Letër drejtuar sekretarit Gejts; Ekstremizmi dëmton Islamin edhe SHBA-të

Loverboy

A pretty face can never trick me
Në një raport strategjik nga Pentagoni, sekretari i mbrojtjes Robert Gejts premtoi partneritet me Kinën dhe Rusinë, gjersa ai sugjeroi luftë të gjatë kundër ekstremizmit Islamik.


Pika premtuese në raportin e sekretarit Gejts ishte theksimi në nevojën e parandalimit të militarizmit Islamik duke promovuar zhvillim ekonomik, politik dhe shoqëror në vendet e prekura. Ai pranon se: mënyra më e mirë për të ndaluar ekstremizmin militarë është duke luftuar varfërinë, korrupsionin dhe padrejtësitë në shoqëri.
Pushtimi i SHBA-ve në Irak solli vdekje, shkatërrim dhe zhvendosje të miliona Irakianeve si dhe të mijëra ushtarëve Amerikan - për të vetmen arsye shkatërrimin e armës që nuk ekzistonte. Ajo në vete ishte një akt ekstremizmi që solli edhe më shumë ekstremizëm të dhunshëm.
Lufta në Irak ka kushtuar 600 miliard dollarë por kostoja njerëzore është shumë më e madhe. Në këtë vit më shumë se 22.000 veteran të traumatizuar kërkuan ndihmë nga linja direkte për parandalim të vetëvrasjeve.
Edhe më habitës është fakti se në raportin më të fundit CNN-ja thotë se 41% e femrave në një spital ushtarak në Los Angjeles thonë se kanë qenë viktimave të sulmeve seksuale nga ushtarët tjerë gjatë shërbimit në ushtri.
اka tregon kjo për dëmet e kësaj lufte?

Ekstremizmi është mësim i Musait, Jezusit dhe Muhamedit?

Dalai Lama së fundi tha se është e padrejtë të quhet Islami fe violente.
A nuk janë Armagedonët, të cilët besojnë se krejt 5 miliardë jo-krishterët duhet të vriten dhe të dërgohen në ferr, Krishterë ekstremë.


A nuk janë kolonët Izraelit, të cilët ilegalisht okupojnë territoret Palestineze, Jehudë ekstremë?
Zotëri sekretar. Të urrejmë për vetveten atë çka nuk ua duam të tjerëve!

Të mos humbim kohë në 30 vitet e ardhshme me diçka çka nuk ekziston.
Ekstremizmi është i keq për Islamin por edhe për Amerikën.
Një studim i bërë së fundi tregon se 76% të Amerikanëve thonë se SHBA-ja është duke shkuar në rrugë të gabuar.
A mërziten kompanitë fitimi i të cilave ka kaluar 12 Miliardë dollarë në 3 muaj për opinionet e popullit në lidhje me deficitin 500 Miliardësh?
Nëse dialogohet me Kinën dhe Rusinë pavarësisht se ato kanë mijëra bombë nukleare, si nuk mund të flitet seriozisht me Iranin, i cili nuk është edhe duke bërë armë nukleare, duke u bazuar nga agjencionet tona të inteligjencës?


Letër nga Imam Muhamed Ali Elahi kryetar i Shtëpisë së Urtësisë në Dirborn Hajts drejtuar sekretarit Gejts në Detroit News Online | Detnews.com | Thursday, August 7, 2008 | News, sports, features, blogs, photos and forums from Detroit and across Michigan në Detroit, SHBA.
 
Top