Lëshohet pa parashutë nga 731 metra (Video)

Dynamite

Anëtar i ri
f.0525025104602_m.jpg


Britaniku Gary Connery ka arritur të hidhet pa parashutë nga 731 metra lartësi, e ç’është më e rëndësishmja të mbijetojë edhe pas rënies në tokë. 42-vjeçari, i cili u hodh nga helikopteri, ishte veshur me një veshje të pajisur me krahë të veçantë.
Hedhja është realizuar në jug të Anglisë mbi Henley-on-Thames. Shpejtësia e zbritjes e cila zgjati vetëm pak minuta kishte kaluar 130 km në orë. Connery u hodh mbi një grumbull të madh të përbërë prej 18.600 kutish për të minimizuar sadopak tronditjen. Pas zbritjes së suksesshme spektatorët arritën të marrin frymë lirisht.


Dubluesi i njohur i filmave “Harry Potter” dhe “James Bond”, në një intervistë për Sky News e cilësoi provën si fantastike dhe tha se zbritja ishte shumë e rehatshme dhe e butë.

“Llogaritë më dolën në rregull prandaj jam shumë i lumtur”, citon Start fjalët e Conneryt, ndërkohë që bashkëshortja e tij shpreh gëzimin e saj pas kalimit me sukses të provës.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Lëshohet pa parashutë nga 731 metra (Video)

Keta luajne me jeten...Si kuptoj...
 
Back
Top