Letër e një emigranti

Apshu

Miss Rrumuja
Po të lë popull italian. Të përshëndes e të uroj gjithë të mirat, mbetsh mirë Itali, ndoshta rishihemi serish.


U diplomova para disa muajsh me nota të mira, dhe mendoja të vazhdoja të jetoja ketu. Jam një djalë i huaj, s’ka rëndësi nga ku. Menjëherë pas diplomës gjeta punë. Per fat të keq shefi im kërkonte prej meje 12 mijë euro per kthimin e lejes së qëndrimit për motive studimi në leje qëndrimi për punë. Me pak fjalë duhet të isha skllav i tij për 12 muaj, për të fituar një të drejtë që sipas ligjit tashmë më përket. Nuk pranoj, nuk mundem.

Kësaj here po dorëzohem. E desha këtë vend, kishat e bukura (dhe pse jam i një tjetër feje), verën e mirë, vajzat e bukura dhe intelektualët tuaj. Kam parë një koncert te Ligabue-s, kur është dashur kam dhënë dhe gjak, kam punuar si barist - në të zezë -, e lexoj çdo ditë “La gazzetta dello Sport”. Por nuk jetohet më kështu, unë nuk jetoj dot më kështu. Në këto pesë vjet që kam kaluar këtu kam dëgjuar sharje të çdo lloji, përdhunues, hajdut, ricettatore, vrasës, larës xhamash, pezzo di merda, bingo-bongo, cigan, negër dhe të tjera që tani nuk më kujtohen. Por unë nuk kam vrarë njeri, as përdhunuar, as vjedhur.

Në Bergamo disa naziskinë, ose neofashistë ose ku ta di unë, më rrahën për vdekje për shkak të ngjyrës së lëkurës sime. Unë veç kurrë nuk kam urryer bergamaskët për këtë. Nuk mundem. Më kanë akuzuar që isha pa strehë, që per të jetuar merresha me gjëra te dyshimta e që isha i papunë, kur studioja, dhe kur fillova të punoj më kritikonin se u kisha vjedhur punën italianëve. Absurde!

Kuestura ende nuk ka rinovuar lejen time të qëndrimit. Kam dorëzuar dokumentet në qershor te 2007 dhe më kanë caktuar një takim në datën 31 mars të 2009, në orën 12:41. Pyesni ministrin e brendshem, ai ndoshta mund t’ju sqarojë më mirë situatën.

Po ju lë atëherë, ndonëse “il Belpaese” do mbetet në zemrën time. Por, nëse më lejoni t’jua them, kini kujdes. E kaluara ju kujton se keni një eksperiencë të keqe pas krahëve, atë të ligjeve racore. Ju lutem, lexoni historinë dhe pastaj një gazetë ose lajmet, e ndoshta do kuptoni që është e njëjta urrejte e verbër, dhe kam frikë se kjo i ka arritur tashmë kufijtë e civilitetit dhe demokracisë.

Po përdor fjalët e një kënge për t‘ju thënë që ju kam dashur fort, tani po iki, kam qenë një extracomunitario, kisha një ëndërr, mirupafshim Itali, mbetsh mire….

Me keqardhje të madhe

Një çfarëdo
 
Titulli: Letër e një emigranti

Autori ka luajtur një cik me hiperbolizmin.. ama jan realitete të hidhura.....që të emigrantët i provojnë në lëkurën e tyre... të jesh "extracomunitar" duhet vetëm ta provosh se nuk përshkruhet......
 
Titulli: Letër e një emigranti

Shume e dhimbshme dhe shume e vertete,,,,, Eshte mekat qe pjeses me te madhe te rinise shqipetare i duhet te kaloje kto gjera, nderkohe qe vendi yne nuk na ofron as kushtet minimale per te punuar dhe jetuar ketu.....
 
Titulli: Letër e një emigranti

Mire e the Apshu...duhet ta provosh..qe ta besosh...
Disa mund te besojne qe X qe ka shkruar letren fantazon...por kto jan gjera qe ndodhin perdite...me tere emigrantet...
Nuk thuhet kot SI SHTEPIA JOTE SKA....
 
Titulli: Letër e një emigranti

Të vjen të ulërasësh kur dalin ca dërdimenë copa mishi me 2 sy edhe thonë extracomunitarët të largohen...

E di ai Bukurosh.....ezi që këta extracomunitarë çdo ditë lënë kockat mishin në punë që ata si bëjn dot...
E dinë ata që kta extracomunitarë i paguajnë shtetit italian(në ktë rast) 150europër person vetëm për të rinovuar dokumentat çdo vit studentët çdo 2vjet të tjerët.....
E dinë ata që kta extracomunitarët jan krahu më i lirë i punës dhe më i forti....

?
Se dinë jo.
 
Titulli: Letër e një emigranti

E lexova me vemendje kete leter dhe me pelqeu shume firma.............nje cfaredo........pikerisht gjithkush qe pak apo shume ne emigrim e ka ndjere se c''do te thote te jesh i huaj,te vish nga nje tjeter kulture, te jesh ndryshe.Megjithate racizmi i tepruar eshte injoranca me e madhe dhe sa me raciste te jete nje popullsi aq edhe injorante eshte.Eshte nje menyre jetese tashme per shume te deshtuar si njeres hedhja e fajit tek emigrantet, per tu ndjere mire me vehten krijojne armiqte imagjinare dhe jane gjithmone fitimtare. Ketyre lloj deshtakesh te c''faredo kombesie qofshin mund tu kethesh vetem nje pergjigje,edhe ne parajse te ishit do te mbeteshit prape ju,kush ka lindur per tu zvaritur nuk mund te fluturoje, dhe per kete nuk kane faj te tjeret por paaftesia juaj.
 
Titulli: Letër e një emigranti

Problemi Iron ësht se lajmi keq bën bujë bën lajm del ne tv radio lavatrice :D etj
po kur një student i huaj diplomohet me max e notës
kur një i huaj mbytet për të shpëtuar 2 fëmijë etj ...
Kurse kur del një qyqar aty që gjithçka ësht vetem emigrant jo dhe bën njo një proçkë ndezin motorrat injorantët edhe fillojn të huajt kshu të huajt ashtu.....bla bla:(
 
Titulli: Letër e një emigranti

mire kur paska pare 101 te zezat perse nuk iken ne vendin e vete ky tyci atehere se njeri me zor se mban pastaj cfare pret ti kur nuk te mban vendi jote mos kerko nga te huajte/COLOR]
 
Titulli: Letër e një emigranti

Vitk lexoje se në fund thot shnet :D
 
Titulli: Letër e një emigranti

Kalofsh mire dhe na shkruaj serish
 
Titulli: Letër e një emigranti

Kalofsh mire dhe na shkruaj serish

LOL

Tani te gjithe e dime qe guri rend peshon ne vend te vend ........nuk ka barazi ne kete bote ,njerzit sot diskriminohen per shkak te kombesise ,ngjyres ,fese etj ......por keto jane raste te rralla qe ndodhin ,sepse ka plote shqiptar qe jetojne jashte vendit dhe ne menyre siperfaqesore mund te jene perballur me diskriminime te tilla....por kaq thelle si e ka pershkruar ky ,me duket rast i vecant .....nejse flas dhe kot se ende se kam provuar jeten e nje emigranti.
 
Titulli: Letër e një emigranti

leter e bukur dhe me kuptim......jete te mbare njeri i mire kudo qe te shkosh
 
Titulli: Letër e një emigranti

Te flasesh per racizem ne 2010 eshte idjotesi. As ato qe jane nuk e dine se cfare eshte. Eshte idjotesi e madhe te konsiderosh nje person tjeter te huaj ndryshe nga ty,eshte injoranc.Sepse nje njeri qe ka nje tru dhe e ve ate ne pune analizon keto gjera. Njerzit e shpellave nuk ishin 6 miliarde por shume pak numrin se di por po marr ne shembull 1000 dhe eshte pikerisht nga keto 1000 persona qe sot jane 6 miliarde. Pra ne fund te fundit jemi te gjithe njesoj,ska pse te kete nje dallim race midis popujve,ska pse te jete dhe feja nje element percares sipas mendimit tim sepse nuk bene gje tjeter vecse te ndaj dhe te diferencoj boten dhe jo ta beje ate me te bashkuar. Ky qe ka shkruar letren ka qene nje nga ato fatkeqet e shumte qe kane provuar emigrimin. Por derisa njerzit nuk do kuptojne qe ska rraçe dhe ska dallime midis njeri tjetrit shume e shume letra do shkruhen si keto.
 
Titulli: Letër e një emigranti

J.D.M ka thënë Derisa ngjyra e lëkurës do jet më e rëndësishme se ngjyra e syve do ketë urretje luftë......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top