd: por ama hidhu e shih vajzat e shkollës ose ato nga ti shkon të lozësh, sepse janë më të mira ato të vërtetat se sa ato televizivet, dhe një ditë do të të japin kënaqësi më shumë se ato online! Besoji një njeriu që ka më shumë përvojë se ç’ke ti (e nëse do të kisha parë në kompjuter vetëm skena seksi, yt atë nuk do të kish ardhur në këtë botë e aq më pak do të kishe ardhur ti).

Po nuk është ky thelbi i letrës sime. Dua të të flas për një sëmundje që ka prekur keq brezin tënd dhe bile brezin e shokëve të tu më të rritur që, për më tepër, ndjekin dhe universitetet: humbjen e kujtesës.

ثshtë e vërtetë se po të shkrepi të dish kush ishte Karli i Madh, apo ku bie Kuala Lumpuri, nuk të duhet veçse të shtypësh ca butona të internetit e ai ta thotë menjëherë. Bëje këtë sa herë të kesh nevojë, por sapo ta kesh bërë, mundohu të mbash mend atë që zbulove, që të mos detyrohesh pastaj ta kërkosh edhe një herë tjetër kur të të paraqitet nevoja për të, fjala vjen, për ndonjë detyrë shkollore. Rreziku është që meqë mendon se kompjuteri të përgjigjet në çdo çast, ti do të humbësh dëshirën për të mbajtur diçka në kujtesën tënde. Do të ishte pak a shumë njësoj si për të shkuar nga rruga iks në rrugën ipsilon, mësohesh të përdorësh autobusin apo metronë që të mundësojnë të lëvizësh pa u lodhur (dhe nuk them mos e bëj, se vërtet është udhëtim më komod dhe nganjëherë mund të kesh edhe ngut). E kështu ti do të mendosh se nuk ke nevojë as të ecësh në këmbë. Por po nuk lëvize këmbët, do të përfundosh ulok, që sot nuk e cilësojnë kështu, ngaqë nuk duan të fyejnë ata që lëvizin me kolltukë me rrota. Mirë, mirë, e di që merresh edhe me sport dhe vetvetiu ia di të mirat lëvizjeve trupore, por lemë t’i kthehem trurit tënd.

Kujtesa është një muskul njësoj si ata të këmbëve dhe po nuk e përdore ai vyshket, kështu që ti bëhesh (nga pikëpamja mendore) ulok dhe kësisoj (të flasim hapur) një copë idioti. E shtojmë këtu, që meqenëse për këdo është rreziku që kur plakesh vjen e të godet sëmundja e Alzheimerit, një nga mënyrat t’i shpëtosh kësaj gjëme është të ushtrosh pambarimisht kujtesën.

Ja pra ku e ke dietën time. اdo mëngjes mëso dy tri vargje, ndonjë vjershë të shkurtër ose bëj siç na thoshin të bënim ne, të mësonim “Pelën balashe” apo “E shtuna e fshatit” (e para është poezi e Xhovani Paskolit, kurse kjo e dyta Xhakomo Leopardit, poemth tepër popullor, me domethënien paradoksale se vigjilja është, në fakt, më e bukur se vetë festa. Shën i përkth). Fundja hyr në garë me shokët për të parë se kush mban mend më shumë. Po nuk të pëlqeu poezia, mbushe kujtesën me formacionet e skuadrave të futbollit, por kujdesu që të mos renditësh vetëm lojtarët e Romës së sotme, por merr edhe ata të skuadrave të tjera, madje, dhe të atyre që nuk lozin më (përfytyro, unë mund të të rendis formacionin e Torinos, të asaj skuadre që me aeroplanin ku ndodheshin të gjithë, u përplas me malin e Supergas e vdiqën në grup: Baçigalupo, Ballarini, Maroso e të tjerët). Bëj gara kujtese qoftë edhe me librat që ke lexuar (kush ishte në anien Hispaniola kur kërkonin ishullin e thesarit? Po lordi Trelaney, kapiteni Smollet, doktori Livesey, Long Xhon Silveri, Xhim…). Vër re, mbase shokët e tu do të kujtojnë emrat e shërbëtorëve të tre musketierëve dhe të D’Artanjanit (Grimonë, Bazenin, Musketonin dhe Planshetin)… E po nuk deshe të lexosh “Tre Musketierët” (kështu që nuk do të marrësh vesh kurrë se ç’ke humbur) hyrë në garë, me ndonjë nga historitë që lexoni ju.

Duket si lojë (dhe në fakt lojë është), por do ta shikosh se si e qysh koka jote do të popullohet me personazhe, historira dhe kujtime lloj-lloj. Do ta vrasësh mendjen se përse kompjuterët vite e vite më parë quheshin tru elektronikë dhe përse qenkëshin konceptuar me modelin e trurit tënd dhe tonit. Por truri ynë ka më shumë nyje lidhëse se sa ka kompjuteri dhe është ai farë kompjuteri që ti e merr me vete ngado që shkon e që rritet dhe fuqizohet tek ushtrohet, teksa ai kompjuter që mban mbi tryezë, sa më shumë e përdor aq më shumë ai e humb shpejtësinë dhe mbas tri katër vjetësh të duhet ta ndërrosh. Truri yt, në të kundërt, sot mund të zgjatë deri nëntëdhjetë vjet dhe kur të jesh nëntëdhjetë (po ta kesh mbajtur në punë) do të kujtojë edhe më shumë gjëra se sa të kujton tani. E do t’i kesh ato pa shpenzuar qindarkën!

Kemi pastaj kujtesën historike që nuk merret me hollësitë e jetës tënde dhe as me ato që ke lexuar, por me ato që kanë ndodhur më parë se ti të vije në jetë.

Sot kur vete në kinema duhet të hysh në një orë të caktuar kur fillon filmi e kur filmi nis të shfaqet duket sikur dikush të merr përdore e të rrëfen se çfarë po ndodh. Në kohën tonë mund të futeshe në kinema në çfarëdo kohe, dua të them, edhe në mes të shfaqjes dhe e zije filmin ndërsa aty ndodhnin disa ngjarje e ti përpiqeshe të kuptoje se çfarë pat ndodhur më parë (më vonë, duhet të rrije kur filmi të niste nga e para që të mësoje në e kishe kuptuar drejt të gjithë historinë e filmuar, – lere më pastaj, që po të të kish pëlqyer shfaqja mund të rrije ta shikoje edhe për së dyti atë pjesë që pate parë). Ja, jeta është si një film i atyre kohërave. Ne hyjmë në jetë kur tashmë kanë ndodhur shumë e shumë gjëra qysh prej qindra e mijëra vjetësh. Dhe është e rëndësishme që ne të mësojmë se çfarë ka ndodhur para lindjes tonë; shërben për të kuptuar përsetë e shumë gjërave të reja që ngjasin sot.

Tani shkolla (veç leximeve që ti bën për qejfin tënd) duhet të të mësojë që ti të futësh në kokë gjithçka ka ndodhur para ardhjes tënde në këtë botë, por duket që nuk e bën mirë pasi shumë vëzhgime na thonë se çunat e sotëm, edhe ata më të rriturit që frekuentojnë shkollat e larta, kur janë lindur të themi në vitin 1990, nuk dinë (ose nuk duan të dinë) se çfarë pat ndodhur më 1980, (të mos flasim pastaj për ato që kanë pas ndodhur pesëdhjetë vjet më parë). Statistikat na thonë që po të pyesësh disa prej atyre djemve se kush ka qenë Aldo Moro, të përgjigjen se Moroja ka qenë kapoja i Brigadave të Kuqe - teksa të gjithë e dinë që Brigadat e Kuqe e vranë atë.

Të mos flasim për Brigadat e Kuqe se ato mbeten të panjohura edhe për shumë të tjerë paçka se përbënin të tashmen e tridhjetë vjetëve më parë. Unë jam lindur në vitin 1932 , dhjetë vjet pasi fashizmi pat ardhur në fuqi, por ama e dija se kush ishte kryeministër në kohën që nisi Marshimi mbi Romën (ç’është Marshimi(?), do të thuash ti). Mbase shkolla fashiste ma pat mësuar mua për të më vënë në dukje se sa hajvan dhe sa i keq ishte ai burrë që fashistët u detyruan ta heqin që andej e të vinin një tjetër. E mirë, por ama e dija. E pastaj, ta lemë shkollën, një djalosh nga këta të sotmit nuk di cilat qenë artistet e kinemasë të njëzet vjetëve më parë ndërsa unë e dija kush ishte Françeska Bertini, që luante në filmat pa zë, njëzet e ca vjet para se unë të lindesha. E dija mbase ngaqë shfletoja togun e revistave në kanistrat e vjetra të shtëpisë sonë, por ja, të ftoj të shfletosh dhe ti revista të vjetra sepse është edhe kjo një rrugë njohurish për ato që kanë ngjarë para ardhjes tënde.

Po përse vallë na qenka kaq e rëndësishme të dimë se çfarë ka ndodhur më parë?

Sepse shumë herë ajo që ka ndodhur më parë të shpjegon se përse ndodhin ca gjëra sot e, sidosi, ashtu sikurse formacionet e futbollistëve është një mënyrë pasurimi e kujtesës

Mos harro ama, se kjo nuk bëhet vetëm me libra dhe revista por bëhet mirë e bukur edhe me internet. Që është jo për të bërë llogje (le ta themi kështu) por gjatë atyre llogjeve të merremi dhe me historinë e botës. Kush ishin kamisardët? Si quheshin tri karavellat e Kolombit? Kur u zhdukën dinozaurët? Po barkës së Noes a mund t’i vihej një timon? Kishte më shumë tigra njëqind vjet më parë, apo ka më shumë sot? Kush ka folur për perandorinë e Malit? Po ky tjetri, kush ishte, që fliste për Perandorinë e të Keqes? (Lojë fjalësh me Malin – shtet aziatik, dhe termin italisht “il male” – “e keqja”. Shprehjen “Perandori e të Keqes” e pat përdorur Presidenti Regan për Bashkimin Sovjetik. Shën. i përkth). Cili ka qenë papa i dytë në historinë e kishës? Kur na u shfaq Topolinoja?

Mund të vazhdoja pa mbarim e do të ishin të gjitha aventura të pasurimit me dije. E të gjitha për t’u kujtuar. Do të vijë dita kur të jesh i moshuar e do të ndihesh sikur të kesh jetuar mijëra jetë, se do të të duket sikur ti të kesh qenë i pranishëm në betejën e Vaterlosë, sikur të kesh parë me sytë e tu vrasjen e Jul Qezarit e sikur të kesh qenë dy hapa larg atij vendi ku Bertoldoja i Zi, duke përzierë pluhurat në një mortajë për të gjetur rrugën si e qysh të prodhonte floririn, zbuloi gabimisht barutin që e flaku përpjetë (e mirë ia bëri!). Shokë nga ata të tutë nuk do ta kenë lëruar e mbjellë kujtesën e tyre, do të kenë jetuar kësisoj vetëm njëzë jetë, të tyren, që duhet të ketë qenë shumë e mërzitshme dhe e varfër, pa përjetime interesante.

Punoje kujtesën tënde pra, nipçe, dhe që nesër futju të mësosh përmendësh “Tereza trazovaçen” (Vjershë klasike për vocërrakët, shkruar nga poeti Luixhi Sailer, rreth njëqindepesëdhjetë vjet më parë. Shën. i përkth)

Përktheu Pëllumb Kulla/ Janar 2014

In Memoriam të shkrimtarit të njohur italian Umberto Eco.

Marrë nga: Gazeta Tema

Ps .umberto eco lindi ne Alessandria me 05/01/1932 dhe mori udhetimin drejt nje realiteti tjeter me 19/02/2016.
Autor i disa librave ku me i njohuri mbase ..emri i trendafilit..numri zero...ishulli i dites perpara... varrezat e prages...historia e bukurise...te thuash gati te njejten gje...fabula..etj etjj..
Do mungoje filozofia e shkrimeve te tij te treguara ne sarkazem vertetes dhe ironi te te perjetuares e te menduares.. nje artist qe te vidhte vemendjen e te fuste ne boten e tij sa intrig labirinth aq edhe praktik..
 
Titulli: Leter per.....ty!


E shikon kete qe te kam shkruar ketu siper?Eshte gjeja me principale,me e rendesishmja,
eshte me e veshtira por eshte unike sepse...po te shpreh ate qe ndiej per ty!
Te thuash Te dua... me beso, nuk eshte e lehte...duhet te jesh e sigurte qe e ndjen me te
vertete, te kuptosh qe shpesh duhet te jete e njejte,por mbi te gjitha eshte gjeja me spontane
qe mund ta ndjeje nje njeri.I dashur, e shikoj qe me ty cdo gje eshte ndryshe,cdo gje eshte
e bukur, e lehte tani qe ti je pjese e jetes time & cdo moment te jetes time dua ta ndaj me ty!
Sa e cuditeshme, apo jo?? Per pak kohe arrita te njoh nje pjese tenden,mesova te njoh te
mirat, difektet e tua...Per pak muaj arrita te beja gjene me te bukur & absolute ne Bote,qe cdo
vajze do e deshironte...Te dashurova...sa e bukur kjo fjale & ti e transformove ate ne gjene me
te bukur te kesaj Bote! Zemer... u be kohe qe jemi bashke, edhe perse jemi larg...ka ndodhur
qe shpesh kemi diskutuar, kemi pasur kontradita por...nuk mund ti quaj asgje, sepse...jane gjera
normale qe mund ti kene dy persona. Tani je bere njeriu me i rendesishem i jetes time,qe kam
me shume nevoje, qe me keshillon, qe me degjon, & qe me ben te ndjehem e rendesishme...!!
Me ty ndihem shume mire, me ben te qesh, me ben te qaj ndonjeher, me ben te nervozohem...
Me ben te ndihem Unike & Speciale per ty...Je i vetmi person ne jeten time qe dua me te vertete,
& qe vazhdoj te dua thjeshtesine tende,embelsine, simpatine tende & te gjitha cilesite e tua qe
me bejne te ndjehem e rendesishme ne jeten tende...E shikon i dashur?? Une besoj qe mund te
bej cdo gje per ty, mjaftojne ca xheste qe te bejne te kuptosh qe c`te duhet & c`duhet te besh
per te ecur perpara,vetem une edhe ti mund ta bejme...te ndryshojme jetet tona!

Kokrra mashtrusit ku din ti me shkru ma bedall lol lol
 
Titulli: Leter per.....ty!

Kokrra mashtrusit ku din ti me shkru ma bedall lol lol

Quku esht e shkruar nga dore femre... .. call do ket gjet vetveten aty
 
Titulli: Leter per.....ty!

Quku esht e shkruar nga dore femre... .. call do ket gjet vetveten aty
E e ashtu a nigju gjithmone si preci grave n'mes t'femnave :p
 
Titulli: Leter per.....ty!

Sot eshte ditelidja e Felice!

Me kujtohet si tani kur mamaja jote mes dhimbjeve e ulerimave po te nxirrte ne drite,isha aty prezente,krahet e mi ishin te cjerra nga thojt e saj nga dhimbjet qe ti i dhuroje ne ate cast,ti me ate deshiren per tu bere pjese e jetes tone..
Esci bastarda esciii!! Ishin me te bukurat fjal qe shprehte ngadhimbja dhe nga te qenit esell ...
Parakrahet e sajishin te shenuara nga helmi i kuq ,babai yt nuk njihej ..oh sa me dhimbeseshe femije i pafaj ,sa mendime me jepje ne ato caste kur me gjithe forcen tende beje vend per tu bere pjestare e kesaj bote!
Nje imazh ..ti erdhe ..u shkepute nga ai tub lidhes i nenes tende te vockel viktim e nje shoqerie "te varur" ..cdo behej me ty??
Zeri i mamies me zgjoj nga mendimet kerkonte emrin tend ...
Te quajta felice...po ,po felice!!
Emri jote qofte nje lutje per ty cdo here qe e shqiptojme ...me nje laps indelebile te shkruajten felice mbi barkun tend..me pas te vendosen byzylykun roze ...
Te gjith te perkedhelem me meshire,keqardhje e lutje..
Te ushqyem e nderruam u bere aq e bukur e lozonjare ..
oh felice vizatimet e tua kan mbushur shtepin time !!
Sot ke ditelindjen dhe per her te pare po e feston me familjen tende te re ,nderkoh qe pyet nese mami eshte mire nese nuk eshte ber me...nderkoh qe mamin e kujtuam te te telefonoj por ishte aq e droguar sa nuk te njihte e ste kujtonte... Femije i vogel qe flet e mendon si i madh ..
Me mungon gjithmone qe vete edhe pse tani sh rralle ai vrapimi jot ne koridor neper shkalle e krahet e hapur e gatshme per tu hedhur ne qafe , per dy perkedhelje ,per pak lodra ... Xhan i vogel ..mall!!
Tani ke nje familje te vertete e jo vetem sot por cdo dite qe lutem per ty uroj te jesh aq mire sa mos te kujtosh asgje,asnje nga femijeria jote e jetuar ne ate vend ku kishte vetem dhimbje,halle dhe njerez te "cmend"..
Ti voglio bene cucciola e nese do kesh nevoje per ty do jem gjithmone..
sa do doja te perqafojaaa shume e te shtergoja fort ne krahet e mi...
Felice ti je deshmi ,je ze i forte mes erresires ,je gezimi dhe vertetimi se edhe aty ku preket fundi lind gjithmone dicka e bukur .. Ti je medalja e me te bukures qe mund te bente mami jot dhe meriton me Te miren e kesaj bote!!
Femijeri te lumtur...
 
.......
I dashur.
Kur ishim të vegjël na mësonin se jeta është si në përralla,ku gjithmonë mbaronte me një fund të lumtur.
Ku njeriu i keq dilte i humbur,dhe njeriu i mirë fitonte gjithmonë.
Ku grabitqari gjithmonë vritej,dhe preja jetontë e qetë në strofkën e saj.
I dashur do të doja të ishim sërish të vegjël.
Të dilnim të kapur për dore,ashtu siç bënim kur ishim të vegjël.
Të luanim doktorësh,dhe shtëpiash.
Të më puthje në faqe,e unë të skuqesha nga turpi.
Të shihnim qiellin e të numëronim yjet e panumërta.
E mban mend sa herë thoja-:u lodha unë,po më dhemb qafa.
E ti çoheshe duke më prekur lehtë qafën dhe shpatullat.
U deshëm shumë i dashuri im,por jeta u bë xheloze për ne të dy.
Ti pate fund të lumtur.
Por,unë........
 
Hej ….
Pse del jashte cdo lloj parashikimi?
Pse mundohesh te nxjerresh ne pah dike qe nuk je ?
apo mos valle ky ke qën gjithmone e un nuk te kam njohur …
Mos valle je nje njeri qe mbart mbi vête nje personalitet te dyfishte ?
Sidoqoft un po ta them troc .
E keqja nuk erdhi nga une po nga ty.
Kthehu ne ate qe ishe ose kjo do jete letra e fundit per ty .
Bonne continuation.
4D6FD301-B99E-4CB2-80C4-2414A6442B13.jpeg
 
477dbb6a9216485301fc5e9d6815b079.jpg
E shtrenjta vajza ime ❤️

Nuk ka fjalë që të mundem t'a përshkruaj se sa e lumtur jam që kam një vajzë kaq të mrekullueshme si ty. Çdo ditë, shikimi yt më plotëson me lumturi dhe krenari. Ti je shpresa ime, ëndrra që bëhet realitet, dhe krenaria ime më e madhe.
Jeta ime është më e pasur dhe më e bukur falë teje. Ti i ke dhënë ngjyrat e ngrohta realitetit tim të akullt .Çdo moment që kalon, ndjej se jemi të lidhura me një lidhje të pashuar . Një lidhje aq e fortë sikur ti të jesh burimi ekzistencës time.Bija ime,dua që të dish se gjithmonë do të jem këtu për ty, për të mbështetur dhe përkrahur në çdo kohë.Do jem gjithmonë për ty edhe sikur fizikisht të ndodhem tjetërkund .Ti je zemra ime ,dhe çdo tik tak i zemrës tënde është prezenca ime .
Bija ime,je burimi im i lumturisë, dhe unë jam e privilegjuar që kam mundësinë të ndaj këtë jetë të bukur me ty. Dashuria ime për ty e pafundme nuk mundet të shprehet veç me këto rreshtat letrare që jan fjalët e shpirtit tim ,por të premtoj që veprat kan për të folur shumë më shumë. Faleminderit që je pjesë e jetës sime, e shtrenjta ime ...shpresa ime e pafundme .

Të dua në pafundësinë e pafundme ❤️
 
Shiko fotografinë 2209593
E shtrenjta vajza ime ❤️

Nuk ka fjalë që të mundem t'a përshkruaj se sa e lumtur jam që kam një vajzë kaq të mrekullueshme si ty. Çdo ditë, shikimi yt më plotëson me lumturi dhe krenari. Ti je shpresa ime, ëndrra që bëhet realitet, dhe krenaria ime më e madhe.
Jeta ime është më e pasur dhe më e bukur falë teje. Ti i ke dhënë ngjyrat e ngrohta realitetit tim të akullt .Çdo moment që kalon, ndjej se jemi të lidhura me një lidhje të pashuar . Një lidhje aq e fortë sikur ti të jesh burimi ekzistencës time.Bija ime,dua që të dish se gjithmonë do të jem këtu për ty, për të mbështetur dhe përkrahur në çdo kohë.Do jem gjithmonë për ty edhe sikur fizikisht të ndodhem tjetërkund .Ti je zemra ime ,dhe çdo tik tak i zemrës tënde është prezenca ime .
Bija ime,je burimi im i lumturisë, dhe unë jam e privilegjuar që kam mundësinë të ndaj këtë jetë të bukur me ty. Dashuria ime për ty e pafundme nuk mundet të shprehet veç me këto rreshtat letrare që jan fjalët e shpirtit tim ,por të premtoj që veprat kan për të folur shumë më shumë. Faleminderit që je pjesë e jetës sime, e shtrenjta ime ...shpresa ime e pafundme .

Të dua në pafundësinë e pafundme ❤️
❤️ Dashuri
Eshte me fat qe ka nje nene si ty
 
Do vij një ditë dhe do ta shkruaj një letër per njeriun më të shtrenjt të jetës time, por kur të jem gati të shfaq ndjenjat e mija këtu, dhe të gjej vërtet ngrohtësi pa hile dhe perbuzje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top