“L’Equipe”: Bolt, sportisti më i mirë i vitit

cent

...Lontano
Redaksia e gazetës franceze “L’Equipe” ka përzgjedhur atletin Usain Bolt si sportistin më të mirë të vitit 2012. Atleti xhamajkan fitoi tre medalje të arta në Lojërat Olimpike “Londër 2012” në 100, 200 dhe 4x100 metra.

120je37.jpg

Në vend të dytë, gazeta sportive franceze renditi notarin amerikan Michael Phelps, i cili në Londër fitoi 4 medalje të arta dhe 2 argjendi, ndërsa në vend të tretë u rendit Leo Messi, futbollisti i Barcelonës që këtë sezon theu rekordin e golave të Gerd Muller.

Bolt mori 1036 vota, Phelps 502 ndërsa Messi 241.

Votimi për sportistin më të mirë organizohet kështu: fillimisht gazetarët votojnë një listë prej 20 sportistësh e më pas zhvillohet votimi sekret.

Në kategorinë e femrave fitoi tenistja amerikane Serena Williams./Tch
 
Back
Top