Leshatori më i madh në botë hyn në operacion

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Yu Zhenhuan, ka 32 vjet dhe 96 për qind të trupit të mbuluar me qime. Pasi që nuk ka arritur të merr një rol në filmin e dëshiruar, ka vendosur të ndërmarr një hap të ri, t’i nënshtrohet operacionit plastik.

“Njeriu majmun” ka qenë i bindur se pikërisht për shkak të qimeve të tij të shumta do të merrte rolin kryesor në adaptimin televiziv të filmit klasik kinez “Udhëtimi për në Perëndim”, në të cilin është dashur të luaj majmunin, mirëpo për habi të tij regjisori e ka refuzuar sepse nuk është tërheqës sa duhet.

"Kam menduar se jam kandidati më i mirë sepse dukem si majmun dhe pseudonimin madje e kam njeriu-majmun", ka thënë leshataku kinez.

"Kam lexuar një libër dhe kam gjetur një frizer profesional të më shndërrojë në majmun të vërtetë. Megjithatë, kam rënë në audicion sepse nuk jam dukur ‘bukur’ sa duhet”, ka shtuar ai.
yu1.jpg

I pushtuar nga dëshira për sukses, Yu është i gatshëm për veprimin e ri.

''Me një operacion do t’i heq qafe qimet dhe do të bëhem ‘majmun’ më i bukur, kështu që regjisorët do të bëhen pishman për vendimin e tyre", është i bindur ai.

Sipas kirurgut plastik, Yu do të duhet të operoj sytë, hundën dhe buzët.
*Telegrafi*
 
Ktu forum e ka zbulu njeri :P prejardhjen ":D

:djalle:
 
Back
Top